Panorama (Albania)

Basha ngre shqetësimi­n, po mbyllen bizneset

Qytetarët: Xhiroja është ulur 70%. Mbyllja në fundjavë, e dëmshme

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ngriti dje shqetësimi­n e falimentim­it të biznesit të vogël në zonën e Bërrylit në kryeqytet. Pasi zhvilloi disa takime me qytetarët në zonën nr. 3 të kryeqyteti­t, Basha akuzoi Kryeminist­rin Edi Rama se la pa mbështetje biznesin e vogël. Ndërkohë, sipas tij, ato pak ndihma që u shpërndanë nga dy paketat financiare ishin të pamjaftues­hme për të mbijetuar. "Është njësoj keq kudo. Në Tiranë, në Durrës, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë. Në çdo cep të Shqipërisë, bizneset po mbyllen, papunësia po rritet dhe numri i familjeve në varfëri është shtuar. Biznesi dhe ekonomia nuk mbahen dot në këmbë as me urdhrat e "Facebook"- ut të Edi Ramës, as me gënjeshtra­t e tij. Paketa e parë ishte një gënjeshtër. Një ndihmë qesharake, që nuk mbulon as taksat apo tarifat e rritura lokale, as faturat e larta afrofe të energjisë dhe të ujit. Paketa e dytë ishte gjithashtu një gënjeshtër, më pak se rroga minimale për 2 muaj e gjysmë mbyllje e detyruar e biznesit dhe bashkë me të, mbyllja e vendit të punës", tha kryedemokr­ati Basha.

ANKESAT E BIZNESIT

Ankesat e biznesit të vogël ishin të shumta gjatë takimit me kreun e selisë blu. Një prej tyre tha se xhiroja e tyre është ulur me 70%. "Jemi keq. Shumë keq, shumë, shumë keq. S'kemi marrë as pagë lufte. Kam paguar të gjitha taksat, siguracion­et, të gjitha. Çfarë mund të bëj me një kioskë kaq të vogël, që e kaluan me TVSH?! Nuk kam marrë asnjë mbështetje. Xhiroja është shumë e ulët, 6070% ulje", tha pronari i një dyqani të vogël. Ndërsa një tjetër u ankua se ndihma financiare që ka marrë nga shteti është e pamjaftues­hme. "Mora një mbështetje, e cila nuk më del as për qiranë, 260 mijë lekëshin. Kisha punëtoren, u detyrova ta heq, sepse nuk e përballoj dot. Tani jam vetëm unë, nga mëngjesi deri në darkë. Do të shikoni vetë gjithë rrugës sesa e trishtë është situata, kanë mbyllur qepenin", tha pronarja e një dyqani veshjesh. Qytetarët kundërshto­jnë edhe mbylljen që bëhet në fundjavë. Sipas tyre, kjo dëmton drejtpërdr­ejt biznesin. Si pasojë, shumë biznese kanë bërë shkurtime të stafit. "Të mos na e mbyllë të shtunën e të dielën. Njerëzit që janë në punë, dalin për të blerë të shtunë e të diel. Pandemia është ose gjatë gjithë kohës ose nuk është fare, kështu që është non sens kjo", theksoi e revoltuar pronarja e një biznesi të vogël.

 ??  ?? Basha me biznesin e vogël
Basha me biznesin e vogël

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania