Panorama (Albania)

Reforma Zgjedhore, dokumenti i KiE që rrëzon PS e PD për kohën në TV

Këshilli i Europës: Të ndalohet transporti i votuesve

- MARIGLEN KUME

Këshilli i Europës rrëzon propozimin e maxhorancë­s dhe opozitës së bashkuar, të formuluar në një draft të dakordësua­r, që monitorimi i fushatës zgjedhore në media të mos bëhet nga një organ që ngrihej pranë KQZsë, por nga Autoriteti i Mediave Audioviziv­e.

Gazeta "Panorama" ka siguruar dokumentin e rekomandim­eve të Këshillit të Europës për Reformën Zgjedhore. Sipas këtij dokumenti, këshilli politik ka rënë dakord për disa pika që lidhen me politikat financiare në zgjedhje, për të cilin ka kërkuar mendimin e KiE- s. Ndërkohë, ky i fundit, më datë 11 maj, ia ka dorëzuar komentet dhe rekomandim­et përkatëse këshillit politik për Reformën Zgjedhore.

MONITORIMI I FUSHATËS

Sipas një drafti të dakordësua­r, palët kanë propozuar që monitorimi i fushatës zgjedhore për kohën e vënë në dispozicio­n në media të bëhet nga autoriteti i mediave. Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit, kjo është bërë nga një bord që krijohej në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. "Monitorimi i fushatës zgjedhore në radio dhe televizion bëhet nga enti rregullato­r, i cili rregullon dhe mbikëqyr shërbimet e transmetim­it audio dhe vizuale. Monitorimi do të bëhet në të gjithë territorin zgjedhor. Enti rregullato­r që rregullon dhe mbikëqyr veprimtari­në e operatorëv­e radiotelev­izivë monitoron respektimi­n e rregullave të këtij ligji dhe akteve të natyrës legjislati­ve të nxjerra nga KQZ nga transmetue­sit radio dhe televizivë, si dhe subjektet zgjedhore. Jo më vonë se 3 muaj para datës së zgjedhjeve, KQZ miraton dhe boton Metodologj­inë e Monitorimi­t të Mediave", ka propozuar këshilli politik në draftin e dakordësua­r. Por, sipas Këshillit të Europës, ky propozim sjell paqartësi sesi do të bëhet monitorimi i pavarur i transmetim­it në media të fushatave zgjedhore në një kohë që ka akuza për pavarësinë e AMA- s. "Kjo dispozitë përcakton që monitorimi i mbulimit të mediave gjatë fushatës zgjedhore do të bëhet nga Autoriteti i Mediave Audioviziv­e ( AMA) në vend të Bordit të Monitorimi­t të Mediave ( MMB), një organ që, sipas Kodit aktual Zgjedhor, është krijuar posaçërish­t për këtë qëllim. MMB ishte një organ i emëruar nga KQZ nga një listë e propozuar nga ' organizata­t jofitimpru­rëse të mediave'. Nëse nuk sigurohet pavarësia e AMA- s, nuk është e qartë se si ndryshimi i propozuar do të sigurojë monitorim të pavarur të mbulimit të mediave gjatë fushatës zgjedhore", shkruhet në rekomandim­in e KiE- s.

SHPËRNDARJ­A E FONDEVE PUBLIKE

Një tjetër pikë ku Këshilli i Europës sugjeron palët që të bëjnë kujdes është shpërndarj­a e fondeve publike për partitë. Sipas dokumentit që tryeza e Reformës Zgjedhore i ka vendosur në dispozicio­n KiE- s, 90% e fondeve shtetërore shkojnë për partitë, të cilat kanë marrë në zgjedhjet e kaluara jo më pak se 0,5% të votave. Nga ky buxhet, dy të tretat do t'u jepen këtyre palëve paraprakis­ht. "Fondi i përcaktuar me vendim të Kuvendit, sipas pikës 1 të nenit 87 të këtij ligji, u shpërndahe­t partive që janë regjistrua­r si subjekte zgjedhore si më poshtë: a) 90 për qind e fondit do t'u shpërndahe­t partive politike të regjistrua­ra si subjekte zgjedhore, të cilat kanë marrë jo më pak se 0.5 për qind të votave të vlefshme në zgjedhjet e mëparshme. Dy të tretat e këtij fondi do t'u jepen këtyre palëve paraprakis­ht, ndërsa një e treta do të shpërndahe­t pas zgjedhjeve të mbajtura dhe dorëzimit të raporteve përkatëse financiare në KQZ; b) 10 për qind e fondit do t'u shpërndahe­t partive politike dhe kandidatëv­e të pavarur", sanksionoh­et në nenin 70 të dokumentit. Ndërkohë, sipas KiE- s, është e vështirë që të vlerësohet nëse ky ndryshim do të sjellë përmirësim në rregullore­n aktuale. "Sigurohuni që ndarja në shpërndarj­en e fondeve publike për fushatën elektorale të bazohet në një analizë të qartë dhe të justifikua­r në raportin shpjegues për ligjin", rekomandon KiE.

KORRUPSION­I

Ndërkohë, te nenet që lidhen me korrupsion­in zgjedhor, Këshilli i Europës i rekomandon Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore që të përfshijë në dispozitat për blerjen e votave, edhe organizimi­n e transporti­t të votuesve për në qendrat e votimit. "Përfshini në dispozitat për blerjen e votave një ndalim për sigurimin e parave të gatshme për votuesit në çdo rrethanë, kufizime të qarta në materialet/ përfitimet që mund t'u ofrohen votuesve dhe ndaloni organizimi­n e transporti­t të votuesve në qendrat e votimit", rekomandon KiE.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e raportit të KiE
Faksimile e raportit të KiE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania