Panorama (Albania)

Mediat e huaja, kundër Ramës për shembjen e Teatrit

“La Repubblica”: Është sikur për një teatër më të rehatshëm, të rrënohej Colosseumi

-

Ditët pas shembjes së T eat rit Kombëtar dhe atij Eks p e r i m e n t a l “Kujtim Spahivogli”, kanë qenë intensive për sa i përket lakimit të emrit të Kryeminist­rit Edi Rama në mediat e hua ja ( nën hijen e tij përmendet dhe kryebashki­aku Veliaj).

Ndryshe nga herët e tjera, nuk po flitet për veprat e tij, ekspozuar si artist- Kryeminist­ër në galeri prestigjio­ze, por si autor i rrënimit të një godine historike, e cila ruhej prej 27 muajsh nga artistë dhe aktivistë. Së fundmi, “Le monde”, ndërsa sjell në vëmendje se si “Kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama, kënaqet të nxjerrë në pah karrierën e tij si artist vizual dhe shijet si piktor”, tregon për lexuesit e së përditshme­s franceze për mëngjesin e aktit të shembjes, duke e quajtur “akt barbar”. “Të dielën e 17 majit, i njëjti Edi Rama, tashmë 55 vjeç, Kryeminist­ër që nga 2013, dërgoi Policinë dhe fadromat në orët e para të mëngjesit për të shembur një nga institucio­net e rralla kulturore të vendit dhe një nga sallat e veçanta për spektakle, Teatrin Kombëtar. Brenda tij, dhjetëra aktorë dhe aktivistë që ruanin godinën nga shembja prej më shumë se dy vjetësh, u larguan me dhunë nga Policia”, shkruhet ndër të tjera në gazetën prestigjio­ze. Ndërsa “La Repubblica” shkruan “se godina qe ndërtuar në fund të viteve 1930 nga arkitekti italian Giulio Bertè, i njëjti që nënshkroi projektin për Ponte Flaminio në Romë”. Më tej, ajo përshkruan se si “Qendra Kulturore Skënderbeg, kushtuar kujtimit të Heroit Kombëtar, tani është shndërruar në një fushë me rrënoja”, dhe sjell zërat kritikë nga Italia, që dalin kundër shembjes. “Është sikur, për të ndërtuar një teatër më të madh dhe të rehatshëm, të vendosej që të rrënohej Arena e Veronës ose Colosseumi”, shprehet, Sergio Fontana, presidenti i “Confindust­ria”, më herët sipërmarrë­s edhe në Shqipëri. Aktin e shembjes së Teatrit Kombëtar e dënon edhe “Sueddeutsc­he Zeitung”, një nga gazetat më të mëdha dhe më të rëndësishm­e në Gjermani, e cila ka shkruar për ngjarjen e rëndë në Tiranë. “Me gjithë protestat, qeveria shqiptare e rrëzoi Teatrin Kombëtar në Tiranë”, shkruan. Në të përditshme­n gjermane theksohet se ndonëse qeveria Rama e deklaroi të shtrenjtë ruajtjen e godinës, më tej ai prezantoi një plan “për një kompleks gjigant godinash me qiellgërvi­shtëse banimi dhe zyrash, plus një qendër tregtare, e cila po ashtu do të ketë hapësirë për një teatër të ri kombëtar në mes”. Të tjera media, si gazeta zvicerane ” Landbote”, e pothuajse të gjitha gazetat e portalet italiane etj., në artikujt e tyre për Teatrin Kombëtar, kanë si emërues të përbashkët dënimin e aktit të shembjes.

 ??  ?? Pamje e artikullit që “Le Monde” i dedikon shembjes së Teatrit
Pamje e artikullit që “Le Monde” i dedikon shembjes së Teatrit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania