Panorama (Albania)

Meta: “Do na marrë malli për burra të tillë”. Ruçi: “Model i deputetit”

-

Pas lajmit të trishtë se është ndarë nga jeta ish- deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës, Niko Faberi, ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Teksa i shpreh ngushëllim­et familjes, Presidenti Meta thotë se kontributi i tij publik, si në Korçë, edhe në nivel kombëtar, do mbetet gjithmonë i nderuar. “Do të na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar”, shkruan ndër të tjera Presidenti. “Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish- deputetit Niko Faberi. Kontributi i tij publik, si në Korçë, edhe në nivel kombëtar, do mbetet gjithmonë i nderuar. Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar. Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të tij në këtë ditë tragjike”, shkruan Presidenti Meta. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, teksa kujton vitet që ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Qarkun e Korçës, i shpreh ngushëllim­et familjes së ish- deputetit. “Përkushtim­i, maturia, qytetaria, kultura legjislati­ve dhe lidhjet e ngushta me zgjedhësit dhe qytetarët ishin cilësi të vyera të kolegut tim”, shkruan Ruçi, ndërsa thekson se këto cilësi Faberi i shfaqi në jetën dhe veprimtari­në e tij parlamenta­re, politike e shoqërore dhe nëpërmjet tyre ndërtoi një model të deputetit shqiptar. “Me trishtim mora vesh ndarjen nga jeta të ish- deputetit Niko Faberi. Ai ka shërbyer për dy mandate, 1997- 2001 dhe 2001- 2005 si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i zgjedhur në Qarkun e Korçës. Përkushtim­i, maturia, qytetaria, kultura legjislati­ve dhe lidhjet e ngushta me zgjedhësit dhe qytetarët ishin cilësi të vyera të kolegut tim, Niko Faberi. Këto cilësi ai i shfaqi në jetën dhe veprimtari­në e tij parlamenta­re, politike e shoqërore dhe nëpërmjet tyre ndërtoi një model të deputetit shqiptar, një shembull referimi për kolegët dhe gjithë funksionar­ët publikë në Shqipëri. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, si edhe në emrin tim personal, i shpreh familjes, bashkëshor­tes, vajzës, djalit dhe të afërmve, ngushëllim­et më të ngrohta për humbjen e njeriut të dashur”, shkruan Ruçi. Deputeti i Partisë Socialiste, njëherazi ministër për Diasporën, Pandeli Majko, shkruan se Faberi ishte një burrë me një inteligjen­cë fisnike, të cilit heshtja dhe fjala i peshonin njësoj. “Me hidhërim, mora lajmin se Niko Faberi, ish- deputet i Partisë Socialiste, ka ndërruar jetë. Ai ishte një burrë i qetë me një inteligjen­cë fisnike. Ishte produkt i veçantë i Korçës, të cilit heshtja dhe fjala i peshonin njëlloj. Të qoftë dheu i lehtë!”, shkruan Majko.

 ??  ?? Niko Faberi
Niko Faberi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania