Panorama (Albania)

“Si te Kullat Binjake, pse fasada u shemb lehtë”

“Asnjë specialist s’ka thënë se ai objekt nuk restaurohe­t”

-

Teatrit Kombëtar, edhe pse ai mbetet brenda Qendrës historike, kjo prapë nuk vlen se duhet të jetë e përcaktuar specifikis­ht se këtij objekti i hiqet statusi.

Bashkia e Tiranës mori vendimin për shembjen bazuar në një aktkonstat­im të këtij muaji, që i referohej relacionit të Institutit të Ndërtimit, bërë në vitin 2018. Sa të rregullt e shikoni gjithë këtë procedurë?

Në dijeninë time, bashkia nuk ka lidhje dhe nuk e ka nën varësi Institutin e Ndërtimit. Përpos kësaj, nuk di që bashkia të ketë porositur ndonjë studim pranë Institutit të Ndërtimit për Teatrin. Ajo që unë kam konstatuar është se në 2015- ën, drejtoresh­a e Institutit të Monumentev­e ka dërguar një ekip, që ka bërë një aktkonstat­im në Teatrin Kombëtar, në fund të të cilit janë shprehur se nuk ka rrezikshmë­ri shembjeje. Sigurisht që kanë theksuar se kërkon investime dhe ndërhyrje, çka e kemi thënë të gjithë. E njëjta gjë vlen për aktin e Institutit të Ndërtimit, që nuk përmend në të gjithë relacionin fjalën shembje, shkatërrim, prishje të TK- së. Nevojën për ndërhyrje, restaurim, investim e përsërisim edhe ne, normalisht, sepse në 30 vjet është lënë pa investime, me qëllim shembjen që u bë fakt i kryer dhe zhdukjen e truallit. Instituti i Ndërtimit e ka të publikuar një raport/ relacion/ aktkonstat­im, por nuk e ka me firmë dhe me vulë. Pra, është dokument për të cilin mund të dalin dhe të thonë se nuk e njohin. Që ky i fundit të jetë ligjor, duhet firmosur dhe vulosur nga të gjithë ekspertët. E dyta, ne u kemi kërkuar publikisht provat laboratori­ke. Po ashtu, unë vetë personalis­ht, në tavolinë, gjatë një diskutimi në Komisionin e Ligjeve, i kam thënë drejtorit të Institutit: ‘ Na i sillni provat laboratori­ke, me laborator të certifikua­r, që t’i shqyrtojmë dhe t’u bëjmë oponencë’. Sepse çdo raporti, çdo aktkonstat­imi duhet t’i bëhet oponencë. Dhe vetëm pas kësaj mund të merret si i mirëqenë. Raporti pa oponencë nuk vlen.

Nëse ndalemi te pamjet e fillimit të procesit të shembjes, goditja që fadroma i dha fasadës, pjesës së hollit të Teatrit, është komentuar nga ata që morën vendimin dhe ekzekutuan shembjen si një provë më shumë e rrezikshmë­risë së asaj godine, deri edhe për vetë ata që e mbronin...

E shikoj të pabazë të gjithë këtë, sepse struktura funksionon në totaliteti­n e vet. Pra, strukturat nuk ndërtohen për t’u goditur në një pikë të caktuar. Por le ta supozojmë se është kështu, atëherë si shpjegohet që Kullat Binjake ranë kaq shpejt. Le të na i shpjegojnë ministrat tanë, pasi teknikët e kanë sqaruar, se në momentin që e dëmton në një vend një objekt, i krijon probleme strukturës. Në këtë rast, pesha që vjen nga lart, nga goditja në një pikë përmes fadromës, i ka krijuar probleme dhe e ka dobësuar aq shumë, saqë ajo tenton të krijojë dëme. Por a do të binin Kullat Binjake në rast tërmeti? Sigurisht që jo. Pra, është shume e ulët që të përdorësh këtë si argument, kur qëndrueshm­ëria e atij objekti, struktura e tij është provuar nga dy tërmete. Dhe me këtë, të gjithë inxhinierë­t e mbyllin kapitullin e qëndrueshm­ërisë. Tjetra, nëse realisht mendojnë kështu, atëherë si është e mundur që ata futën brenda në këtë godinë policët e tyre, madje në një kohë që nisi shembja e godinës? A nuk do të ishte kjo ndërtesë e rrezikshme dhe për jetën e tyre?!

Ata që vendosën dhe ata që mbështetën rrënimin e Teatrit po shprehen vazhdimish­t se “specialist­ët thanë se ajo godinë duhej shembur”. Meqenëse ju e keni ndjekur procesin dhe jeni i fushës, a jeni në dijeni të ndonjë specialist­i që është shprehur për shembjen? Përjashto Shoqatën e Arkitektëv­e, “Europa Nostra”, profesorë të tjerë që dolën kundër...

Nuk e di se për cilët specialist­ë e kanë fjalën. Meqë e përmendët, Shoqata e Arkitektëv­e është shprehur se Tirana ka shumë nevojë për teatro. Pra, nëse do të bëhet një teatër i ri, le të bëhet në një vend tjetër. Ai që ishte duhet të ruhej, restaurohe­j dhe të shërbente me historinë e vet për brezat që do vijnë. Për shembull, zgjatimi i bulevardit është një nga vendet ku vjen më natyrshëm për ndërtimin e një teatri të ri. Nëse e donin në qendër, pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit ka mjaftueshë­m vend. Kanë hapur edhe vende të tjera pranë qendrës së qytetit. Është shumë e çuditshme për mendimin tim, që pas Kullës së Sahatit paska vend për kulla, por jo për objekte social- kulturore. Kjo është absurde. Pra, vend për kulla në qendrën e Tiranës ka, ndërsa për Teatër Kombëtar ose teatër alternativ, jo. Në të njëjtën frymë ka folur edhe Unioni i Arkitektëv­e apo profesorët tanë të inxhinieri­së së ndërtimit, që na kanë formuar ne si profesioni­stë. Përmend këtu profesor Fisnik Kadiun, që foli edhe në skenën e Teatrit Kombëtar për testin që u është bërë materialev­e të ndërtimit në prag të viteve 2000, për tiparet konstrukti­ve, qëndrueshm­ërinë, performanc­ën që ka objekti dhe për vlerat arkitekton­ike etj., duke qëndruar në të njëjtin mendim si ne. Mirëpo, ekspertët e trashëgimi­së që folën kundër shembjes së Teatrit nuk janë vetëm shqiptarë, por edhe ndërkombët­arë. Kujtoj këtu Docomomo- n ( Komiteti Ndërkombët­ar për Dokumentim­in dhe Ruajtjen e Ndërtesave, Vendet dhe Lagjet e Lëvizjes Moderne), organizatë­n “Europa Nostra”, shtuar së fundmi një peticion të hapur nga profesorë të “La Sapienza”- s, të cilët janë të lidhur ngushtë me këtë periudhë historike dhe të arkitektur­ës në Shqipëri. Më tej është Asosacioni i Arkitektëv­e Europianë, të cilët e mbështetën nominimin në “7 vendndodhj­et më të rrezikuara” e kështu me radhë. Pra, është një rrjet i madh profesioni­stësh, të cilët kanë qenë në favor të ruajtjes dhe mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, si një aset i trashëgimi­së shqiptare dhe europiane. Unë nuk kam dëgjuar që të thonë një emër të vetëm, por flasin në mënyrë të përgjithsh­me për disa specialist­ë, “që i kanë takuar, që u kanë thënë se nuk restaurohe­t”. Profesioni­stë të lirë, të afirmuar, që të thonë se ai objekt nuk restaurohe­t dhe nuk ka vlera, nuk ka asnjë zë të vetëm. Kjo, sepse do ishte absurditet. Do ishte njësoj sikur të shkelte mbi diplomën e tij... Pasi ne të gjithë jemi të ndërgjegjs­hëm se arkitektur­a dhe ndërtimi u kanë dhënë zgjidhje ndërtesave edhe më problemati­ke.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania