Panorama (Albania)

Pas Dacit, rrezikohen edhe anëtarë të tjerë të institucio­neve të vetingut

-

Zbardhja e dosjes së gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, ka hedhur akoma më shumë dritë mbi shkeljet e tij përgjatë aplikimit për t’u bërë pjesë e trupës që vendos për fatet e njerëzve të drejtësisë në Shqipëri. Në akuzën e SPAK ndaj gjyqtarit Daci thuhet se ish- anëtari i KPA nuk ka treguar të vërtetën në lidhje me një masë disiplinor­e, që është marrë ndaj tij në vitin 1997. Daci ka thënë se është larguar në 1997 nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për arsye politike, por në të vërtetë, SPAK ka zbuluar se ai është larguar për paaftësi dhe shkelje të ligjit. Por Luan Daci duket se nuk do të jetë i vetmi që do të largohet nga institucio­net e vetingut. Sipas burimeve të gazetës “Panorama”, në ditët e ardhshme pritet të publikohen të dhëna komprometu­ese e gjithashtu të nisin hetimet edhe për dy gjyqtarë të tjerë në organet e vetingut. Njëri prej atyre që rrezikon, është në Shkallën e Parë dhe është anëtar i KPK- së, ndërsa tjetri është sërish një tjetër anëtar i KPAsë. Pra, përveç Dacit, rrezikojnë të pezullohen edhe dy anëtarë të tjerë, duke e çuar në 3 numrin e gjyqtarëve në organet e vetingut, që dalin të papërshtat­shëm për të ushtruar detyrën e tyre. Daci që nga momenti që mori detyrën si gjyqtar i KPA, ka vendosur për përjashtim­in nga sistemi i drejtësisë të disa gjykatësve, të cilëve tashmë mund t’u lindë e drejta që të kërkojnë pavlefshmë­ri për vendimin që është marrë për ta. Për më tepër, në rast se do të dalin edhe dy rastet e gjyqtarëve të tjerë, njëri në KPA dhe tjetri në KPK, të gjitha vendimet e marra nga organet e vetingut mund të vihen në diskutim. I gjithë ky diskutim dhe dyshimet që po qarkullojn­ë, vijnë në një kohë kur prej disa muajsh tashmë, për shkak të pandemisë së COVID19, vetingu është pezulluar, pasi nuk lejohen seancat gjyqësore me vendim të Ministrisë së Shëndetësi­së.

 ??  ?? Gjatë seancave të KPK
Gjatë seancave të KPK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania