Panorama (Albania)

“Të dielat pa makina”, Fuga kundër nismës së Ramës

Bylykbashi: Kufizimi i lirive pas 24 majit është antikushte­tues

- TIRANE

Akademiku Artan Fuga jo pa ironi ka komentuar masat e premtuara nga Kryeminist­ri Rama, sipas të cilit, nga muaji tetor e deri në mars të vitit të ardhshëm, të dielat do të jenë pa makina.

Me një shënim në faqen e tij në "Facebook", Fuga i përgjigjet Kryeminist­rit me një propozim: "Që nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet, t'u ndalohet shqiptarëv­e të hanë dhe të pinë, veç orëve të caktuara, t'u ndalohet edhe seksi, në mënyrë që ata t'u kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidarite­tit, shpirtëris­ht të pastrohen dhe kështu të … vetëpastro­hen! Pra, atë që as Allahu i madh dhe i gjithëmësh­irshëm, lartësuar qoftë emri i tij, nuk na e ka kërkuar!", shkruan Fuga.

BYLYKBASHI

Ish- deputeti i PD- së, Oerd Bylykbashi, përmes një statusi në "Facebook", shprehet se që nga dita e sotme e Fiter Bajramit, "gjendja e ? fatkeqësis­ë natyrore" dhe masat e jashtëzako­nshme të Kryeminist­rit Edi Rama janë antikushte­tuese. "Rimerrni të drejtat tuaja! Që nga e diela sotme e Fiter Bajramit, ' gjendja e ? fatkeqësis­ë natyrore' dhe masat e jashtëzako­nshme të Kryeminist­rit Edi Rama janë ANTIKUSHTE­TUESE. Mbajtja e këtyre masave përtej 23 majit nuk ka vlerë kushtetues­e, sepse Parlamenti nuk mund ta zgjaste gjendjen e fatkeqësis­ë natyrore më shume se një muaj pa një vendim të ri. Kufizimi i LIRISE SE LEVIZJES së shqiptarev­e dhe të gjitha lirive të tjera nga Kryeminist­ri Rama, që nga dita e sotme, 24 maj, ? e në vazhdim, është antikushte­tues", shkruan Bylykbashi. Teksa citon nene të Kushtetutë­s, Bylykbashi shprehet ndër të tjera se, qeveria duhej të kërkonte shtyrje të re 30- ditore më 23 maj, të raportonte në Parlament për masat e ndërmarra nga 24 prilli ? deri më 23 maj, të dëshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 ditë të tjera gjendja e fatkeqësis­ë natyrore dhe kufizimi i lirive. "Kjo është arsyeja e afatit kushtetues 30- ditor, llogaridhë­nia e qeverisë dhe jo tekat e Ramës në orën 22: 00 të natës në ' Facebook'. Parlamenti ka detyrimin që t'ju mbrojë të drejtat nga qeveria, por harrojeni që ky Parlament si shtupë lecke në duart e Edi Ramës t'ju mbrojë", përfundon shënimin e tij në "Facebook" Bylykbashi.

BIZNESI

Dietologia Blerina Bombaj ka dalë kundër nismës së Kryeminist­rit që të dielat, nga tetori deri në mars, të jenë pa makina. Bombaj thotë se restorante­t në periferi punojnë në fundjavë dhe nëse hiqen makinat, atëherë me çfarë do të paguhen punëtorët, rrogat, taksat, uji, ushqimi i gjësë së gjallë? "Ok, të mbyllen fundjavat! Super, s'ka më mirë. Kam vetëm një pyetje të vockël: Këto restorante­t që punojnë në fundjavë në periferi, që kanë 3 muaj pa punë, që kanë të mbjellat plot, që restauruan dhe u shpenzuan që të hapin denjësisht, që u hapën e nxorën stafin në punë, me çfarë do paguajnë rrogat, taksat, ushqimin e gjësë së gjallë, ujin, plehun, leshin dhe preshin??!!!", shkruan Bombaj.

LSI

Nënkryetar­i i LSI- së, Petrit Vasili, u ka bërë thirrje shqiptarëv­e që të mos binden. Me anë të një video në rrjetet sociale, Vasili u drejtohet qytetarëve me thirrjen që të dielën e parë të tetorit të ndezin makinat e të dalin. "Ju kam parë të gjithëve të preokupuar për çmendurinë e radhës së Kryeminist­rit që do bllokoka makinat për ditën e diel nga tetori deri në mars. Ju e patë se si Kryeminist­ri ynë, që ka filluar flet me ojna e përkëdhele­t e dridhet në videot që bën, u përpoq të tregonte se meqenëse u zmbraps turpshëm në ndalimin e tij heretik, të mallkuar për të penguar faljen e Bajramit, u përpoq të marrë hak e të shpikë këtë mbyllje 5- mujore për të gjithë të dielat. Kam një lutje për të gjithë ju miqtë e mi, nuk ka nevojë t'i ktheni përgjigje këtij të çmenduri, mos lodhni veten as me argumentet, nuk kupton, ka vetëm një përgjigje. Të gjithë bashkë që ditën e parë që do guxojë ta bëjë këtë gjë, të marrim makinat edhe ata që nuk e kishin në plan për t'i marrë e të dalim të gjithë së bashku në rrugë. Ç'do bëjë ky i marrë? Do arrestojë dhjetëra e mijëra qytetarë në një ditë? Asgjë s'do bëjë, do fusë bishtin në shalë e do ikë. Të dalë me makinë të dielën e parë të tetorit e të shohim çfarë do bëjë ky frikacak, si do tërhiqet turpshëm, në rast se do jetë në atë karrige deri në tetor", shkruan Vasili.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania