Panorama (Albania)

Të dënuar për vrasje, prostituci­on e drogë, OFL: Justifikon­i pasurinë

-

OFL u ka dërguar dje formularin e vetëdeklar­imit të pasurisë katër shtetasve, të cilët rezultojnë të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Formulari i është dërguar shtetasit Arben Ruço, banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Selanikut, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike"; Frederik Arifi banues në Korçë, i dënuar për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake"; Meardi Berberi, banues në Pogradec, i dënuar për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", e kryer në bashkëpuni­m; Shkëlqim Shara banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Shfrytëzim prostituci­oni". Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48- orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme.

KUSH JANË TË DËNUARIT

Arben Ruço, banues në Korçë, rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Apelit të Selanikut, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike". Frederik Arifi është personazhi tjetër i botës së krimit, që do duhet t'i përgjigjet OFL. Arifi është një emër i njohur për drejtësinë, pasi më parë është dënuar për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake". I njohur ndryshe si "Riku i Tmerrshëm", në vitin 2010, ai u ekstradua nga Holanda ku ka kryer edhe vrasjen e shtetasi shqiptar që jetonte në Amsterdam. Fillimisht, Arifi kishte marrë peng një shtetas shqiptar, duke i bërë presion familjes se do ta lironte kundrejt një pagese prej 200 milionë lekësh ku pas kësaj kërkese, "Riku i Tmerrshëm" e ekzekutoi atë. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitet 2001. Maerd Berberi është gjithashtu një tjetër i dënuar që është futur në sitën e OFL. Berberi me origjinë nga Pogradeci rezulton i dënuar për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", e kryer në bashkëpuni­m. Gjithashtu, Berberi ka qenë edhe pjesë e strukturav­e vendore të bashkisë së Pogradec ku ishte i punësuar pranë Ujësjellës Kanalizime­ve. Nga ana tjetër, në 2016, ai u përfshi në një konflikt me kreun e Ujësjellës­it, pasi ky i fundit e uli në detyrë Berberin nga drejtor juridik, në punonjës të thjeshtë. Vendim ky që nxiti konflikt dhe mes kreut të Ujësjellës- Kanalizime­ve, Marsel Isallari, dhe Berberit, ku ky i fundit e kërcënoi atë me jetë. Shkëlqim Sharra është emri tjetër që do duhet t'i përgjigjet OFL- së brenda 48 orësh. Sharra, banues në Elbasan, rezulton i dënuar për veprën penale "Shfrytëzim prostituci­oni".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania