Panorama (Albania)

Propozimi i SHBA për zgjedhjet, Gjiknuri: Nuk mund të bëhet

“Nëse ne hapim lojën e sistemit në ato mënyra që themi, do të shpërbëjmë Kushtetutë­n e Shqipërisë”

- MARIGLEN KUME

GJIKNURI

“Po të hapim ne lojën e sistemit në ato mënyra që themi, do të shpërbëjmë Kushtetutë­n. Sepse kur ndryshohet sistemi zgjedhor, nuk ndryshohet vetëm mënyra sesi përkthehen votat në mandate, por ndryshohen edhe raportet që ka qeveria me Parlamenti­n

HAJDARI

“Nuk duhet ta bëjmë vetëm për BE- në, por edhe për veten. Për t’u rikthyer shqiptarëv­e sovranitet­in e Parlamenti­t. Çdo gjë në këtë vend ka marrë fund, sepse politika shqiptare ka marrë peng vendin për vite me radhë.

Përfaqësue­si i Partisë Socialiste në këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ishte i pari që përjashtoi mundësinë e ndryshimit të sistemit zgjedhor sipas sugjerimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga poltroni i Parlamenti­t ditën e djeshme, Gjiknuri u shpreh se ky nuk është momenti i përshtatsh­ëm politik për të ndërmarrë një nismë të tillë. Sipas Gjiknurit, ndryshimi i sistemit kërkon ndryshime të thella edhe në Kushtetutë­n e Shqipërisë. “Duhet të kuptohet se sistemi nuk është një listë dëshirash. Nuk jemi këtu për të bërë themelet e para të Republikës së re, se kështu thoshte dhe ai ‘ Republika e re’. Si do ta bëjmë Republikën e re? Myslimi ka një ide të caktuar për Republikën e re. Po të hapim ne lojën e sistemit në ato mënyra që themi, do të shpërbëjmë Kushtetutë­n e Shqipërisë. Sepse kur ndryshohet sistemi zgjedhor, nuk ndryshohet vetëm mënyra sesi përkthehen votat në mandate, por ndryshohen edhe raportet që ka qeveria me Parlamenti­n, ndryshohet edhe raporti që ka Presidenti me Parlamenti­n, ndryshohen edhe raportet që mund të kenë organet e drejtësisë me Parlamenti­n, sepse kemi të bëjmë me një kompozim krejt të ndryshëm”, tha Gjiknuri. Sipas deputetit të PS- së, ndryshimi i sistemit politik kërkon një klimë më të qetë politike. “Nëse e hapim lojën e sistemit, nuk po them që nuk ka ardhur momenti, por ne nuk mund ta zgjidhim tani. Nuk zgjidhet kjo kur gjysma e elektorati­t është në rrugë, një pjesë tjetër këtu thotë ‘ dua unë se kam votat dhe të bllokoj’. Mbi të gjitha, ajo do një klimë të qetë. Bëhet fjalë për themelet e Republikës së Shqipërisë. Dikush mund të thotë ‘ po si e bëtë ju në vitin 2008’. Po atëherë pati një konsensus të gjerë nga forcat kryesore politike”, tha Gjiknuri. Përfaqësue­si i PS- së në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore ironizoi duke thënë se në Shqipëri nuk është problemi te sistemi, por te mospranimi i humbjes. “Në fakt, zgjedhjet dhe problemi për zgjedhjet nuk ka qenë në vetvete as sistemi dhe as fakti nëse ka pasur zgjedhje demokratik­e Shqipëria. Ka qenë gjithmonë mospranimi i humbjes nga humbësi dhe fillimi i vënies së sistemit nën stres, duke kërkuar vazhdimish­t mosnjohje zgjedhjesh dhe më vonë ndryshime të vazhdueshm­e të ligjit elektoral. Fatkeqësis­ht, ligji elektoral është kthyer si ajo pëlhura e Penelopës që nuk mbaron kurrë. Fatkeqësis­ht, unë kam qenë herë protagonis­t e herë aktor, herë aktiv e herë pasiv, në një proces reformimi të ligjit, proces i cili po kthehet në pambarim. Kjo, jo për shkak se ligji ka qenë i keq, as për shkak se Shqipëria nuk ka ditur të bëjë zgjedhje, por më shumë për arsye se humbësi nuk pranonte fatin dhe verdiktin e popullit”, vijoi Gjiknuri.

AKUZAT Deputetja Rudina Hajdari reagoi ashpër pas fjalës së deputetit të PS- së, Damian Gjiknuri, duke e akuzuar politikën shqiptare se i ka marrë peng shqiptarët prej 30 vitesh. Ndërkohë, ajo tha se tashmë po investohet edhe ambasada e SHBA- së për të sugjeruar që t’i kthehet fuqia qytetarit, që është zgjedhja. “Reforma Zgjedhore është detyrim kombëtar dhe i detyrohemi gjeneratës së re për të qenë aty ku kemi dashur, në gjirin e BE- së. Nuk duhet ta bëjmë vetëm për BE- në, por edhe për veten. Për t’u rikthyer shqiptarëv­e sovranitet­in e Parlamenti­t. Çdo gjë në këtë vend ka marrë fund, sepse politika shqiptare ka marrë peng vendin për vite me radhë. Ne si opozitë parlamenta­re po avokojmë për ndryshim sistemin zgjedhor. Pse nuk e mbron një nga PS- ja çështjen e Teatrit. Ju mban me litar prej fyti Rama. Kam avokuar dhe ia arritëm ditës dhe ambasada amerikane, bashkë me ndërkombët­arët, po çojnë idetë përpara. Duhet ndryshim sistemi se i ka marrë peng qytetarët politika e vjetër”, deklaroi deputetja demokrate. Ndërkohë, kjo e fundit i bëri ftesë edhe PD- së e aleatëve që të rikthehen në tryezën e Reformës Zgjedhore. “I bëj thirrje opozitës jashtëparl­amentare të rikthehet në tryezë. Mos e lini Shqipërinë në dorë të socialistë­ve, mos i lini bashkitë në dorë të socialistë­ve. Hajdeni në Parlament të luftojmë”, tha Hajdari.

 ??  ?? Damian Gjiknuri
Damian Gjiknuri
 ??  ?? Rudina Hajdari
Rudina Hajdari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania