Panorama (Albania)

Meta shpall planin me 14 pika për pakt politik, ambasadorj­a e SHBA: Ndaloni lojërat e pazaret

NGA DACI DHE GJYQTARI TJETER I VETINGUT QE RREZIKON, TE DVORANI, PSE PO ‘ NGEC’ REFORMA

- ARDIT HOXHA

Si fillimi i një serie të premtesh, ku do të komunikojë me qytetarët për çështjet e politikës së ditës, Presidenti Meta zgjodhi dje të sqaronte një dokument me 14 pika që synon zhbllokimi­n e reformave kyçe në vend.

Përmes këtij plani, kreu i shtetit synon arritjen e paktit të madh kombëtar për të përshpejtu­ar procesin e integrimit të vendit. Pasi shpalosi planin me 14 pika të dokumentit që ai e quajti “non- paper” dhe që ua kishte dërguar të gjitha selive diplomatik­e në Tiranë dhe aktorëve politikë, Meta u ndal veçanërish­t te bllokimi i Reformës në Drejtësi.

LARGIMI I DVORANIT Sipas Presidenti­t, zhbllokimi i Reformës në Drejtësi kalon përmes largimit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe rrjedhimis­ht edhe si kryetar i KED. Për të, tashmë maskat e lojës me Reformën në Drejtësi kanë rënë dhe se Dvorani duhet të largohet sa më parë nga KED. “Pse nuk duan t’i plotësojnë këto kushte, këtë platformë, sepse duan Dvoranin në drejtësi. Kush e mban atë në krye të KED, ligji, Kushtetuta?! Ata që bëjnë lojëra, por maskat kanë rënë. Si mund të rrijë një njeri jashtë mandatit kushtetues?! U shuan të gjithë anëtarët e GJL, që të ngelte vetëm ky. U hoqën të gjithë, që të mbeste ky. Ai ikën që me ardhjen e Sokol Sadushit, por ata vazhdojnë dhe e mbajnë. Kush i bën lojërat me Reformën në Drejtësi, a mund të ma thoni? Pra, maskat kanë rënë? Si mund të mbash një njeri të tillë ti në krye të KED?! Ligji e bën të qartë se kur ikën kreu, e drejton zëvendësi. Duhet të jemi seriozë e të mos bëjmë gallatë as me Reformën në Drejtësi dhe as me çështjen e integrimit europian. Ky zotëria ka zaptuar mediat dhe ka tronditur shtetin e së drejtës. Përkundër, ky do të pushtojë gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Maskat kanë rënë dhe Ilir Meta nuk bën lojëra me Kushtetutë­n e Shqipërisë dhe as me integrimin europian”, theksoi Meta.

BASHKIMI PËR INTEGRIMIN Përmbyllja e Reformës Zgjedhore sipas rekomandim­eve të OSBE si dhe ulja e palëve për të punuar për integrimin ishte një nga 14 pikat e platformës së Metës, teksa para gazetarëve ai tha se nuk ka nevojë për një tryezë apo një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë. Sipas Metës, mjafton që Parlamenti të bëjë punën e tij dhe të intensifik­ohet plotësimi i 15 kushteve të vendosura nga BE për procesin e negociatav­e. “Kur kam parasysh Këshillin Politik, kam parasysh jo vetëm atë të Reformës Zgjedhore, të gjitha çështjet që kërkojnë zgjidhje nga BE kërkojnë përfshirje­n e opozitës reale. Ndaj janë dhënë këto kushte se kemi problem me legjitimit­etin e sistemit demokratik, që nga Parlamenti, Gjykata Kushtetues­e dhe kërkohet rivendosja e legjitimit­etit të institucio­neve. Unë kam 4 vjet që u them stop lojërave me Reformën në Drejtësi. Ambasadorj­a e SHBA ka shumë të drejtë, kaluan 4 vjet dhe shohim vetëm lojëra dhe nuk shohim produkt konkret, shikoni renditjet e Shqipërisë, shikoni kushtet në 2016 që kur u dha rekomandim­i pozitiv dhe shikojini sa janë tani. Nuk kam asnjë problem të ulem në tryezë. Shkojnë për një platformë dhe jo për të bërë llafe, karagjozll­ëqe dhe foto. Merrini shikojini 14 pikat. Merrni shikoni 15 kushtet e BE. Unë ky jam. Këtë e dinë të gjithë partnerët. Ky dokument është. Meta i qëndron vetëm Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë. Kam marrë dhe një përgjigje indirekte që do ishte mirë të bënim një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për integrimin. Kam thënë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk mund të merret me çështjen e integrimit, pasi merret me çështje të mbrojtës dhe sigurisë kombëtare dhe asnjëherë nuk ka diskutuar për integrimin në 30 vjet. Fokusi është në Parlament. Në qoftë se Parlamenti bën diçka të tillë, unë, për t’i dhënë rëndësi apo përkrahje këtij procesi, jam gati të shkoj dhe si President”, deklaroi Presidenti Meta.

SHEMBJA E TEATRIT Meta u ndal të fliste edhe për çështjen e shembjes së Teatrit, duke theksuar se akti e ka tensionuar edhe më shumë situatën politike. Sipas tij, ishte një provokim që e cenon akoma më shumë pozitën e Shqipërisë përballë atyre që ai i quajti teste të

Bashkimit Europian në qershor dhe tetor në kuadër të integrimit. “Megjithatë, një përgjigje e mora unë, e morët ju, e mori gjithë Europa me provokimin e rëndë të 17 majit. Nuk është shembja e një godine, por rënie e shtetit ligjor, që tashmë funksionon në paligjshmë­ri të plotë, pasi nuk merr përgjegjës­i për plotësimin e 15 kushteve. Unë po punoja për një klimë që vendi ynë gjatë kësaj kohe të arrinte të jepte një besueshmër­i për provimin e qershorit apo të tetorit, sepse çdo qershor e tetor kemi provimet për integrimin europian dhe nuk duhet që mali i kushteve të shtohet vazhdimish­t. Më duhet të shpreh keqardhjen për këtë situatë, por gjithë partnerët duhet ta dinë dhe e dinë që kjo situatë nuk është përgjegjës­i e Presidenti­t. Ka një thyerje të mëtejshme të besimit mes palëve. Dje jam takuar me përfaqësue­sit e opozitës dhe u kam kërkuar të mos bien pre e provokimev­e, por të vijojnë punën për Reformën Zgjedhore. Nga kjo polici e dhunshme, e vështirë është që të garantohet zbatimi i Kodit, i cili është një tjetër kusht i BE- së”, u shpreh Presidenti Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania