Panorama (Albania)

U vetëvar në burg, gruaja: S'di a është vrasje apo vetëvrasje

Familja hedh dyshime mbi ngjarjen, kërkojnë të zbardhet ngjarja

- MAJLINDA RAMA

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në burgun e Fierit, ku u vetëvar 51- vjeçari Bilbil Zekaj, familjarët e tij që jetojnë në Mallakastë­r kërkojnë drejtësi nga shteti.

Ata duan që të zbardhet sa më shpejt ngjarja, ndërsa bashkëshor­tja e viktimës tregon se ka folur në telefon me të shoqin dhe ai nuk ka shfaqur asnjë shqetësim që ta çonte deri në këtë veprim. Të afërmit kërkojnë të dinë rrethanat e vdekjes së familjarit të tyre, pasi nuk janë të qartë nëse ka qenë vrasje apo vetëvrasje. Gruaja e 51vjeçarit të vdekur në burgun e Fierit ka treguar në një intervistë për gazetën se flisnin dy deri tre herë në ditë në telefon dhe asnjëherë i shoqi nuk i ka treguar se kishte ndërmend të kryente këtë vepër të rëndë. Ajo thotë po ashtu se bashkë me tre fëmijët prisnin ditën kur ai të kthehej në shtëpi. Kujtojmë që 51- vjeçari Bilbil Zekaj ishe arrestuar pasi u kap me 1 kilogram lëndë narkotike, ndërsa qëndronte prej 10 muajsh në paraburgim. Dosja e tij ishte në shqyrtim nga Gjykata, ndërsa më datë 26 maj ( sot) ai priste të dilte nga burgu. Kjo, pasi Gjykata do të jepte vendimin përfundimt­ar ndaj tij dhe se ai do të dilte duke kryer dënimin me qëndrimin në paraburgim. Më poshtë, bashkëshor­tja e tij tregon bisedat me 51- vjeçarin, i cili mezi priste lirimin nga burgu. Por, sipas burimeve nga burgu i Fierit, mësohet se 51vjeçari u gjet i pajetë në tualetin e IEVP, i varur me çarçafin e dhomës së tij. Zekaj u gjet nga gardianët e burgut, të cilët, pasi vunë re mungesën e tij në qeli, vijuan kontrollet në burg.

Si e morët vesh lajmin?

Nga televizori, e kishin marrë vesh njerëzit e mi të parët e ata më thanë në telefon, se unë nuk i kisha parë lajmet. Po bëhesha gati të ikja në punë.

Çfarë mësuat më tepër lidhur me ngjarjen?

Po s'e di çfarë të them unë. Realisht, unë nuk pata asnjë pikë dyshimi. Ai foli në telefon me mua, siç fliste çdo ditë. Kërkoi vetëm fishat e insulinave dhe i thashë që do ia jap, në orën 16: 00 do ta merrja në telefon.

Dha ndonjë shenjë për këtë veprim?

Jo, fare- fare, asnjë lloj veprimi. Ne e prisnim me padurim se në datën 26 kishte gjyqin. S'kishte asnjë ditë që të mos fliste, flisnim edhe dy apo tri herë në ditë.

Kishte ndonjë brengë apo diçka që ndoshta e mundonte?

Deri në atë moment nuk thoshte gjë, vetëm më thoshte që të mos mërzitesha. ' Mos u mërzit se do vij unë, - më thoshte, - e do t'i bëjmë punët bashkë, vetëm mbaj afër fëmijët'. Asgjë tjetër nuk më tha që unë të kisha kuptuar diçka që ta mundonte. Ishte i bindur që do vinte shpejt.

Ju tani jeni e vetme me tre fëmijë, çfarë kërkoni?

Dua të drejtën e tij, dua provat. Nuk di si vdiq. Qysh ndodhi. Pse iku aq papritur e nuk na zë shpirti vend sa të dimë çfarë ndodhi. Të zbardhet ngjarja.

Keni ndonjë dyshim në lidhje me ngjarjen?

Nuk kemi dyshim, por duam që shteti, njerëzit që kujdesen atje në paraburgim të na tregojnë çfarë ndodhi. Të hetohet ngjarja. Kaq duam.

Në paraburgim, si ishte gjendja e tij?

Nuk më kishte thënë gjë se si ishte atje gjendja. Unë i çoja ushqime, i hidhja lekë. Por tani, që kur nisi kjo pandemia, unë nuk shkoja fare se nuk na lejohej.

Ju besoni se është kjo një vetëvrasje apo keni dyshime të tjera?

Nuk e di, se ai nuk më linte pikë dyshimi. Edhe kur e takoja më thoshte "prit se do vij", asnjëherë s'më thoshte gjë më shumë. Prandaj më kanë lindur dyshime si vdiq.

 ??  ?? Viktima, Bilbil Zekaj
Viktima, Bilbil Zekaj
 ??  ?? Bashkëshor­tja e Bilbil Zekajt
Bashkëshor­tja e Bilbil Zekajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania