Panorama (Albania)

Përplaset për vdekje 8- vjeçari, arrestohet shoferi

Drejtuesi i mjetit tentoi t’i jepte ndihmën e parë

-

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Durrës, ku si pasojë ndërroi jetë një fëmijë 8 vjeç. Në pranga përfundoi drejtuesi i mjetit, i cili nuk arriti të manovronte dhe përplasi për vdekje fëmijën. I mituri mësohet se ishte duke luajtur me biçikletë. Mësohet se aksidenti tragjik, me pasojë vdekjen e të miturit 8vjeçar, është regjistrua­r pasditen e djeshme rreth orës 16: 05, në fshatin Jubë, në Durrës. Sipas Policisë, fëmija është përplasur për vdekje nga një furgon, ndërsa është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. N., 66 vjeç, banues në Sukth. Mësohet se përplasja ka qenë shumë e fortë dhe ka rezultuar fatale për 8- vjeçarin, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit u arrestua në flagrancë nga specialist­ët e Qarkullimi­t Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. "Q. N., 66 vjeç, më datë 25.05.2020, rreth orës 16: 05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin furgon, ka aksidentua­r një fëmijë, shtetasin G. G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë e për pasojë, fëmija ka ndërruar jetë", tha Policia në një njoftim për shtyp, ndërsa 66vjeçari akuzohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimi­t rrugor". Ekspertët e aksidentev­e, të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, thonë se shkak për aksidentin është bërë manovrimi me vonesë i drejtuesit të furgonit. Sipas tyre, fëmija ishte duke luajtur me biçikletë në rrugën kryesore të zonës dhe për fat të keq, 8vjeçari i ka dalë papritur furgonit përpara. Drejtuesi i mjetit e ka pasur të pamundur manovrimin dhe ndonëse ka frenuar, e ka përplasur për vdekje 8- vjeçarin. L. M

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania