Panorama (Albania)

Paralajmër­imi i SHBA: Mjaft me lojëra, reformat të përfundohe­n

Rama: “Gati të ulem me opozitën dhe partnerët, që t’i vëmë pikat mbi i”. Meta: “Dokumenti me 14 pika, ia kam nisur edhe Yuri Kim”

- ARDIT HOXHA

Pas alarmit që ngriti të enjten për një marrëveshj­e të fshehtë kundër Reformës në Drejtësi, ambasadorj­a e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, dje ishte edhe më e drejtpërdr­ejtë.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Kim u tregua shumë e prerë, teksa kërkoi që të ndalohen ato që ajo i konsideroi si lojëra me Reformat në Drejtësi dhe në atë të zgjedhjeve. Sipas saj, liderët politikë duhet të bëjnë atë që pret SHBA dhe populli shqiptar. “Mesazhi im është shumë i qartë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të njëjtën gjë që duan shqiptarët. Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë dhe i aftë i SHBA dhe duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane. Ju nuk mund ta keni këtë pa Reformën Zgjedhore dhe pa Reformën në Drejtësi, këto nuk janë për t’u bërë pazar, por domosdoshm­ëri. Është koha të ndalojmë së bëri lojëra dhe është koha për të realizuar Reformën në Drejtësi e Reformën Zgjedhore, ashtu sikurse liderët i kanë premtuar popullit shqiptar. Ashtu si SHBA dhe populli shqiptar e presin”, deklaroi Kim.

META Pas kësaj deklarate shumë të fortë të diplomates amerikane në vendin tonë, reagoi Presidenti Meta. Ky i fundit, nga një konferencë për shtyp, theksoi se nuk i komenton deklaratat e saj, por se i ka dërguar dokumentin “non paper” me 14 pika dhe se ka pasur një komunikim të mirë e të vazhdueshë­m. “Nuk marr përsipër të komentoj qëndrimet e ambasadore­s Yuri Kim, por të jesh i sigurt se vetëm për Ilir Metën nuk mund ta kishte. Unë kam vlerësimet më të mira për të dhe e kam takuar më shumë se çdo ambasador tjetër, por asnjëherë nuk kam lajmëruar mediat. Përpiqem të jem sa më korrekt dhe të mos keqpërdor imazhin. Me kërkesë të saj, ia kam dorëzuar këtë draft dhe ambasadore­s së SHBA”, tha Meta, teksa deklaroi se dokumenti i tij u kishte shkuar edhe të gjitha palëve politike në vend.

RAMA Por në kohën kur Lulzim Basha e konfirmoi marrjen e dokumentit të Metës në 8 prill, Kryeminist­ri Rama replikoi në rrjetet sociale, duke thënë se ai nuk kishte marrë asnjë dokument, por se gjithsesi ishte i gatshëm që të ulej në një tryezë për të punuar për zhbllokimi­n e reformave dhe avancimin e procesit të integrimit. Sipas Ramës, tashmë që godina e Teatrit ka rënë, është e kotë edhe ajo që ai e quajti lojë teatrale e Presidenti­t dhe opozitës. “Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/ jashtëparl­amentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi ‘ i’ të gjitha pikave, të të gjitha palëve në shqip/ anglisht, se Teatri ra, iku e na la. Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, opozita, institucio­net e Drejtësisë, partnerët ndërkombët­arë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura. Presidenti t’i lërë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatume­t trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, Parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë ‘ e ka kush e ka’ dezhurnin”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

 ??  ?? META, DJE GJATE KONFERENCE­S PER SHTYP
META, DJE GJATE KONFERENCE­S PER SHTYP
 ??  ?? Ambasadorj­a e SHBA në Tiranë, Yuri Kim
Ambasadorj­a e SHBA në Tiranë, Yuri Kim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania