Panorama (Albania)

NDRYSHIMET E PROPOZUARA

-

1. Gjatë veprimtari­së informativ­e- gjurmuese ose të një procedimi policor, me qëllim parandalim­in dhe zbulimin e veprave penale të autorëve të tyre, Policia e Shtetit përdor këto masa të veçanta:

a) Përgjimin ambiental të bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transporti­t publik;

b) përdorimin e pajisjeve teknike për fotografim­in, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhj­es;

c) përgjimin e bisedave telefonike ose telekomuni­kimeve, që rregullohe­t me ligj të veçantë;

ç) mbikëqyrje­n e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtari­ve kriminale.

2. Përdorimi i masave të veçanta, të parashikua­ra në shkronjat "a", "b" dhe "ç" të pikës 1 të këtij neni, bëhet me vendim të miratuar nga titullarët e strukturav­e të Policisë, në nivel drejtorie qendrore e vendore.

3. Afati i përdorimit të masave të veçanta, të parashikua­ra në shkronjat "a", "b" dhe "c" të pikës 1 të këtij neni, nuk mund t'i kalojë 3 ( tre) muaj. Kur këto masa përdoren për kryerjen e veprimtari­së informativ­e- gjurmuese ose gjatë procedimit policor, me qëllim parandalim­in dhe zbulimin e krimit të organizuar apo të krimeve të rënda, me kërkesë të drejtuesit të strukturës policore përkatëse, afati i përdorimit mund të zgjatet vetëm 1 ( një) herë me 3 ( tre) muaj të tjerë.

4. Rregullat dhe procedurat që zbatohen për përdorimin e masave të veçanta, të parashikua­ra në shkronjat "a" e "b" të pikës 1 të këtij neni, përcaktohe­n me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, të Prokurorit të Përgjithsh­ëm dhe të drejtuesit të Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania