Panorama (Albania)

Transporto­nte pacientin në Tiranë, aksidentoh­et ambulanca, vdes i sëmuri

Dëshmitari: Ambulanca po kërkonte që makinat e tjera të hapnin rrugën, askush nuk veproi. Shoferi, me fraktura të rënda në kokë

- MAJLINDA RAMA

Një aksident tragjik ka ndodhur në segmentin rrugor Fier- Lushnjë, teksa një ambulancë ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë pacienti që ndodhej brenda në të.

Sipas burimeve të Policisë, në ambulancë ishin 5 persona, ndërsa është në gjendje të rëndë shoferi. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Krutje të Lushnjës, ndërsa ambulanca po udhëtonte në drejtim të Tiranës. Shoferi, i cili drejtonte ambulancën, Niko Hila, 55 vjeç, është dëmtuar rëndë, ndërsa pacienti Nebi Marku, 62 vjeç, nuk ka mundur të mbijetojë dot. Burimet nga vendi i ngjarjes thanë se viktima i aksidentit në fshatin Krutje të Lushnjës ishte një shtetas që kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Sarandë, por për shkak të komplikaci­oneve të rënda, mjekët e kanë nisur për në Tiranë për një shërbim më të specializu­ar. Mësohet se ambulanca ka tentuar të parakalojë një automjet tjetër, por duke qenë se automjeti nuk e ka hapur rrugën plotësisht, drejtuesi ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me barrierat metalike të autostradë­s, duke bërë që të rrotullohe­t disa herë në rrugë. Kjo përplasje ka qenë fatale për pacientin Nebi

Marku. Drejtuesi i ambulancës është transportu­ar në Spitalin e Lushnjës, ku mësohet se ka marrë fraktura të shumta në kokë. Mjekët theksuan se gjendja e tij është e rëndë, si pasojë e dëmtimeve të marra në kokë.

SHOQËRUESI­T

Nuk kanë qenë vetëm dy shtetasit e lartpërmen­dur në autoambula­ncë, por edhe tre persona të tjerë. Mjeku shoqërues, infermierj­a dhe djali i pacientit, të cilët kanë marrë dëmtime më të lehta. Një dëshmitar në vendin e ngjarjes i ka thënë Policisë se autoambula­nca po kërkonte korsi të hapur, por asnjë mjet nuk po ia mundësonte parakalimi­n, çka dyshohet të ketë sjellë tragjedinë. "Ambulanca po kërkonte rrugë të lirë, por automjetet nuk po e respektoni­n dhe asnjëra nuk ia hapte rrugën.

Edhe në çastin e fundit kur kërkoi të parakalont­e një automjet tjetër, nuk gjeti shumë hapësirë dhe u përplas me bordurat anësore të rrugës. Pastaj nuk di se sa herë bëri salto. Ishte pamje e tmerrshme. Sapo e pamë, njoftuam Policinë", ka thënë një dëshmitar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania