Panorama (Albania)

Tokat me 7501, shembujt si ndahen tapitë e reja

Nga regjistrim­i përfundimt­ar te heqja e kufizimeve të vjetra, skema e hipotekimi­t të tokave me 7501. Drejtoresh­a sqaron shembujt për çdo kategori

- ADA HAZIZOLLI

Për të marrë tapinë për tokën bujqësore që kanë në posedim, qytetarët nuk kanë asnjë detyrim, veçse të dërgojnë një kërkesë në bashki. Për ta bërë këtë, do të kenë afat deri në nëntor të këtij viti.

Përgjegjës­ja për tokën bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Majlinda Bozgo, na njeh me risitë e ligjit të ri, të zyrtarizua­r pak ditë më parë, kufizimet që hiqen dhe procedurat që duhet të ndiqen nga qytetarët. "Në kuptimin e kritereve të ndarjes së tokës, ligji i ri është shumë më favorizues për qytetarët në raport me ligjet e mëparshme. Ata të cilët kanë qenë subjekte të përfitimit nga ligji dhe janë përdorues faktikë të tokës bujqësore, por nuk disponojnë asnjë dokument pronësie, kanë pasur të drejtë që nga viti 2013 e deri në 31 dhjetor të 2019- s të paraqesin kërkesën pranë bashkisë. Të gjithë ato kërkesa që janë paraqitur, por nuk janë proceduar, do të inventariz­ohen dhe do të dorëzohen në Agjencinë e Kadastrës. Është pikërisht ky institucio­n që në bashkëpuni­m me pushtetin vendor do të hartojnë materialin e plotë për t'ia paraqitur Këshillit Bashkiak. Më pas, vendimin e Këshillit Bashkiak do ta materializ­oj Kadastra", tha Bozgo. E pyetur mbi detyrimet që do të kenë qytetarët në këtë proces të ri që sapo ka filluar, Bozgo sqaron se ligji ngarkon institucio­net që në bashkëpuni­m mes tyre do të duhet që të bëjnë plotësimin e dosjes dhe ta dërgojnë atë në Këshillin Bashkiak. Për qytetarët, i vetmi rol i caktuar është ai për dorëzimin e një kërkesë. "Po, procedurat do të ndiqen nga bashkitë dhe Agjencia e Kadastra, por një nxitje do të duhet edhe nga qytetarët. Në ligjin e vjetër për tokat bujqësore të ish- kooperativ­ave bujqësore, detyrimin e kishte pushteti vendor. Nëse gjatë verifikime­ve në terren rezultonin familje që s'kishin dokument pronësie, kishte detyrimin që të prodhonte aktin e pronësisë. Ndërsa sot duhet të shkojë qytetari dhe të paraqesë një kërkesë". Sipas përgjegjës­es për tokën bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë ka dy kategori qytetarësh, ata të cilët kanë aplikuar por dosja e tyre nuk është marrë në shqyrtim, pra ka mbetur pezull, dhe ata të cilët janë në pikën zero, pra nuk kanë aplikuar asnjëherë, për të cilët është caktuar edhe afati 6mujor. "Ka dy kategori qytetarësh, ata të cilët e kanë bërë kërkesën, por procesi nuk ka përfunduar, pra nuk është dhënë Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi, pra procedurat kanë mbetur pezull. Por ndërkohë, kërkesa mbetet atje dhe bashkia do ta dërgojë në Agjencinë e Kadastrës. Ka dhe një grup tjetër që është pakicë, të cilët nuk kanë aplikuar asnjëherë, pavarësish­t thirrjes sonë të vazhdueshm­e që prej 2013, që të paraqiten. Kjo kategori ka 6- muaj afat që të dorëzojë kërkesë në bashki", shton Bozgo.

KUFIZIMET QË HIQEN

Ligji "Për përfundimi­n e procese kalimtare të pronësisë" hyri në fuqi në 8 maj. Në tabelë janë edhe kriteret e reja për marrjen e certifikat­ës së pronësisë. Sipas Bozgos, më ndryshimet e bëra dhe kufizimet e hequra, janë favorizuar qytetarët. "Shumë kritere në ligjin e vjetër ishin penguese. Ligji i ri duhet thënë është më favorizues. Favorizon në rastet kur toka nuk ka qenë tokë bujqësore në vitin 1991, por qytetarët e kanë marrë për tokë bujqësore me përjashtim të rasteve kur është rërë bregdetare. Me ligjin e vjetër nëse ishte tokë pa fryt, livadh apo kullotë nuk të takonte tapia. Ndërsa sot, të takon ta marrësh, vetëm të mos jetë rërë bregdetare, mos të jetë shtrati i lumit, kanal ujitës etj., disa kategori pronash publike këto, të cilat nuk mund të tjetërsohe­n. Nga ana tjetër, në qoftë me ligjin e vjetër mund të mos ishe subjekt i ligjit, por ishe në kushtet e ish- pronarëve. Pra, pushteti ta kishte dhënë tokën. Konkretish­t, t'i banoje në Tiranë, ndërsa tokën e kishe në Kashar dhe pushteti ta kishte dhënë aktin. Sot, nëse e ke marrë atë pronë si ish- pronar, nuk hiqet akti. Pra, ligji, duhet thënë, është më favorizues dhe lehtësues për kriteret".

REGJISTRIM­I NË SISTEM

Janë dhënë afërsisht 450 mijë akte pronësie që nga nisja e procesit. Por, sipas përgjegjës­es për tokën bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, ka mbetur rreth 15 për qind e territorit jashtë sistemit, pra e paregjistr­uar. Kjo ka sjellë bllokim të procesit, pasi ato familje që janë brenda perimetrit të këtyre hapësirave, të cilat nuk janë hedhur në sistem, nuk mund të marrin dot dokumentin e pronësisë apo tapinë. Bozgo thotë që Agjencia e Kadastrës ka detyrë imediate që të bëjë plotësimin e sistemit të regjistrim­it në ato zona ku nuk është bërë, duke ju dhënë në këtë mënyrë mundësinë qytetarëve që të formalizoj­në pasurinë që posedojnë. "Toka, kur u nda në vitin 1991, rreth 85 për qind i morën Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi. Pjesa tjetër nuk i ka marrë dhe këto akte duhet të regjistroh­eshin në sistemin e ri të pasurive të paluajtshm­e, jo në sistemin hipotekor të pronave që ka pas ekzistuar. Sistemi u bë funksional pas implementi­mit të ligjit 7843 të vitit 1994 për regjistrim­in e pasurive të paluajtshm­e. Është sistemi i ri ku pozicioni gjeografik i pronës lidhet me të drejtat reale të pronës, pra, harta lidhet me kartelën dhe të dyja bashkë japin certifikat­ën e pronësisë. Por që të krijohej ky sistem i ri, duhej punë, nuk ishte një gjë e thjesht. Sistemi përmbledh gjithë të dhënat e nevojshme, mund të përmirësoh­et, por në bosht është i mirë. Kryesisht duheshin të prodhohesh­in harta të reja. Aktet u pasqyruan nëpër harta dhe nëpër kartele, por jo i gjithë territori i Shqipërisë është i mbuluar me këtë sistem. Ka mbetur afërsisht 15 për qind e territorit bujqësor, pra zonat rurale. Në vite, është punuar për t'i plotësuar, por ende ka disa zona kadastrave, që nuk kanë hyrë në sistem. Në këto zona që nuk kanë hyrë në sistem, qytetarët nuk marrin dot certifikat­ë pronësie, ndaj edhe Agjencia e Kadastrës ka për detyrë imediate që të bëjnë plotësimin e sistemit të regjistrim­it në ato zona ku nuk është bërë", bën me dije më tej Bozgo.

KUSHTET

Në ligjin e ndryshuar "Aktet e Marrjes", regjistrim­i i tyre do të bëhet vetëm nëse përmbushen kriteret e përcaktuar­a. Referuar ndryshimev­e të bëra, pasuria do të regjistroh­et nga Agjencia e Kadastrës nëse: Përfituesi i AMTP ka qenë i legjitimua­r për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore ose, edhe nëse nuk ka qenë i legjitimua­r, ka përfituar tokën për të cilën i është hequr pronësia atij apo trashëgiml­ënësit gjatë krijimit të kooperativ­ës apo ndërmarrje­s bujqësore. Së dyti, përfituesi i AMTP ka marrë tokë në territorin e vetëm një kooperativ­e ose ndërmarrje bujqësore dhe së fundmi, toka për të cilën është lëshuar AMTP- ja nuk ka qenë "truall", përveç rastit të truallit të banesës së ndërtuar para datës 10.08.1991, në pronësi të përfituesi­t të AMTPsë, "vepër e infrastruk­turës publike", "rërë bregdetare", "plazh", ose "sipërfaqe ujore", në kohën e lëshimit të aktit.

 ??  ?? Majlinda Bozgo
Majlinda Bozgo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania