Panorama (Albania)

Ne ju pamë. Ju e shembët Teatrin

- ÇLIRIM GJATA

Kurnazistë­t po largo heshin nga Parisi, vodhën shumë vepra arti të muzeve të tij. Kjo madje u konsiderua si një moment historie, në morinë e ngjarjeve të mëdha të LDB dhe forcat aleate fituese ndërmorën një hetim të posaçëm. Shumë u gjetën, shumë të tjera nuk dihet edhe sot ku janë. Mbetet e famshme thirrja e asaj gruas parisiene, drejtuar oficerit gjerman...

kur po ikte me makinën e mbushur me piktura, “unë të pashë çfarë ke marrë” ( i fiksuar kaq bukur ky çast edhe në art). Kur ushtarakët e Tiranës shembën Teatrin Kombëtar, në protesta doli një parullë: “Ne ju pamë, ju e shembët Teatrin”. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishm­e. Dëshmia. Ne jemi dëshmitarë. Dhe jo dëshmitarë të rremë, siç rëndom konsideroh­en për shkaqe të ditura. Por një shoqëri dëshmitare për krimin e ndodhur publikisht. Dhe kur shoqëria bëhet dëshmitare e krimit, ajo nuk mund ta falë atë.

Qytetaria shqiptare ishte dëshmitare edhe për krimet e komunizmit, por sot ka një ndryshim. Qytetaria nuk është pjesëmarrë­se në krim as aktivisht, as me heshtje dhe as me frikë. Përkundraz­i, është dëshmitare kundërshtu­ese. Kjo është dhe thembra e Akilit e krimit, që drejton sot Shqipërinë. Mafia italiane humbi, jo dhe aq nga drejtësia, se sa kur qytetaria e Italisë së Jugut u deklarua kundër saj.

Siç e thotë edhe profesori i njohur Fitim ZEKTHI, “sundimtari mundohet me çdo mjet që shoqërisë t’i imponojë metodat e tij, në mënyrë që ta inkriminoj­ë totalisht atë dhe ta bëjë bashkëfajt­ore në krim”, pak a shumë kjo ka ndodhur në komunizmin shqiptar, që ne e njohim shumë mirë.

Këtë po mundohet tash sa vjet të bëjë Edi Rama. Madje, jo që kur mori qeverinë, por që kur hyri aktivisht në politikë këtu e 22 vite më parë. Janë ngjarjet ato që e zbulojnë faktin se, ai e ka studiuar shumë mirë metodën e sundimit të Enver Hoxhës dhe me mjeshtrit e tij e ka përshtatur në kushtet e sotme. Thjesht një shembull. Në periudhën e sundimit enverist, babai dilte dëshmitar kundër djalit në gjyq, kur ky kishte tentuar të arratisej, ose anasjellta­s, duke mbrojtur “vijën e Partisë”. Sot, Edi Rama nuk mund ta bëjë këtë, por nuk nguron të përdorë sëmundjen e djalit të tij për përfitime politike. Ja përshtatja në kushtet e sotme.

Ai është munduar gjithë këto kohë, që të paktën në një element e gjithë shoqëria të inkriminoh­et, në fenomenin korrupsion, në mënyrë që me këtë të mbulojë krimin e tij shumëplanë­sh. Kjo nuk bëhet dot vetëm, pa bashkëpuni­min me krimin, jo dosido, por atë të organizuar; me kontrollue­sit e parave, që nga bankat e deri parelinjtë oligarkë; me administra­tën shtetërore, e cila për këto shkaqe vjen një moment detyrues e nga ligjore kthehet në ushtarake. Dhe hyn në spiralen krim për të mbuluar krimin, pafundësis­ht.

Këtu shtohen edhe elemente të reja, siç është Ushtria e paguar e rrjeteve sociale për t’u konsiderua­r opinion publik, që nuk është gjë tjetër veçse “kolektivat”, që duartrokis­nin dënimet e intelektua­lëve nëpër mbledhje a gjyqe në vitet para ` 90- s.

Trajnimi që i bëhet kësaj ushtrie është se një pjesë e mirë e atyre duhet të paraqiten si radikalë të djathtë, janë “kundër qeverisë”, por shajnë vetëm opozitën dhe shkojnë deri aty sa përmendin pushkët. Këta që paraqiten si radikalë të djathtë e tradhtojnë veten në një fakt fare të thjeshtë që iu ka shpëtuar. Janë shumë llafazanë. Flasin më shumë se duhet. Radikalët e vërtetë të djathtë ( unë nuk jam i tillë, por i respektoj) nuk flasin gjatë, por veprojnë. E pra, kjo është në ADN- në e tyre, veprimi, jo fukarallëk­u i fjalëve. Ndërsa këta të “FB”- së, përdorin gjithmonë të njëjtat teza, të cilat kanë dalë nga zyrat e lali Erit dhe Edi Ramës. Ndaj, të gjithëve atyre që shajnë nga pozita e radikalit të djathtë, po ju them vetëm një gjë: bëjeni vetë atë që na e kërkoni ne dhe që ne, për arsye “tradhtie”, nuk po e bëkemi dot. Ose lëpini pështymën që hidhni.

Tjetër inkriminim në bashkëpuni­min me Ramën, vjen edhe nga të ashtuquajt­urit persona publikë, të nënshtruar­it e përjetshëm, që i kanë gati shkrimet, menjëherë sapo ndodh ngjarja, dhe gjithmonë kundër më të dobëtit e maksimumi asnjë fjalë lëvduese kundër qeverisë, nën formulën e famshme politicall­y correct, që në shqip përkthehet “të lash atë... me këtë...”. Edhe në rastin e Teatrit, këta personazhe flasin e shkruajnë me postulate ex catedra, që në shqip do të thotë “si nana e Zeqos, majë thanës”, gjithmonë dhe të gjithë me një tezë: “Po opozita, pse nuk e mbrojti?”. Se mos guxojnë të thonë: “Po qeveria pse e prishi?”. Për qeverinë ka vetëm heshtje, si një larje duarsh. Ka dy mijë vjet, që nuk po na ndahet larja e duarve.

Pikërisht kjo qenie ka qenë historikis­ht armiku i vërtetë. Kështu silleshin këta para ’ 90- s, kështu sillen edhe tani. Ushqimi kryesor i politikës së pushtetit. Edhe një gjë. Kur të vij PD- ja në pushtet, këta janë gati të shërbejnë njësoj. Kjo shtresë e meriton shtypjen e nënshtrimi­t.

Shikoni Këshillin Bashkiak Tiranë. Çfarë inkriminim­i. Rama i ka korruptuar të gjithë në disa poste pune dhe borde drejtuese ku marrin deri në 7 apo 8 rroga të larta ( ka këshilltar­ë që vetëm nga rrogat fitojnë 10 mijë euro në muaj). Normal pastaj, që janë të gatshëm ta shembin Teatrin me e- mail. Ata nuk mund t’i kthejnë Ramës 7 rrogat mujore ndër vite, se s’po them ndonjë gjë tjetër. Për sa i takon burgut? “Shohim e bëjmë, me kismet! Po shkoi Rama, do gjejmë zgjidhje”. Kjo është logjika e tyre, më pragmatist­ja në histori.

Këtu nuk po përmend gazetarë që marrin një rrogë në media dhe dy në shtet. Normal që nuk e ngrenë zërin kur tentohet të mbyllet “Ora”, apo kur rrihet paq nga Policia gazetari Lela. Uroni, o të mjerë, që Rama të rrëzohet shpejt, ndryshe do t’ju vijë radha edhe ju për t’u rrahur nga ai. Në diktaturë, radha të vjen gjithmonë.

Edhe artistët?! A u inkriminua­n? Kurrë nuk kam, sharë jo e jo, folur ndonjëherë kundër ndonjë artisti. Janë racë ndryshe, ndaj nuk do flas as sot kundër tyre. Por, ai peticioni, ai peticioni është shumë i dhimbshëm. Pasi u shemb Teatri, firmosën peticionin për shembje. E tmerrshme deri ku shkon diktati. Kjo do dhëmbi shumë gjatë. Nejse. Ka menduar Zoti edhe për këtë. Ata artistë që udhëhoqën qëndresën dhe u masakruan nga trupat policore kanë shpëtuar moralin edhe të kolegëve të peticionit. Ironia e forcës së gjërave.

A ja ka dalë Rama ta realizojë inkriminim­in total? Patjetër që jo. Kur nuk e realizuan dot as Hitleri, Stalini, Mao, Enver Hoxha, s’do t’ia dalë dot surrogatoj­a i tyre, Edi Rama. Teatri Kombëtar është ngjarja që e provon këtë. Dy vjet e tre muaj protestë dhe qëndresë qytetare, më e gjata në histori ( po e përsëris: E denjë për GUINNESS) sfiduan mbi të gjitha edhe inkriminim­in korruptiv të Ramës.

Fakti që u detyrua që nëpërmjet një operacioni ushtarak dhe me armë zjarri, të ndërhynte për shtypur qëndresën, flet jo thjeshtë për dobësi, por për dështimin e tij në sundim. Janë pikërisht këta qëndrestar­ë, qytetarë, aktivistë, të rinj e të reja, të angazhuar apo të pa angazhuar, deri dhe praktikant­ë fetarë dhe më kryesorja artistët, që bërtitën: “Ne e pamë kush e shkatërroi Teatrin Kombëtar”. Njësoj si francezja oficerit nazist për pikturat.

Kjo nuk është pak. Qëndresa tregoi se qytetaria nuk është inkriminua­r, nuk është korruptuar, përkundraz­i është dëshmitare e vërtetë kundër krimit shtetëror. Atëherë, ku jemi këtu? Në një luftë midis qytetarisë, që ekziston në emër të vlerave dhe vandalëve primitivë, që shkatërroj­në në emër të modernitet­it.

Gjithsesi, nazistët nuk e shkatërrua­n Parisin. Komandanti gjerman i trupave në momentin e fundit anuloi urdhrin direkt të Hitlerit, për hedhjen në erë të qytetit. Megjithëse ai kishte vrarë dhe zhdukur me mijëra njerëz në atë kasaphanë, në fund të fundit, diçka i kishte mbetur si vlerë, që e detyroi të mos shkatërron­te atë qytetërim, të cilin e kemi edhe sot.

Ndërsa Erion Velia e zbatoi me shpejtësi urdhrin e Edi Ramës për shembjen e Teatrit. Kaq thellë ka hyrë inkriminim­i te ky njeri, sa nuk gjente te vetja as atë vlerën e fundit të komandanti­t nazist të Parisit.

Por njerëzit e panë. Ndaj dhe deklamojnë me zë të lartë: Edi Rama dhe Erion Veliaj, ju e shembët Teatrin Kombëtar. Ne ju pamë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania