Panorama (Albania)

PIPERO: TË HAPEN PLAZHET DHE PISHINAT

-

Ka shkuar mbi 1 mijë numri i të infektuarv­e me koronaviru­s në vendin tonë. Dje janë konfirmuar 6 raste të reja, duke e çuar në 1004 numrin e të prekurve.

Por në pjesën dërrmuese, gati 80 për qind prej të infektuarv­e e kanë mposhtur këtë sëmundje duke rezultuar pozitivë në të dy testet e mëvonshme. Aktualisht, sipas autoritete­ve janë vetëm 177 persona aktivë. Pjesa më e madhe prej tyre në Tiranë, Krujë dhe Durrës, ku ka pasur një riaktivizi­m të vatrës me burim infeksioni fasoneritë. "Numri i rasteve të konfirmuar­a pozitivë në të gjithë vendin sot ka kaluar mbi 1 mijë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste pozitive, 4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiolo­gjik. Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. 6 raste janë të shëruar në 24 orët e fundit. Në vendin tonë, aktualisht janë 177 persona aktivë me Covid- 19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë", ka bërë me dije Eugena Tomini, përfaqësue­se e Task- Forcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësi­së.

SITUATA NË SPITAL

Por pavarësish­t shifrave në rritje, situata në spital është e qetë. Aktualisht po marrin trajtim mjekësor vetëm 16 të infektuar. Pjesa tjetër po ndiqet në shtëpi nga mjeku i familjes. Në fundjavën që kaloi dhe dje, pritshmëri­të ishin për shtim të rasteve, nisur edhe nga protestat e organizuar­a në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Por edhe dje, kurba njohu një rritje të lehtë, duke dëshmuar edhe një herë se më e keqja ka kaluar. Ekspertët janë të mendimit se edhe virulenca apo agresivite­ti i virusit ka rënë. Pra, vetëm një përqindje e ulët e atyre që infektohen kanë nevojë për kujdes spitalor, pjesa tjetër janë asimptomat­ikë. "Mbështetur në strategjin­ë e lehtësimit të masave mbi kriteret e rasteve të shtruara në spital, rasteve që kërkojnë trajtim në terapi intensive, rasteve të humbjeve të jetës, situata ka qenë e qëndrueshm­e, përkundrej­t 14 ditëve të vlerësimit të saj. Kurba epidemike

Mjeku infeksioni­st Pëllumb Pipero ka kërkuar nga autoritete­t që të mundësohet frekuentim­i i plazheve apo pishinave. "Sa më shpejt të mundësohet frekuentim­i i plazheve apo pishinave, shumë më mirë do të ishte", u shpreh ai në një intervistë për "ABC News". Sipas doktorit, kemi mbërritur në fazën e fundit të pandemisë, kjo gjë dëshmohet edhe nga numri i rasteve pozitive asimptomai­ke, pra në pjesën dërrmuese të infektuari­t nuk paraqesin shenja. "Indikatorë­t epidemiolo­gjikë dhe klinikë mundësojnë hapjen e kufijve tokësorë apo shtimin e zonave të gjelbra, por kjo nuk do të thotë të ftojmë turistët dhe t'i mbajmë në karantinë. Unë do të këshilloja të gjitha resortet, baret, restorante­t të respektojn­ë protokolle­t, por edhe qytetarët duhet të kenë kujdes. Në këtë fazë të hapjes, qytetarët duhet të shmangin grumbullim­et", ka këshilluar doktori. në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshm­e. Hetimi i thelluar epidemiolo­gjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit. Situata në spitalin Infektiv paraqitet e qëndrueshm­e. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive", tha Tomini.

MASAT

Të dielën është prezantuar edhe plani i masave. Ka qenë sërish Kryeminist­ri Rama që ka bërë të ditur kufizimet për ditët dhe javët në vijim. Paradoksal­isht me situatën Rama ka paralajmër­uar kufizim të lëvizjes edhe për dy fundjavat në vijim. Ndërkohë që duke nisur nga data 1 qershor do të hapen plazhet, por vetëm për resortet. Në ditët në vijim, Ministria e Turizmit pritet të publikojë edhe udhëzimin përkatës mbi protokolle­t e sigurisë që do të vihen në zbatim për të mos lejuar përhapjen e infeksioni­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania