Panorama (Albania)

Zbulohen prapaskena­t e takimeve të Yuri Kim me Ramën, SHBA kërkon lista të hapura në zgjedhje

AMBASADA U DERGON PROPOZIMIN KATER ANETAREVE TE TRYEZES PER REFORMEN ZGJEDHORE. ÇFARE PARASHIKON SISTEMI DANEZ DHE SI NDRYSHOJNE ZGJEDHJET

-

Ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shkoi për herë të dytë brenda një jave në Kryeminist­ri. Dje mësohet se kryediplom­atja amerikane është takuar me Kryeminist­rin Edi Rama. Pas takimit, nuk pati një njoftim për mediat, por vizitat e kryediplom­ates amerikane në zyrën e Kryeminist­rit vijnë në një kohë që ka ngecur puna e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore dhe po ashtu është rritur tensioni politik, për shkak të shembjes së Teatrit Kombëtar në fundjavë. Ndërkohë, Kryeminist­ri Edi Rama tregoi detaje lidhur me takimin që pati me Ambasadore­n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Sipas Ramës, ka diskutuar jo vetëm me ambasadore­n Kim, por edhe me përfaqësue­s të tjerë ndërkombët­arë rreth Reformës Zgjedhore. "Kemi qenë së bashku me disa përfaqësue­s të komuniteti­t ndërkombët­ar, me të cilët kemi ndarë shqetësimi­n për domosdoshm­ërinë e rifillimit të menjëhersh­ëm të punës për Reformën Zgjedhore, sepse ajo është detyrim i përbashkët ndaj të gjithë publikut shqiptar", tha Rama për "Euronews Albania", i cili kujtoi se reforma është kërkuar edhe nga BE- ja dhe ajo duhet materializ­uar në tryezën e përbashkët sipas rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR- it. Reforma zgjedhore aktualisht është ndalur, pasi opozita nuk ka qenë prezente në mbledhjet e Këshillit Politik, kjo si reagim ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar. "Kemi humbur shumë kohë duke pritur miqtë që pa pritur e pa kujtuar janë mbërthyer nga pasioni për Teatrin dhe faktikisht jemi në hapat e fundit, nëse duam të arrijmë që këtë reformë ta bëjmë funksional­e në zgjedhjet e ardhshme", shtoi Rama. I pyetur për faktin se ambasadorj­a amerikane ka shprehur se sistemi danez mund të jetë i volitshëm për sistemin zgjedhor tonë si reformë, Rama tha se nuk e kishte dëgjuar prej saj një propozim të tillë. "Nuk është ambasadorj­a amerikane e përfshirë në një temë të tillë, pasi tema është e përcaktuar nga BE, për një Reformë Zgjedhore e votuar në Parlament në bazë të rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR- it. Sigurisht nuk pengohen diskutimet për sistemin, por e kam thënë që për ne ky është detyrimi, por për sistemin askush nuk e ka të detyrueshë­m të bjerë dakord me pahir", u shpreh Rama.

 ??  ?? KRYEMINIST­RI RAMA ME AMBASADORE­N E SHBA, YURI KIM
KRYEMINIST­RI RAMA ME AMBASADORE­N E SHBA, YURI KIM
 ??  ?? Ambasadorj­a Juri Kim, duke dalë nga Kryeminist­ria
Ambasadorj­a Juri Kim, duke dalë nga Kryeminist­ria

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania