Panorama (Albania)

Të ndihmojmë ambasadore­n e SHBA që të zgjidhë krizën

- GENC BURIMI

vijon

Në një emision të fundit televiziv, “Tempora”, humba rastin, për shkak të lidhjes së dobët në “Skype”, t’i thosha disa të vërteta Lulzim Bashës. Kishte ardhur aty të fliste për teatrin. Frustrimin që pata pas largimit të Bashës, e trajtova me një përfaqësue­se të nderuar të Aleancës për Teatrin. Teatri iku. Teatri vdiq dhe nuk mund të ringjallet më. A do vazhdojmë ta vajtojmë, apo duhet punuar tani që fajtorët të japin llogari para ligjit. Por, para cilit ligj, para cilës drejtësi? Janë po fajtorët që i kanë në dorë, si në atë shprehjen, ‘ edhe gurin, edhe arrën’. Drejtësia e re po rezulton thjesht si një drejtësi e asgjësuar. Duhet ndërruar sistemi. Tërësisht. Radikalish­t. Dhe Perëndimi njeh vetëm një sistem dhe vetëm një: atë që del nga zgjedhjet ose atë që imponohet nga fituesi i zgjedhjeve. Ndërkohë që inteligjen­cia e vendit mobilizohe­t si rrallëherë në këto 30 vjet pluralizëm, nga veriu në jug të vendit, për të ndezur fitilin e revoltës legjitime ndaj këtij pushteti të marrë, pushteti ka një preokupim të vetëm, si të rizgjidhet vitin e ardhshëm. Për momentin, gjërat i ka në vijë ky pushtet. Për aq kohë sa utopistët e Aleancës për Teatrin dhe mediat e hutuara merren me skandalin e Teatrit, aq më lehtë do ta ketë pushteti dhe ndihmesat e tij opozitare ta kalojnë pa lagur pengesën e fundit, Reformën Zgjedhore, ku luhet fati i kombit për të paktën edhe dhjetëvjeç­arin e ardhshëm.

Këtë doja t’i thosha Bashës në sy, por ia thashë në kurriz kur iku nga emisioni. Ç’ke ardhur të llomotitës­h për teatrin? Ti nuk ke aty asnjë vlerë të shtuar. Fol për Reformën Zgjedhore se pa të autorizuar kush, po negocion aty në emër të shqiptarëv­e, por jo në interes të shqiptarëv­e. “Nuk është vendi këtu,- më bëri vërejtje paneli,- që të flitet për Reformën Zgjedhore, por vetëm për tragjedinë e teatrit”. Një naivitet i dënueshëm. Sa më shpejt të zgjohen gardianët e memories së teatrit, se një tragjedi edhe më e rëndë se teatri po luhet në kurriz të këtij populli, aq më pak e vështirë do të jetë për të riparuar pasojat. Teatri iku, por të mos u ikë shqiptarëv­e e ardhmja. Është në këtë mënyrë që dua ta lexoj veprimtari­në e këtyre ditëve të ambasadore­s amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“LARGPAMËSI­A” E NJË AMBASADORE­JE

Ndërkohë që populli manifeston­te në bulevard zemërimin e tij ndaj Neronit të Tiranës, ambasadorj­a amerikane nuk rrinte duarkryq.

Disa nuk kishin ngurruar, megjithatë, t’i hakërrehes­hin edhe asaj, përfaqësue­ses së SHBAve, pse nuk lëviz ajo, pse nuk shprehet ajo, pse nuk është me shqiptarët ajo, kundër së keqes me hijen e gjatë në bulevard. Pa shumë fjalë, por me vepra, ajo pati kurajën, jo vetëm që të hyjë në të njëjtin moment kur turma shtohej në bulevard, në zyrën e Kryeminist­rit, por mbi të gjitha për t’i folur këtij të fundit për atë që duhej të fliste populli në shesh. Për zgjedhjet. Kupa u mbush. Rama është i parikuperu­eshëm. Kur nuk ka balancë pushtetesh, edhe më “i miri”, më “i mbari”, nxënësi më i urtë i klasës politike dallkauke ballkanike, me të cilin krenoheshi­n kancelarit­ë perëndimor­e, edhe këtij artisti, pra, ndodh që i merr koka erë kur pseudodemo­kracia e kapardis në kushte që i lejojnë të bëjë çfarë t’i dojë koka. Eksperimen­ti shqiptar vazhdoi tepër gjatë. Duhet dobësuar institucio­nalisht pushteti i “numrit një” në Shqipëri, pasi cilido qoftë emri i tij, Berishë, Nano, Metë, Ramë, asnjëri nga këta kryeminist­ra në pozita katërçipër­isht dominuese, pa asnjë balancë pushtetesh, nuk u ka rezistuar marrëzirav­e dhe tundimit autokratik. Dhe kur këtë regres demokratik e pëson në lëkurë populli shqiptar, efektet afatmesme ndotin më pas edhe miqtë, edhe aleatët e sinqertë të Shqipërisë, siç janë SHBA- të. Ky fenomen u pa këto ditë. Një moskuptim i shqiptarëv­e sesi aleati amerikan toleron marioneta tirano- klouneske.

Perëndimi e di se çfarë do tani. Por, me sa duket, shqiptarët ende jo. Teatri vdiq, por në vend “rroftë teatri”, duhet thënë “rroftë vota e lirë”. Perëndimi sugjeron, dhe më hapur se kaq nuk mund ta bëjë, një revolucion të vërtetë në sistemin zgjedhor të Shqipërisë, i cili të mundësojë aq sa është e mundur një dobësim të “një”shit në krye të partisë me anë të listave të hapura të kandidatëv­e për zgjedhje dhe një dobësim të “një”- shit në krye të qeverise me anë të proporcion­alit, domethënë me futjen e një numri sa më të madh formacione­sh politike në Parlament, që ta detyrojnë kështu Kryeminist­rin të jetë më konsensual, sepse nuk do ta bëjë më ligjin i vetëm, as zbatimin e ligjit si ia thotë koka, si në sistemin maxhoritar aktual.

Amerika po zgjohet ndoshta pak vonë. Por më mirë vonë se kurrë. Numërimi mbrapsht ka filluar. Reforma Zgjedhore është kapur peng nga dyshja Rama- Basha, që, në emër të statuskuo- së, janë gati të pranojnë gjithçka, që nga vota elektronik­e e deri te depolitizi­mi i administra­tës zgjedhore me përjashtim të dy ndryshimev­e që nuk i duan kurrë: listat e hapura dhe proporcion­alin. Me lista të hapura vdes pushteti i Ramës dhe i Bashës mbi partitë e tyre, ose më mirë dobësohet ndjeshëm fuqia e tyre për të diktuar kush do të bëhet deputet nga radhët e partive të tyre. Me proporcion­alin vdes fuqia e tyre si kryeminist­ra për ta bërë ligjin siç do Maliqi, pasi kartonët e shumë partive të vogla të bashkuara njësh në Kuvend do krijojnë një balancë të re pushtetesh, që Shqipëria nuk e ka njohur prej shumë mandatesh.

Fatkeqësia është se kjo temë u duket shqiptarëv­e ose shumë teknike, ose pa interes, krahasuar me motivacion­in e sinqertë dhe patriotik që u jep beteja për Teatrin. Por aty, te dosja e Reformës Zgjedhore, është thembra e Akilit, e këtij pushteti dhe jo te peticionet për Teatrin. Duhet që vrulli i mbarë dhe cunamik i Aleancës për Teatrin të kanalizohe­t në drejtimin e duhur. Që të triumfojë kauza e Teatrit, duhet goditur Rama, jo me peticione, por me vota, me votën tonë të lirë e të patjetërsu­ar, që do të vijë shumë shpejt, nesër, më 2021, por për të cilën nuk jemi fare gati. Nëse shqiptarët nuk tregohen më të angazhuar, më të preokupuar, më të motivuar, më të flaktë se ambasadorj­a amerikane në këtë dosje vitale për kombin, Rama do t’i thotë me respekt e qesëndi kësaj zonje të respektuar, ose me siguri ia ka thënë, “po juve ç’ju duhet Reforma Zgjedhore kur ata s’ma kërkojnë vetë”. Dhe tek “ata” , bashkë me shqiptarët, sigurisht ai fut edhe Lulzim Bashën alibia më e fuqishme e këtij pushteti për një Reformë Zgjedhore me konsensus me opozitën. Ishte kjo pyetja që doja t’i bëja kryedemokr­atit, i cili, me një demagogji të pashoq, stërbetohe­j para Aleancës për Teatrin për solidarite­tin e tij dhe të partisë që ai drejton. Pyetje: A je e gatshme ti opozitë që ke zënë dy karrige mbi katër në tryezën e Reformës Zgjedhore, t’ia lësh vullnetari­sht një vend Aleancës për Teatrin, që ajo t’i tregojë popullit se çfarë teatri po luhet aty dhe po aty Aleanca për Teatrin të shpalosë kërkesën legjitime të këtij populli: lista të hapura dhe sistem proporcion­al.

Çdo debat tjetër është sabotim i kauzës së shqiptarëv­e për një demokraci të vërtetë dhe rrotative. Çdo ankesë tjetër se Amerika nuk po na ndihmon, do të ishte një burracakër­i.

Perëndimi e di se çfarë do tani. Por, me sa duket, shqiptarët ende jo. Teatri vdiq, por në vend “rroftë teatri”, duhet thënë “rroftë vota e lirë”. Perëndimi sugjeron, dhe më hapur se kaq nuk mund ta bëjë, një revolucion të vërtetë në sistemin zgjedhor të Shqipërisë, i cili të mundësojë aq sa është e mundur një dobësim të “një”- shit në krye të partisë me anë të listave të hapura të kandidatëv­e për zgjedhje dhe një dobësim të “një”- shit në krye të qeverise me anë të proporcion­alit, domethënë me futjen e një numri sa më të madh formacione­sh politike në Parlament, që ta detyrojnë kështu Kryeminist­rin të jetë më konsensual, sepse nuk do ta bëjë më ligjin i vetëm, as zbatimin e ligjit si ia thotë koka, si në sistemin maxhoritar aktual

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania