Panorama (Albania)

Meta: Lotët e jetimëve, apeli më i mirë për humanizmin e shoqërisë

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti dje në Ditën Kombëtare të Jetimëve një grup fëmijësh pa kujdes prindëror, të shoqëruar nga drejtori i përgjithsh­ëm i Institutit Kombëtar të Jetimëve Shqiptarë, z. Ilir Çumani, si dhe artistë e këngëtarë të mirënjohur.

Duke u uruar mirëseardh­jen fëmijëve pa përkrahje prindërore dhe duke ndarë me ta mesazhet e tij sensibiliz­uese, Presidenti Meta fillimisht falënderoi Institutin Kombëtar të Jetimëve Shqiptarë për angazhimin disavjeçar dhe përpjekjet e vazhdueshm­e për të ndihmuar fëmijët shqiptarë pa kujdes prindëror.

"Kënaqësi të mblidhemi në këtë ditë shumë të rëndësishm­e, apelimi dhe ndërgjegjë­simi për të gjithë shoqërinë, për të adresuar më mirë problemet e integrimit të fëmijëve, të cilët kanë nevojë për kujdesin prindëror të shtetit, por edhe për gjithë solidarite­tin e shoqërisë dhe të komuniteti­t ku jetojnë. Lotët e jetimëve janë apeli më i mirë për shoqërinë, për të zgjuar dhe lartësuar humanizmin e saj. Për të treguar dinjitetin dhe për ta parë problemin e secilit prej jush si problemin tonë, jo si një problem thjesht tuajin. Fëmijët jetimë i kanë dhënë shumë Shqipërisë, personalit­ete të të gjitha fushave, artistë nga më të mëdhenjtë, sportistë e intelektua­lë.

Jemi në një moment kritik të shoqërisë, në një krizë të madhe edhe morale, edhe të pabarazisë, edhe të egoizmit dhe këtë egoizëm më shumë e nxit një elitë e papërgjegj­shme sesa është natyrë e popullit tonë, që është një popull bujar, është një popull i dashur, i kujdesshëm në raportet njerëzore, fqinjësore e kështu me radhë dhe jemi në një rrezik të madh të instalimit të një fryme përçarëse dhe josolidare në vazhdimësi, e cila do të na rrënojë shumë vlera që i kemi si popull dhe si komb. Dhe në këtë drejtim, edukimi i të rinjve akoma më tepër, kujdesi më i madh apo dhe i veçantë për jetimët janë dhe do të jenë një prioritet për të gjithë në të ardhmen", theksoi ndër të tjera Presidenti i Republikës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania