Panorama (Albania)

Nga Daci te Dvorani, ngërçi i Reformës në Drejtësi AKUZAT PËR FALSIFIKIM DOKUMENTES­H, SHTYHET GJYQI NDAJ LUAN DACIT

Shqetësimi i ambasadore­s Kim: Jo marrëveshj­e kundër reformës

- ARISTIR LUMEZI

Paralajmër­imi amerikan për mosprekjen e Reformës në Drejtësi e gjen burimin nga shqetësimi i shprehur herët nga politikanë­t shqiptarë.

Ish- kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Fatmir Xhafaj, nga salla e Kuvendit shprehu, dy muaj më parë, shqetësimi­n se për shkak të moszbatimi­t të ligjit, po kërkohet të amendohen ligje të veçanta të reformës. "Konstatohe­t një përpjekje për të ndryshuar paksa me lehtësi ligjet e Reformës në Drejtësi. Natyrisht nuk ka tabu për këtë, sepse siç dihet, nuk ka një ligj perfekt, ashtu siç nuk ka edhe një ligj çudibërës. Për më tepër, ne sot nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i drejtë dhe proaktiv i tyre. Shihni rastin konkret. Kjo dispozitë, neni 152, është ndryshuar në korrik të vitit që shkoi dhe sot vjen përsëri për amendim. Kur ndryshojmë ligjet duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi druaj që shpeshherë, problemati­kat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t'i kapërcejmë me zgjidhjen më të lehtë, amendimin e ligjit. Jo rrallë gjendemi edhe nën presionin e institucio­neve ligjzbatue­se, që e shohin këtë si një lloj komoditeti për punën e tyre. Mendoj se kjo është një qasje e gabuar", është shprehur Xhafaj në fjalën e tij në Kuvend, në muajin shkurt. Ambasadorj­a amerikane Yuri Kim foli dy ditë më parë për mundësinë e një marrëveshj­eje kundër Reformës në Drejtësi. "Shpresoj që fjalët për një marrëveshj­e prapa krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte, por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë", u shpreh ambasadorj­a Kim.

GJYKATAT

Përveç Gjykatës Kushtetues­e dhe Gjykatës së Lartë, të cilat janë në pritje të plotësimit të tyre me anëtarët e rinj, sistemi i ri i drejtësisë duket se ka hyrë në rrugën e funksionim­it. Nëse nuk do të kishim bllokimin disamujor të shqyrtimit dhe renditjes së kandidatur­ave për në Gjykatën Kushtetues­e, kjo gjykatë do të ishte sot në funksion të plotë. Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që në shtator 2019, 7 kandidatur­at e tij për zëvendësim­in e gjyqtarit Fatos Lulos në Gjykatën Kushtetues­e. Po ashtu, edhe Presidenti i Republikës ka dërguar kandidatur­at e tij për zëvendësue­sit e Besnik Muçit dhe Besnik Ymerit. Por ende, kreu i KED- së, Ardian Dvorani nuk i është përgjigjur Kuvendit me listën e kandidatëv­e, të cilët duhet të votohen. E njëjta histori edhe me Gjykatën e Lartë dhe anëtarin e katërt të saj, i cili do të zëvendësoj­ë vetë Dvoranin.

SHKARKIMET

Shkarkimi i Luan Dacit si gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi gënjeu për të kaluarën e tij, ka sjellë një goditje të rëndë për sistemin e ri të drejtësisë. Burime pranë SPAK- ut, thanë për gazetën "Panorama" se pritet edhe një tjetër shkarkim nga radhët e gjyqësorit të ri. Një gjyqtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, i cili numëron me dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë të larguar nga radhët e drejtësisë, do të shkarkohet për shkak të falsifikim­it të dokumentev­e. Mësohet se në dokumentac­ionin e tij, ky gjyqtar nuk ka deklaruar shkarkimin për

Gjykata kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar shtyu dje seancën gjyqësore ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Seancën e djeshme ishte parashikua­r që Dacit t'i komunikohe­j masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit të detyrës në KPA, ndërsa vetë ai nuk ishte i pranishëm. Nëpërmjet avokatit mbrojtës, Andi Duraj, gjyqtari i paraqiti gjyqtares Daniela Shirka arsyet e mosparaqit­jes së tij. Shkak për mungesën e tij në seancën e djeshme, ishte një ndërhyrje kirurgjika­le, që Luan Daci kishte bërë gjatë kohëve të fundit. Për këtë, ai paraqiti para togave të zeza edhe raportin mjekësor. E gjendur përballë këtij raporti, Gjykata e Posaçme vendosi ta shtyjë seancën për më datë 24 maj, në orën 12: 00. Gjykata bëri të ditur se kjo datë u la, pasi komunikimi i pezullimit të tij nga detyra si gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duhet t'i bëhet pesë ditë nga marrja e vendimit. Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, u pezullua nda detyra me vendim gjykate më datë 20 maj. Akuza që rëndon ndaj tij janë "Falsifikim­i i dokumentev­e gjatë aplikimit të tij për postin e lartë në sistemin e ri të drejtësisë". Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, SPAK, deklaroi se Daci kishte paraqitur të dhëna të rreme, duke mbajtur të fshehtë masën disiplinor­e të "Largimit nga detyra" në vitin 1997, penalizim që do të duhej ta s'kualifikon­te atë nga gara për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Daci ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitet 19941997, kur sipas SPAK, u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë së kohës për "Shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë". Fshehja e këtij fakti nuk e pengoi Dacin të kalonte filtrat e verifikimi­t në vitin 2017, fillimisht në institucio­nin e Avokatit të Popullit dhe më pas në Komisionin "Ad Hoc" të ngritur në Kuvend për zgjedhjen e anëtarëve të institucio­neve të vetingut, ndonëse një verifikim i tillë nuk rezulton të ketë qenë i vështirë. shkelje të ligjit 25 vjet më parë. Por këto shkarkime rrëzojnë të gjithë besueshmër­inë e sistemit të ri të drejtësisë, pasi vendimmarr­ja e këtyre gjyqtarëve që larguan nga sistemi i drejtësisë me dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë, është lehtësisht e ankimueshm­e për ta cilësuar të pavlefshme. E ndërsa institucio­net e reja të drejtësisë, si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, punojnë ngadalë me listat e kandidatëv­e për në Gjykatën Kushtetues­e dhe Gjykatën e Lartë, ambasada amerikane, e cila e mbështet pa rezervë Reformën në Drejtësi, punon me intensitet të lartë me agjencitë amerikane për rekrutimin e personelit ndihmës në Gjykata. Në faqen e saj në "Facebook", ambasada amerikane publikon thirrjen e USAiD- it. "Keni diplomë në drejtësi dhe përvojë profesiona­le jo më pak se dy vjet në: sistemin gjyqësor ose prokurori, në një pozicion juristi në administra­tën publike, në një nga profesione­t e lira të ligjit, në profesioni­n e avokatit ose ndonjë pozicion tjetër ekuivalent në sektorin privat ose organizata­t ndërkombët­are? Në kuadër të Memorandum­it të Mirëkuptim­it nënshkruar së fundmi ndërmjet USAID- it dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, programi i USAID "Drejtësi për të Gjithë" ka hapur aplikimet për të qenë pjesë e Ekipit për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetu­ra. Ju keni mundësinë të jeni pjesë të një ekipi të veçantë juristësh të zotë shqiptarë, të cilët do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt", thuhet në postimin e ambasadës së SHBA- ve në Tiranë.

 ??  ?? KREU I PD, LULZIM BASHA
KREU I PD, LULZIM BASHA
 ??  ?? Fatmir Xhafaj
Fatmir Xhafaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania