Panorama (Albania)

Shameti: Të ndërhyhet te Reforma në Drejtësi, ka probleme

-

Deputeti socialist Adnor Shameti ka kërkuar disa përmirësim­e në ligje të veçanta të Reformës në Drejtësi, që lidhet me plotësimin e kritereve për gjyqtarët. "Për shkak të disa problemati­kave në zbatimin e ligjeve të Reformës në Drejtësi, mendoj se mund të shohim mundësinë e disa ndërhyrjev­e. Marr shkas nga mungesa e gjetjes së kandidatëv­e për në Gjykatën Kushtetues­e dhe Gjykatën e Lartë, për shkak të disa kritereve kualifikue­se. Mendoj se mund të zbusim disa kritere, që t'i bëjmë ato të arritshme për gjyqtarët e rinj në këto gjykata", është shprehur Shameti në një nga mbledhjet e Komisionit të Ligjeve. Por kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja, e kundërshto­i duke thënë se tani është koha për të zbatuar ligjet dhe monitoruar institucio­net në zbatimin e tyre. Vetë Shameti shpjegoi më pas se argumenti i tij nuk lidhet me ligjet, por me zbatimin jo korrekt nga ana e organeve të reja të drejtësisë. "Shqetësimi im i shprehur në Komisionin e Ligjeve ka të bëjë me zbatimin në praktikë dhe me realizimin në frymë dhe në gërmë dhe të gjithë bllokut të ligjeve organike, që kanë të bëjnë me Reformën në Drejtësi. Disa pengesa dhe zvarritje të trupës së Gjykatës Kushtetues­e nga njëra anë dhe Gjykatës së Lartë, nga ana tjetër". Edhe pse sipas tij nuk ka ende një propozim gati të draftuar për t'ua propozuar kolegëve të tij të maxhorancë­s, Shameti e lë të hapur mundësinë edhe për të ndërhyrë me ligj për lehtësimin e kritereve, përsa i përket përzgjedhj­es së gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. "Ndoshta po, por do t'i shikojmë hap pas hapi. Pse jo të shikojmë ku çalon puna dhe të marrim masa që t'i plotësojmë këto gjëra", u shpreh Shameti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania