Panorama (Albania)

Me bllokues valësh, si u grabitën 258 milionë lekë

Autorët ndoqën biznesmeni­n, s'lejuan mbylljen e bagazhit

-

Hetimet për grabitjen e 258 milionë lekëve të vjetër pranë një qendre tregtare në Tiranë, zbuluan se 2 të arrestuari­t, Donald Hoxha, 27 vjeç, dhe Gentian Kane, 44 vjeç, e kanë realizuar vjedhjen nëpërmjet një bllokuesi valësh. Biznesmeni Flamur Behi ka qenë në vëzhgim të grabitësve për shumë javë. Pasi e kanë gjurmuar, kur ka mbledhur xhiron në biznese të ndryshme që administro­n, kur ky i fundit ka parkuar në qendrën tregtare, autorët kanë aktivizuar bllokuesin e valëve, çka bëri që makina të mbetej e hapur, pavarësish­t se biznesmeni e mbylli me pult. Pas largimit të tij, autorët kanë marrë qetësisht nga bagazhi paratë dhe janë larguar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e "Komunës së Parisit", ku pronari i automjetit tip "Range Rover", kishte shkuar për të blerë diçka bashkë me të shoqen. Ai kishte në makinë 20 milionë lekë të rinj dhe 50 mijë franga. Dy persona, që sipas Policisë kanë qenë në dijeni për paratë dhe kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e biznesmeni­t, kanë pritur momentin kur ai ka parkuar makinën dhe është futur në filialin e bankës dhe menjëherë kanë vepruar. Ende nuk dihet mekanizmi që ata kanë përdorur për të hapur bagazhin e makinës, por tashmë është provuar me pamje filmike që ata kanë arritur të nxjerrin nga aty çantën, të cilën e kanë marrë dhe janë larguar. Burimet thanë se dy personat e dyshuar, tashmë të arrestuar, kanë shpenzuar në forma të ndryshme 2.5 milionë lekë nga sasia e parave që kishin grabitur. Pas arrestimit të tyre, Policia ka sekuestrua­r 17.5 milionë lekë të rinj dhe 50 mijë franga. "Pasi jam futur në mjet, kam dalë nga parkimi. Kam marrë bashkëshor­ten, kam bërë një xhiro deri te Policia e Tiranës dhe më pas jam drejtuar te qendra tregtare për të blerë një hekur rrobash. Makinën e kemi lënë në parkimin e kësaj qendre. Pasi kemi qëndruar rreth 15 minuta, sërish jam kthyer te makina dhe kam hapur bagazhin për të futur brenda hekurin që bleva. Por aty kam konstatuar se çanta me 200 milionë lekë ishte zhdukur. Menjëherë kam njoftuar Policinë", ka deklaruar biznesmeni. Shërbimet e Komisariat­it Nr. 2 finalizuan të dielën operacioni­n e koduar "Kombinacio­ni", duke zbardhur në kohë rekord vjedhjen e një shume të madhe parash në automjetin e biznesmeni­t 51- vjeçar nga Shkodra me banim në Tiranë, Flamur Behi. "Identifiko­hen, lokalizohe­n dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Sekuestroh­en në cilësinë e provës materiale 17.5 milionë lekë të rinj dhe 50 mijë franga", tha zyrtarisht Policia e Tiranës. Policia sqaroi se

MILIONE

lekë të vjetër kanë grabitur dy autorët e dyshuar në bagazhin e makinës "Range Rover" të biznesmeni­t Flamur Behi, të futura brenda një çante, konkretish­t 200 milionë lekë të vjetër e 50 mijë franga strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariat­it nr. 2, pas denoncimit të marrë nga shtetasi Flamur Behi, se më datë 22 maj, rreth orës 19: 00, pranë Qendrës Kristal, në zonën e Komunës së Parisit, persona të paidentifi­kuar i kishin vjedhur një shumë të konsiderue­shme parash prej 20 milionë lekësh të rinj dhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip "Range Rover", organizuan punën për zbulimin, lokalizimi­n dhe kapjen e autorëve. Falë veprimeve të shpejta, informacio­neve të marra në rrugë operative dhe ndjekjes intensive për 24 orë, u bë i mundur zbulimi dhe identifiki­mi i autorëve të kësaj ngjarjeje", tha Policia.

 ??  ?? Paratë e grabitura që u sekuestrua­n nga Policia
Paratë e grabitura që u sekuestrua­n nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania