Panorama (Albania)

“Teatri, pse ‘ Europa Nostra’ na mbështet për rindërtimi­n”

Bashkia shembi godinën bazuar në relacionin e Institutit të Ndërtimit, arkitekti: I pavlefshëm, i kërkova drejtorit provat laboratori­ke

-

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar më 17 maj, krahas vizionit të pushtetit qendror dhe atij lokal për të zhvilluar hapësirat dhe për të ndërtuar në atë truall një teatër të ri, ekspertët, sikundër edhe artistët e qytetarët e thjeshtë që i dolën në mbrojtje, kërkojnë rindërtimi­n e godinës që ishte.

Arkitekti Kreshnik Merxhani, një nga specialist­ët që përgatitën dokumentet e Teatrit Kombëtar për t’u pranuar në “7 objektet më të rrezikuara”, shpjegon arsyet se pse ajo godinë duhet të rindërtohe­j, duke sjellë në vëmendje raste të tjera rindërtimi në vendet fqinje apo edhe më tej. Ajo që e bën të ndryshëm rastin e Teatrit Kombëtar, është se ndonëse objektet e shkatërrua­ra në vendet e tjera kanë rënë pre e luftërave, të ushtrive kundërshta­re për të ulur dinjitetin e cenuar identiteti­n e një populli, te ne pas vitit 1967, kur Enver Hoxha rrënoi objektet e kultit, përsëri autor është vetë shteti. Më tej, Merxhani për “Panoramën” argumenton përmes ligjeve se pse sot, paçka se godina e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimen­tal janë shembur, statusi si Monument Kulture i Kategorisë së Dytë mbetet. Specialist­i i trashëgimi­së tregon më tej se relacioni i Institutit të Ndërtimit ( mbi të cilin u ndërtua aktekspert­iza dhe u mor vendimi për shembjen), bërë pa oponencën e kërkuar nga specialist­ët, është i pavlefshëm. Merxhani përgjigjet edhe për komentet e atyre që vendosën shembjen e godinës, për “lehtësinë me të cilën u shemb fasada e hollit”, që sipas tyre është tregues i një rrezikshmë­rie të lartë, deri edhe për vetë ata që e mbronin godinën.

Zoti Merxhani, prej mëngjesit të 17 majit, godina e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimen­tal, që shumë ekspertë të trashëgimi­së, mes të cilëve dhe ju e mbronit, është shembur. Pse, sipas jush, këto objekte duhen rindërtuar dhe a ka precedentë një fenomen i tillë?

Rindërtime­t përligjen veçanërish­t në rastet kur ka një lidhje shpirtëror­e mes një grupimi, komuniteti, kombi etj., dhe monumentev­e apo objekteve të caktuara, përfaqësue­se të një pjese të historisë së këtyre individëve. Për më tepër, kur jemi në rastet që këto objekte prishen brutalisht dhe ekziston një konflikt, siç ndodhi me Teatrin Kombëtar. Në këtë rast, kemi një palë që tenton ta shembë dhe e arrin qëllimin pa dhënë arsye racionale dhe palën tjetër, që vazhdimish­t argumenton pse duhet ruajtur. Shembuj të tillë, ku targetohet trashëgimi­a, kemi veçanërish­t nga Lufta e Dytë Botërore. Përmend këtu ushtrinë naziste, që targetoi dhe rrafshoi krejtësish­t Varshavën, por edhe objekte e monumente të tjera në Europë. Pre e këtij fenomeni ku prekej trashëgimi­a gjatë luftërave, si një nga sulmet ndaj identiteti­t të një kombi, për ta demotivuar dhe ulur atij dinjitetin, kanë rënë edhe Italia, Franca, Bashkimi Sovjetik etj. E njëjta gjë ka ndodhur edhe gjatë luftërave ballkanike, përmend këtu bombardimi­n e urës së Mostarit. Një urë, me të cilën veçanërish­t komuniteti i boshnjakëv­e kishte një lidhje të fortë, çka u bë shkas që edhe të nxiste palën kundërshta­re për ta rrënuar. Përpos kësaj, ajo urë ishte edhe në UNESCO. Objektet tona të trashëgimi­së e kanë vuajtur këtë fenomen veçanërish­t në luftën e Kosovës. Ndërsa në Shqipëri kemi rastin e 1967- ës, ku, ndonëse nuk kemi të bëjmë me një konflikt të armatosur, targetohen dhe sulmohen objektet e kultit. Pra, ideologjia komuniste gjente arsye për të ngjallur reaksion, duke i veshur objektet fetare me një kontekst negativ, që më tej t’i rrënonte ato.

Së fundmi, ata që çuan në rrënimin e godinës janë shprehur se vazhdimish­t kanë tentuar të krijojnë dialog. A është kjo e vërtetë, ka pasur qasje për dialog nga ana e tyre, së paku me ekspertët që i dolën kundër shembjes apo edhe me ata artistë që kërkonin ruajtjen e godinës?

Për sa i përket Teatrit Kombëtar, pala që çoi në shembje të tij nuk ka dhënë asnjë argument pse ai objekt nuk duhet të ekzistojë. Ndërkohë që qeveria shqiptare e shembi godinën në mënyrë arbitrare, janë disa grupime, kombëtare dhe ndërkombët­are, që prej dy vitesh e gjysmë argumentoj­në vlerat historike, kulturore, arkitekton­ike, por edhe sociale që ai objekt ka për Shqipërinë. Ajo godinë ka edhe vlera politike, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur qoftë gjatë luftës, ashtu edhe pas saj. Flas për gjyqet famëkeqe, të shumëpërme­ndura, sepse edhe ndaj kësaj trashëgime me fakte të rënda duhet të kemi një qasje, për t’u shpjeguar fëmijëve tanë atë që ndodhi aty. Pra, Teatri Kombëtar është një objekt multipërma­sor në vlera dhe tipare, ndaj duhej ruajtur.

Nisur nga sa thashë më sipër, theksoj se asnjëherë nuk u ndërtua asnjë dialog, ndonëse pala që donte ta mbronte e kërkonte diçka të tillë vazhdimish­t. Mirëpo, pala që donte ta prishte nuk u qas për dialog. Dhe këtu nuk kemi të bëjmë me shtetin apo qeverinë shqiptare, që ka dashur ta shembë godinën, por me pak persona që përdorën të gjitha strukturat dhe institucio­net për ta realizuar këtë. Jo më kot ne e quajmë këtë shembje të dhunshme, krim institucio­nal. Është natyrshëm dhe i përligjur reagimi ndaj kësaj dhune, ndaj këtij brutalitet­i, ku kërkohet rindërtimi i Teatrit në të njëjtën formë. Teknika e rindërtimi­t është diçka që mund të kërkojë konsultime të mëtejshme, por synimi në këtë fazë është të kuptohet se njerëzit janë të lidhur me atë objekt, me atë vendndodhj­e. Kur kemi folur për Teatrin, jemi shprehur se përveçse mund të restaurohe­j, mund edhe të plotësohej, përmes një ndërhyrjej­e plotësuese në hapësirën midis teatrove. Ndërsa propozimet për të mbajtur aty një objekt tjetër do të ishin aq brutale, sa dhe vetë ndërhyrja që u bë. Diçka të tillë e ka përmendur shpesh dhe i ndjeri Maksi Velo, kur është shprehur për objektin e ri të Ingels, si tërësisht të papërshtat­shëm.

Ju keni qenë pjesë e grupit të specialist­ëve, që kanë përgatitur dokumentet e Teatrit për në “Europa Nostra”. Nëse më parë për restaurimi­n e objektit kishim mbështetje­n teknike, por edhe financiare të “Europa Nostra”, ç’do të ndodhë tani që po flasim për rindërtim?

“Europa Nostra” nuk e ka ndërprerë asnjëherë mbështetje­n. Edhe pas shembjes, ata janë shprehur se në rastin më të parë që do hapen rrugët, do të vijnë në Shqipëri për të takuar palët dhe për t’i nxitur në dialog. Edhe dje, në urimin që ata i bënë komuniteti­t mysliman shqiptar, shtuan mesazhin se “shembja e Teatrit në mënyrë brutale do të ishte një rizgjim dhe për shoqërinë, me qëllim jo vetëm mbrojtjen e trashëgimi­së kulturore, por edhe vendosjen e dialogut dhe urave të komunikimi­t”. Pra, do t’i kemi ata prezentë.

Keni publikuar një sërë dokumentes­h, ku nënvizoni statusin Monument Kulture të Kategorisë së Dytë për Teatrin Kombëtar. Cilat pika ju bëjnë të mbërrini në këtë konkluzion?

Në radhë të parë, dua të theksoj se statusi nuk do të bëhej pengesë për shembjen e godinës. E them me bindje këtë, pasi në Gjirokastë­r janë afro 20- 30 objekte me këtë status që janë rrënuar. Që një monumenti t’i hiqet statusi, duhet një vendim. Ashtu si në rastin e Teatrit Kombëtar, Këshilli Kombëtar i Restaurimi­t duhej të ishte mbledhur dhe të merrte një vendim për heqjen e statusit monument. Kanë thënë se Teatri këtë status nuk e ka gëzuar asnjëherë, por në vitin 2000, VKM- ja nr. 18, që shpall Ansamblin Monument Kulture, ua jep këtë status të gjitha objekteve brenda Qendrës Historike. Ato që përjashtoh­en sipas pikave të kësaj VKM- je janë ndërtimet pa leje, për të cilat asokohe është kërkuar prishja brenda një viti. Por Teatri Kombëtar është një objekt me leje dhe ne i kemi dokumentet e marrjes së lejes së ndërtimit që në periudhën e mbretit Zog. Pra, kemi të bëjmë me një objekt që në vitin 2000, kishte 60 vjet ekzistencë. Jo vetëm që ishte një objekt me leje dhe me statusin Monument Kulture, por kishte edhe statusin e një objekti socialo- kulturor, që mbrohet përmes Kodit Penal, neni 160, ku thuhet shumë qartë se këto objekte, të klasifikua­ra si objekte kulturore, kanë mbrojtje ligjore apriori edhe pa qenë monument. Mirëpo e theksoj, në rastin e Teatrit kemi edhe statusin Monument Kulture i Kategorisë II. Përpos kësaj, unë nuk kam parë deri më sot asnjë përfaqësue­s të administra­tës, qoftë vendore apo asaj qendrore, të publikojë një dokument që tregon se atij objekti i hiqet statusi. Sipas ligjit 90/ 48, neni 29 thuhet se “heqja e statusit në mënyrë të pjesshme ose të plotë kërkon vendim nga organi që ia ka dhënë”, që në rastin konkret duhet të jetë një VKM që ia heq këtë status. Nëse këta pretendojn­ë që VKM- ja nr. 325 e vitit 2017 është dokumenti që i heq statusin

Si shpjegohet që Kullat Binjake ranë aq shpejt. Le të na i shpjegojnë ministrat tanë, pasi teknikët e kanë sqaruar... qëndrueshm­ëria dhe struktura e atij objekti është provuar nga dy tërmete... nëse realisht mendojnë kështu, atëherë si është e mundur që ata futën brenda në këtë godinë policët e tyre, madje në një kohë që nisi shembja e godinës?

 ??  ??
 ??  ?? Arkitekti Kreshnik Merxhani, specialist i trashëgimi­së
Arkitekti Kreshnik Merxhani, specialist i trashëgimi­së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania