Panorama (Albania)

"Policët nuk janë pronë e eprorit, shkelje e Kushtetutë­s"

Sindikata, kundër projektlig­jit për ata që mbushin 55 vjeç

-

Përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, sindikata shprehet se nuk është marrë mendimi i tyre për hartimin e projektlig­jit, ndërsa kërkojnë disa ndryshime. Gjithashtu, kundërshto­n përcaktimi­n që punonjësi i Policisë, i cili me këtë ligj del në pension, të ketë detyrimin të kryejë 700 orë punë dhe pikën tjetër, e cila i jep të drejtën një titullari, pra, drejtuesit të institucio­nit, që të ketë vendimmarr­je për të nxjerrë në pension një vartës mbi 55 vjeç. Më tej, duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit, sindikata e konsideron si dënim me ligj faktin që qeveria dhe Parlamenti kërkojnë që ata të bëjnë punë të detyruar, për shkak se kanë mbushur moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vite karrierë në Polici. Sipas sindikatës, policët nuk mund të jetë pronë e eprorit dhe puna e detyruar është shkelje e Kushtetutë­s.

LETRA

Projektlig­ji "Për trajtimin Financiar të Punonjësve të

Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme pas ndërprerje­s së marrëdhëni­eve të punës", që ka kaluar nga Komisioni Parlamenta­r i Sigurisë, për mendimin tonë, si Sindikatë e Punonjësve të Policisë së Shtetit, është paraqitur pranë jush, për ta kaluar në seancë plenare me disa shkelje, si Kushtetues­e, ashtu edhe ligjore, si më poshtë: Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, si përfaqësue­se e vetme e punëmarrës­ve në Policinë e Shtetit, me statusin e drejtpërdr­ejtë të grupit të interesit, nuk i është marrë asnjë mendim për këtë projektlig­j dhe dijeni kemi marrë vetëm me publikimin e tij në faqen zyrtare të qeverisë. "Duke parë pamundësin­ë tonë për të ndikuar sadopak në hartimin e ndryshimin e këtij projektlig­ji kërkojmë: a) Heqjen e pikës 1 e 2 të nenit 7 të Projektlig­jit, ku shkruhet; ' Detyrimet e përfituesi­t, sipas këtij ligji', se: "Punonjësit e Policisë… kanë detyrimin të aktivizohe­n në shërbim deri në 700 orë në vit dhe gjatë kësaj periudhe, kanë të njëjta të drejta e detyrime si punonjësit e tjerë të shërbimit përkatës, me përjashtim të trajtimit financiar", ndërsa; Pika 2 e këtij neni, shpreh se ' Mosplotësi­mi i detyrimit të këtij neni është shkak për ndërprerje­n e trajtimit financiar sipas këtij ligji'?! Projektlig­ji, po u miratua, ashtu siç ka kaluar i miratuar nga Komisioni Parlamenta­r i Sigurisë, shkel haptazi nenin 26 të Kushtetutë­s, Kreu II, Liritë dhe të Drejtat Vetjake, ku thuhet se: "Askujt nuk mund t'i kërkohet të kryejë një punë të detyruar, përveçse në rastet e ekzekutimi­t të një vendimi gjyqësor…", thuhet në letër. Më tej, duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit, Sindikata e konsideron si dënim me ligj faktin që qeveria dhe Parlamenti kërkojnë që ata të bëjnë punë të detyruar, për shkak se kanë mbushur moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vite karrierë në Polici.

 ??  ?? Letra e Sindikatës drejtuar Kuvendit
Letra e Sindikatës drejtuar Kuvendit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania