Panorama (Albania)

AMT, letër PD: Mbaj premtimin për listat e hapura

Aleanca për Teatrin: Zgjidhja është miratimi i sistemit proporcion­al kombëtar, me lista të hapura

-

Përfaqësue­sit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ( AMT) i kërkojnë kryedemokr­atit Lulzim Basha që të mbajnë premtimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Rreth 10 muaj nga firmosja e një kontrate mes AMT- së dhe opozitës së bashkuar, përmes një letre të dërguar ditën e djeshme, Aleanca i kërkon kreut të selisë blu që t'i qëndrojë kontratës që nënshkroi në korrik të vitit 2019, ku një ndër pikat parashikon­te angazhimin e PD- së dhe opozitës së bashkuar për ndryshimin e sistemit. AMT ia nisi letrën kryedemokr­atit një ditë para mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore dhe në një kohë që është zbardhur sugjerimi i ambasadës amerikane për adoptimin e sistemit danez në Shqipëri. "I nderuar z. Basha, më 25 korrik 2019, ne, anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ( AMT), kemi nënshkruar një kontratë me ju, si kryetar i PD dhe opozitës së bashkuar. Në paragrafin 5 të kësaj kontrate, shkruhet: Partia Demokratik­e angazhohet për një sistem zgjedhor, që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësue­sit e tyre dhe një Reformë Kushtetues­e, që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhë­nies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparen­te dhe gjithëpërf­shirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësue­s të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile", thuhet në letrën e AMT- së.

LISTAT E HAPURA

Ndërsa 10 muaj më parë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në kontratën e firmosur me PD- në dhe opozitën e bashkuar zotohej se nuk do të lejonin shembjen e Teatrit, tashmë pasi Teatri u shemb, AMT jep propozimin e saj për sistemin zgjedhor. Aleanca shpreh faktin se për të zgjidhur problemet e deritanish­me që janë shkaktuar për shkak të Kodit Zgjedhor, duhet me urgjencë të miratohet sistemi proporcion­al kombëtar, me lista të hapura, si garanci kryesore për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë. "Sot mbushen 10 muaj nga nënshkrimi i kësaj kontrate dhe ky konsultim nuk ka nisur ende, ndërsa mbetet më pak se një javë nga afati për miratimin e Reformës Zgjedhore. Në këto kushte, ne gjykojmë se zgjidhja e vetme është miratimi i sistemit proporcion­al kombëtar, me lista të hapura, si e vetmja alternativ­ë për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë. Ne kërkojmë gjithashtu hapjen e debatit kombëtar për një Kushtetutë të re, hartimin brenda vitit dhe miratimin me referendum në pranverë 2021", thuhet më tej në letrën e AMT.

MARRËVESHJ­A

10 muaj më parë, pasi aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kishte më shumë se një vit që ishte instaluar natë e ditë për të penguar shembjen e tij, kryedemokr­ati Basha shkoi tek artistët dhe firmosi një kontratë ku në pikat e para, opozita bënte premtime për kulturën. Ndërkohë, në një kapitull tjetër zotohej edhe për angazhimin e opozitës së bashkuar për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Tani kur afati për përfundimi­n e Reformës Zgjedhore po vjen drejt fundit, ka hyrë në lojë edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila i kërkon hapjen e listave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania