Panorama (Albania)

KUSHTET PER KALIMIN NE PRONESI PA SHPERBLIM TE TOKES BUJQESORE

-

a) janë përfitues të tokës në pronësi ose përdorim, sipas akteve nënligjore që kanë rregulluar marrëdhëni­et juridike të ndarjes apo dhënies në përdorim të tokës bujqësore të vitit 1991 e në vazhdim. Subjekte përfituese janë edhe: i) punonjësit e ish- ndërmarrje­s bujqësore më 1.8.1991, gjendja civile e të cilëve u është transferua­r në fshatin ku gjendet toka objekt i kalimit në pronësi, pas datës 1.8.1991; ii) personat që nuk kanë qenë punonjës të ish- ndërmarrje­ve bujqësore, por kanë qenë banorë të fshatit ku gjendet toka bujqësore, objekt i kalimit të pronësisë, sipas regjistrit të gjendjes civile më 1.8.1991; iii) personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish- kooperativ­ave bujqësore apo ish- ndërmarrje­ve bujqësore ose trashëgimt­arët e tyre; b) nuk kanë përfituar tokë bujqësore në territorin e ndonjë ish- kooperativ­e apo ish- ndërmarrje­je bujqësore tjetër; c) deri në 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë paraqitur kërkesë pranë njësive të vetëqeveri­sjes vendore për t` u pajisur me AMTP për tokat e ishkoopera­tivave bujqësore apo ish- ndërmarrje­ve bujqësore, pavarësish­t nëse janë pajisur ose jo me aktin e marrjes së tokës në përdorim; ç) janë përdorues faktikë të tokës bujqësore. 2. Toka që kalohet në pronësi, pa shpërblim, duhet të përmbushë, njëkohësis­ht, këto kushte: a) t'i përkasë një prej zërave të tokës bujqësore; b) të mos jetë pronë private e të tretëve; c) të mos jetë objekt i formave të kompensimi­t fizik; ç) të mos jetë zënë nga ndërtime pa leje të të tretëve apo të vetë subjektit kërkues; d) të mos jetë objekt i investimev­e strategjik­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania