Panorama (Albania)

Mesatarja në mësuesi sipas VKM, fakultetet e UT: Mos na përfshini

-

Janë një listë programesh studimi në Universite­tin e Tiranës, që jo medoemos të çojnë drejt mësuesisë. E tillë, për shembull, mund të jetë Gjuha Ruse, që rrezikon të zhduket si profil për faktin që asnjë aplikant nuk plotëson dot pragun e notës mesatare të vendosur nga Këshilli i Ministrave në kuadër të rritjes së cilësisë së mësuesve që dalin nga universite­tet. E nisur përpara tri vitesh me 7, nota e diferencua­r këtë vit pritet të shkojë 8. Me këtë gjë, nuk pajtohen tri fakultete në Universite­tin e Tiranës, që shumicën e degëve e ofrojnë në profilet e mësuesisë dhe penalizohe­n pikërisht për shkak të pragut të VKM- së. Kështu, ata kanë vendosur t’i drejtojnë me një kërkesë Ministrisë së Arsimit, që përpara se të bëjë fakt të kryer vendimin për notën mesatare të përjashtoj­në degët, që nuk orientojnë drejt mësuesisë. “Në relacionet me argumentet përkatëse të paraqitura nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Fakulteti i Historisë dhe Filologjis­ë, Senati Akademik i UT në mbledhjen e datës 30.04.2020, vendosi të përcjellë në vëmendje të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në kuadër të përgatitje­s së projektven­dimit të Këshillit të Ministrave për kriterin e notës mesatare në pranimet në programet e studimit të ciklit të parë të studimeve, për vitin akademik 2020- 2021, mospërfshi­rjen e programeve të studimit të ciklit të parë bachelor, që zhvillohen në Universite­tin e Tiranës, me kriterin e notës mesatare të diferencua­r, pasi programet e studimit të ciklit të parë bachelor, që zhvillohen në Universite­tin e Tiranës, nuk janë në fushën e mësuesisë”, citohet në vendimin e Senatit Akademik, përcjellë ministrisë. Një kërkesë e tillë i është parashtrua­r që vitin e kaluar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Sakaq, Këshilli i Ministrave nuk ka ende një vendim për pragun minimal të studentëve, të cilët aplikojnë për profilet e mësuesisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania