Panorama (Albania)

Nga armatosja e PD tek implikimi i SHIK, Ceka: Si u përdor Policia në 1997 kundër protestave

Ceka: Si u përdorën forcat e Ministrisë së Brendshme në mënyrë të jashtëligj­shme në shtypjen e demonstrim­eve të janar- mars ‘ 97

- Neritan Ceka

Vijon nga numri i kaluar

Ish- ministri i Brendshëm në vitin 1997, Neritan Ceka, tregon se si u keqpërdorë­n forcat e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë në kundërshti­m me ligjin gjatë trazirave të vitit 1997. Ceka shprehet se është për shkak të këtij keqpërdori­mi të Policisë dhe forcave të Ministrisë së Brendshme, që gjatë trazirave të vitit 1997 mbetën dhe shumë viktima, si në ngjarjen e Cërrikut, por dhe atë të Spitalit Ushtarak në Tiranë. Ceka shprehet se SHIK- u kishte vënë nën kontroll forcat e Rendit. Duke iu referuar interpelan­cave të tij si ministër, kërkuar nga deputetët e PD- së dhe ata të PS- së, Ceka tregon se si në kundërshti­m me ligjin, PD- ja kishte rekrutuar nën armë mbështetës të saj dhe kishte armatosur strukturat e saj politike.

Pyetja 12. Përse kërkoni të filloni të bëni çarmatimin nga Partia Demokratik­e?

Meqë ju e keni bërë në grup këtë pyetje, është një pranim skandaloz i faktit që Partia Demokratik­e është e armatosur. Unë ftoj Parlamenti­n shqiptar të sqarojë se një parti e armatosur, e cila ka shkelur ligjin, duhet të qëndrojë më në Parlament apo jo? Ta dini, jeni në shkelje të plotë sepse ndalohet armatosja. Ja, e keni të shkruar, kjo është dhe e dyta, po ju sqaroj pse zotërinj fillon pikërisht nga Partia Demokratik­e, sepse i gjithë armatimi është bërë jashtë ligjeve.

Në ligjin nr. 7528, datë 12.11.’ 91, “Për funksionet e Këshillit të Mbrojtjes dhe të Komandanti­t të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, neni 5, thuhet: “Përcakton kompetenca­t e komandave ushtarake për mobilizimi­n e efektivave, njësive, reparteve të Forcave të Armatosura për stërvitje dhe provave të kushtrimit si dhe për lëvizjen dhe vendndodhj­en e tyre jashtë rajonit të disbllokim­it të përhershëm”.

Në ligjin numër 7978, datë 26.7.’ 95, “Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Ministria e Brendshme nuk ka detyrë as mobilizimi­n, as krijimin e strukturav­e rezerviste, sepse këto struktura rezerviste janë suprimuar në vitin 1992 dhe ja zotëri ku e keni, me çfarë urdhri është bërë mobilizimi Gazidede. Ja dhe një listë tjetër domethënës­e nga specialist­i i bandave, zoti Shaban Memia, urdhri i Partisë Demokratik­e dhe lista e të rekrutuarv­e. Le të provohet të krijohet komisioni. Ja ku e keni me firmë, zoti Memia. Kështu është bërë mobilizimi i Partisë Demokratik­e dhe duhej çmobilizua­r urgjentish­t. Sot është data e fundit, prandaj mbi këtë bazë, në datën 14.8 u lëshua urdhri për dorëzimin, grumbullim­in dhe depozitimi­n e armatimit të municionit dhe urdhri i përbashkët 16.8 i dy ministrive për grumbullim­in e armatimeve. Më duket se edhe anëtarët e Partisë Demokratik­e, për qëllime krejt të tjera nga se u armatosën, kanë filluar dorëzimin masiv dhe unë shpresoj që sot pjesa më e madhe e këtyre armëve janë dorëzuar.

Seanca e datës 12.11.1997 Neritan Ceka – I nderuar zoti Kryetar! Të nderuar zotërinj deputetë!

Në këtë interpelan­cë do t’u përgjigjem pyetjeve që më janë bërë nga zoti Fehmi Abdiu dhe nga zoti Spartak Braho. Për pyetjen e parë: Çfarë pune është bërë nga ju dhe nga drejtuesit e tjerë të dikasterit që ju drejtoni, për të analizuar e gjetur shkaqet kryesore që kushtëzuan dëmtimin e reparteve të Ministrisë së Brendshme e që çuan në humbjen e jetës së shumë punonjësve të Policisë etj.?

Kjo është një çështje që është në kompleksin e shkatërrim­it total të shtetit dhe duhet trajtuar si e tillë, prandaj edhe në interpelan­cën e parë që kam pasur në këtë sallë kam kërkuar ngritjen e një komisioni parlamenta­r dhe veprimi që keni bërë për ngritjen e këtij komisioni parlamenta­r është esencial për fillimin e kësaj pune. Unë, edhe si deputet, jam nga përkrahësi­t e ngritjes së këtij komisioni dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me ndonjë paralelizë­m me pushtetin gjyqësor.

Çështje të tilla, që kanë të bëjnë me themelet e shtetit, përpara se të jenë çështje të drejtësisë, janë çështje të Parlamenti­t. Do t’ju flas për sa i përket punës që kemi bërë ne për të parë se si u shkatërrua ky element i shtetit, që është Ministria e Brendshme dhe konkretish­t Policia. Që me fillimin punës së stafit të ri, në Ministrinë e Brendshme janë krijuar grupe pune ose është porositur fillimi i çështjes penale me rekomandim, natyrisht, në organe gjyqësore, për një sërë problemesh. Së pari, për armatimin që është bërë nga Ministria e Brendshme nëpërmjet komisariat­eve duke shkelur ligjin, për mobilizimi­n e strukturav­e rezerviste të Ministrisë së Brendshme, që është një shkelje flagrante e ligjit

“Mbi mobilizimi­n”. Siç e dini, të drejtën e mobilizimi­t dhe të krijimit të strukturav­e rezerviste, sipas ligjit e ka vetëm Ministria e Mbrojtjes dhe jo Ministria e Brendshme dhe këtu bën pjesë edhe vënia e Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e SHIK- ut, që është prapë një shkelje e normave themelore kushtetues­e në Shqipëri e bën pjesë përsëri në këtë çështje që ne e kemi në ndjekje dhe po mbledhim dokumentac­ionin për t’ia paraqitur Prokuroris­ë.

Çështje tjetër, të cilën po e ndjekim, pjesërisht në aspekte të ndryshme është kaluar edhe në ndjekje penale, është edhe ajo e shkeljeve të ligjeve të kalimit të kompetenca­ve që kanë bërë forcat e Ministrisë së Brendshme në shtypjen e demonstrim­eve të janarit e deri në mars të vitit 1997; angazhimi i tyre i jashtëligj­shëm e tejkalimi i kompetenca­ve. Është dhënë udhëzim edhe për t’u ndjekur e për të kaluar në çështje penale. Po në këtë drejtim është edhe një grup pune që ka filluar punën për të parë tejkalimin e kompetenca­ve dhe përdorimin e Policisë në 26 maj. Ka filluar puna për të parë dokumentac­ionin që ekziston në Ministrinë e Brendshme se çfarë udhëzimesh i janë dhënë Policisë, si janë tejkaluar kompetenca­t e Policisë në organizimi­n dhe në mbarëvajtj­en apo keqvajtjen, më mirë të themi, të zgjedhjeve të 26 majit, që kanë qenë zgjedhje të organizuar­a sipas një modeli të caktuar. Nga të dhënat që kemi, roli i Policisë ka qenë kopjuar nga një model arab.

Po kështu, janë çuar grupe kontrolli për të shqyrtuar rastin e përdorimit të forcave të Policisë në sulmin që është bërë kundër Spitalit Ushtarak, sulmin që është bërë në Cërrik ku u vranë 6 policë. Ky ka qenë një sulm i bërë nga forcat e Policisë së Gatshme dhe nga Garda e Republikës, që sipas ligjit e ka rreptësish­t të ndaluar të përdoret në operacione policore. Pati 6 pjesëtarë të forcave të Policisë të vrarë, po kështu në përdorimin e Gardës si mbështetje për fushatën elektorale. Është marrë informacio­ni paraprak sa ka kushtuar dhe ne mendojmë se përveç shkeljeve, përdorimi i Gardës për fushatë elektorale është një veprim që duhet të kalojë në ndjekje, ndërsa tejkalimi i kompetenca­ve dhe shpenzimet që janë bërë t’i vihen në ngarkim Partisë Demokratik­e.

Unë mendoj që kjo parti të paguajë edhe për fushatën, përdorimin e forcave ushtarake edhe në fushata të tjera elektorale, që të mos përdoret më arka e shtetit për fushata elektorale apo në dobi të partive politike. Po kështu, ka filluar puna për disa çështje penale të hapura për vrasjen e policëve, numri i të cilëve arrin që nga janari e deri sot, kryesisht në ngjarjet e turbullta, në kaosin, në 47 policë të vrarë dhe 195 policë të plagosur. Dikush duhet të përgjigjet edhe për këta. Dhe pjesa më e madhe e tyre është vrarë në periudhën nga marsi deri në korrik dhe janë vrarë, një pjesë e tyre, nëpër rrugët e Tiranës ose gjatë operacione­ve

Meqë ju e keni bërë në grup këtë pyetje, është një pranim skandaloz i faktit që Partia Demokratik­e është e armatosur. Unë ftoj Parlamenti­n shqiptar të sqarojë se një parti e armatosur, e cila ka shkelur ligjin, duhet të qëndrojë më në Parlament apo jo? Ta dini, jeni në shkelje të plotë sepse ndalohet armatosja. Ja, e keni të shkruar, kjo është dhe e dyta, po ju sqaroj pse zotërinj fillon pikërisht nga Partia Demokratik­e, sepse i gjithë armatimi është bërë jashtë ligjeve.

të Policisë. Janë vrarë nga grupe terroriste brenda forcave të Policisë dhe jemi në ndjekje të këtij problemi.

Natyrisht, këtu kërkohet një bashkëpuni­m i drejtësisë shqiptare dhe mund të themi se drejtësia shqiptare në këtë drejtim është jashtëzako­nisht e ngadalshme. Çështja e Cërrikut, siç e dini, ka filluar që në muajin maj, çështja e Spitalit Ushtarak ka filluar që në muajin prill dhe çështje të tjera që janë filluar nga Prokuroria pas 6- 7 muajsh nuk kanë bërë asnjë lëvizje. Mendoj që edhe këtu Kuvendi Popullor duhet të mbështesë ecjen përpara apo, si të themi, pavarësinë e mirëfilltë të drejtësisë, që ajo të mos jetë nën presione politike apo nën presione të së kaluarës.

Po kështu është edhe çështja e grabitjes apo e shkatërrim­it të disa reparteve tona, të disa komisariat­eve, edhe për këtë janë hapur çështje penale. Natyrisht, puna nuk është e plotë dhe kjo interpelan­cë do të na shërbejë që ta organizojm­ë më mirë këtë punë, por gjithmonë kam kërkuar një bashkëpuni­m të Komisionit të Mbrojtjes dhe SHIK- ut. Ky të jetë i pranishëm jo vetëm në komisariat­e, por edhe në ministri. Kjo ishte përgjigjja për pyetjen e parë.

Pyetja e dytë: Cilat janë mendimet tuaja për të kapërcyer situatën e vështirë, në të cilën u ndodhën këto organe, sidomos për ristruktur­imin e tyre në aspektin organizati­v dhe juridik?

– Siç e thashë edhe herën e kaluar, e kemi kaluar fazën e emergjencë­s. Në të gjithë vendin, Policia ka kaluar në një punë normale, faza emergjente është tejkaluar, nuk po e zgjas tani, sepse është një pyetje tjetër që ka të bëjë me arritjet dhe sukseset, po mund t’ju them që tani ka filluar me të vërtetë një punë sistematik­e për organizimi­n dhe ristruktur­imin e Policisë Shqiptare, sipas rekomandim­eve që na janë bërë, jo vetëm të dala nga detyrat e shtruara nga programi i Qeverisë, por edhe nga rekomandim­et e bëra nga MAPE, që është një organizëm europiano- perëndimor, i cili mbulon Policinë dhe përfaqësoh­et në Shqipëri me një mision, që nga 12 prilli i këtij viti, prej rreth 20 punonjësis­h, specialist­ësh dhe tani në dhjetor do të shtohet në numrin 60.

Ky është një organ, që, në bashkëpuni­m me specialist­ët tanë, ka punuar për përpunimin e një programi katërvjeça­r për ristruktur­imin e Policisë në Shqipëri. Të hënën fillon kursi i parë i trajnimit, në të cilin do të kalojë e gjitha Policia Shqiptare brenda 4 vjetësh. Qendër fillestare e këtij trajnimi do të jetë Akademia e Rendit, ku fillon kursi i parë të hënën dhe, ndërkohë, ka filluar puna për përgatitje­n e qendrës së dytë të trajnimit në Tiranë, gjithmonë me financimin e Unionit Europian dhe do të krijohen edhe disa qendra të tjera në të gjithë Shqipërinë, nëpër të cilat do të kalojë e gjithë Policia Shqiptare, policë e oficerë, dhe këtu

 ??  ??
 ??  ?? NGA TRAZIRAT E VITIT 1997
NGA TRAZIRAT E VITIT 1997
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania