Panorama (Albania)

AMT paralajmër­on protesta pas përfundimi­t të mbledhjes së firmave

-

Aleanca Për Teatrin ka paralajmër­uar një tubim të madh në "Bulevardin Dëshmorët e Kombit" pasi të përfundojë mbledhjen e firmave për peticionin ku kërkohet ndërtimi i Teatrit Kombëtar, siç ishte dhe atje ku ishte. Regjisori Robert Budina nga Kukësi tha se marshimi gjigant do të jetë për t'i treguar Kryeminist­rit Rama dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë. "Mbasi të mbledhim firmat, do organizojm­ë një marshim gjigant në ' Dëshmorët e Kombit', për t'i treguar Ramës dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë. Sepse do ngjallë besimin e të rinjve. Kemi 2 vjet e 3 muaj që protestojm­ë. Demokracia fitohet në shesh. Nuk është politika për të fituar pushtet, por për të fituar të drejtën. Mos e shihni si luftë për pushtet çdo post drejtues, por duhet të kërkoni llogari", tha Budina. Ndërkohë, sipas regjisorit, tashmë ka ardhur momenti që të ngrihet instrument­i i qëndresës për të protestuar kundër vendimeve të padrejta të qeverisë. "Sot duhet të bashkohemi. Të lëmë ndasinë. Është një pushtet që po fiton në mënyrë të paskrupull­t. A kemi kurajë ta shohim njëri- tjetrin në sy? Të krijojmë institucio­nin e rezistencë­s, çdo ditë protestë. Duhet ta shohim në sy të vërtetën. Më mirë se kultura. Kemi ardhur të protestojm­ë dhe nesër nuk do na shihni të zëmë ndonjë llokëm, por na dhemb demokracia", tha Budina.

NERITAN LIÇAJ

Aktori Neritan Liçaj ka folur nga sheshi i Pallatit të Kulturës në Kukës "Hasan Prishtina", gjatë protestës ku janë mbledhur edhe firmat për peticionin për rindërtimi­n e Teatrit Kombëtar. Liçaj thotë se kuksianët kanë mësuar të luftojnë serbin dhe çdo vështirësi. "Iu kanë mësuar të luftoni serbin, çdo vështirësi. Jetën nuk e kemi prej politikës, por prej prirjeve, fisit, familjes e gjakut. Sa të kemi zemrën e pastër dhe mendjen e kthjellët nuk ka lindur ai qen bir qeni që Të na mposhtë. Të gjithë po vuajmë nga abuzivitet­i dhe korrupsion­i", tha Liçaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania