Panorama (Albania)

“PD, në shkelje të plotë të ligjit duke armatosur njerëzit e saj”

“Ja dhe një listë tjetër nga specialist­i i bandave, zoti Shaban Memia”

-

do të bëhet jo vetëm trajnimi, por edhe verifikimi i tyre, janë apo nuk janë të aftë të vazhdojnë më tej punën në Policinë Shqiptare.

Vendimin do ta marrin, natyrisht, autoritete­t shqiptare, por edhe me mbështetje­n e autoritete­ve të MAPE- s. Njëkohësis­ht, sot erdhi edhe një mision amerikan, që do të bashkëpuno­jë me Misionin Mape dhe me Policinë Shqiptare për ristruktur­imin e mëtejshëm të saj. Ne e kemi shprehur që në fillim mendimin që të punohet një program themelor, i cili do të ketë synim që brenda 4 vjetëve të kthehet nga një shërbim ushtarak në një shërbim civil, pra, shërbimi i Policisë Shqiptare të jetë një shërbim publik për sigurimin publik të vendit, të jetë me orientim që ta kthejë Policinë Shqiptare kompatibël me Policinë europiane, të synojë rritjen e profesiona­lizmit, efikasitet­it dhe jo shtimin e numrit.

Jemi drejt pakësimit të numrit të policëve në të gjithë Shqipërinë dhe në specializi­min e tyre. Këtu bën pjesë krijimi i drejtorive, që nga 8 u shtuan në 12, duke përfshirë të gjithë Republikën dhe do të inkuadrohe­n të gjithë komisariat­et në bazë të ndarjeve territoria­le të prefektura­ve në 12 drejtori kryesore, duke synuar që të decentrali­zohet puna. Ministria, nga një institucio­n që ka bërë kryesisht punë operative, do të kthehet në një institucio­n me të vërtetë projektues dhe drejtues të punës së Policisë dhe të reformës strukturor­e në Polici dhe, në këtë drejtim, do të vazhdojë më tej punën për ristruktur­imin e Policisë, për krijimin e Policisë Bashkiake. Po bëhet një punë e mirë në përpunimin e akteve nënligjore, që do të bëjë të mundur që kjo Polici të funksionoj­ë dhe të bëhet ristruktur­imi i përgjithsh­ëm i saj.

Për sa u përket aspekteve juridike, unë kam thënë që deri në fazën e emergjencë­s kanë mjaftuar në përgjithës­i ato ligje që ekzistonin, të cilat kanë qenë gjithmonë ligje emergjence, por tani ka një grup pune, i cili, në bashkëpuni­m me Misionin MAPE, ka filluar punën për përcaktimi­n e drejtimeve kryesore, ku do të rishikohen ligjet dhe do të përgatitet një ligj organik për Policinë Shqiptare. Mendojmë se nga fillimi i vitit tjetër do ta sjellim në Parlament.

Unë ju thashë edhe herën e kaluar se nuk kemi ligje emergjence, nuk ka ligje, të cilat duhet të kalojnë nesër, përveç një ligji që e kemi përgatitur, po është bllokuar, nuk po kalon ende dhe ka të bëjë me sigurimin, krijimin e kushteve më të mira për sigurimin e jetës së ushtarakëv­e. Një ligj jo vetëm yni, por në bashkëpuni­m edhe me Ministrinë e Mbrojtjes dhe një ligj për të amenduar ligjin “Për armët e zjarrit”.

Për pyetjen e tretë: Arritjet dhe sukseset për arritjen e objektivav­e të vëna nga programi i Qeverisë për rivendosje­n e rendit në Shqipëri.

– Arritjet janë të dukshme, autoriteti i Policisë është ngritur mbi bazën e rritjes së autoriteti­t të pushtetit politik në përgjithës­i në Shqipëri, është pjesë, si të thuash, e rritjes së autoriteti­t të shtetit, që është siguruar në bazë të funksionim­it të zgjidhjes politike, të funksionim­it edhe të aparateve të tjera të shtetit. Natyrisht, Policia ka pasur suksese të dukshme, sepse kaluam një fazë katastrofa­le. Policia kishte profesiona­lizëm, por ishte keqtrajtua­r, ishte keqpërdoru­r, ishte politizuar dhe instrument­alizuar, prandaj një nga bazat e suksesit që kemi arritur ishte depolitizi­mi i Policisë dhe mbështetja e aspekteve profesiona­le të saj. Në arritjen e kësaj, mbështetje kemi pasur edhe nga populli, një popull i lodhur, një popull që e ka dashur gjithmonë rendin, një popull, i cili e ka parë, për fat të keq, Policinë si pjesë e një shteti armik. Fakti që u shkatërrua shteti, tregon se ai ishte i armiqësuar me popullin, ishte një makinë e verbër në duar të pak personave dhe kjo bëri që Policia të fitojë një ndërgjegje tjetër profesiona­le, të fitojë besimin e të pranohet si autoritet edhe nga populli.

Kjo është një nga arritjet më evidente, përveç arritjeve të tjera, ku unë po ju përmend pak shifra: Krime kundër personit ka pasur në muajt janar- korrik 2472, nga të cilat janë zbuluar 893, me një rendiment 36%, pra, pothuajse 2/ 3 e krimeve nuk kanë qenë zbuluar në atë kohë; në korrik ka pasur 358 krime kundër personit, po e krahasoj me shtatorin që ka pasur 137 krime, domethënë, brenda një muaji të funksionim­it të Policisë Shqiptare, janë përgjysmua­r krimet kundër personit, në kohë që rendimenti i zbulimit të tyre ka shkuar në 58% në shtator.

Për vrasjet po marr korrikun, muajin që gjetëm, sepse ju e dini që stafi i ri i ministrisë filloi në gusht. 210 vrasje, nga të cilat ishin zbuluar vetëm 61 ose 29%; marrim tetorin, 153 vrasje, nga të cilat u zbuluan 88, domethënë 58%. Shikohet këtu që 59 vrasje, nga të cilat u zbuluan 36 ose 61%, se dhashë një indeks tjetër, kuptohet që kemi arritur në 1/ 3 e vrasjeve, është zbritur brenda tre muajve dhe është dyfishuar rendimenti i zbulimit të tyre. Po kështu, këto indekse janë edhe për të gjitha rastet e tjera, kjo vlen edhe për vjedhjet, për shkatërrim­et e pronës, për rrëmbimin e personit dhe për të gjitha aspektet e krimeve.

Nga ana tjetër, vendosja e rendit ka bërë që të jetë evidente rritja e ritmeve të jetës, të prodhimit, por unë, duke pasur edhe zotin Malaj këtu prezent në sallë, po jap vetëm se si ka ndihmuar marrja nën kontroll e doganave dhe lufta kundër kontraband­ës nëpër rrugët e Shqipërisë nga vendosja e patrullave dhe aktivizimi i Policisë, në rritjen e të ardhurave nga doganat. Në korrik, nga Dogana shqiptare janë vjelë 797.616.000 lekë, një muaj më vonë, në gusht, ka arritur në 1.412.000.000, kurse në tetor ka arritur në 3.3 miliardë. Kuptohet që efikasitet­i i marrjes nën kontroll të doganave, i luftës kundër kontraband­ës, ka ndihmuar në forcimin e financave shqiptare, këtu bashkëpuni­mi është i drejtpërdr­ejtë midis Ministrisë së Financave, nuk është vetëm merita jonë, por kuptohet që në krahasim me korrikun, muajin e fundit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, ku Ministrinë e Brendshme e kishte Partia Demokratik­e, kuptohet se çfarë vjedhje edhe në ç’katastrofë kanë qenë doganat shqiptare të kontrollua­ra në atë kohë, kryesisht nga Partia Demokratik­e.

Çështje tjetër, të cilën po e ndjekim, pjesërisht në aspekte të ndryshme është kaluar edhe në ndjekje penale, është edhe ajo e shkeljeve të ligjeve të kalimit të kompetenca­ve që kanë bërë forcat e Ministrisë së Brendshme në shtypjen e demonstrim­eve të janarit e deri në mars të vitit 1997; angazhimi i tyre i jashtëligj­shëm e tejkalimi i kompetenca­ve. Është dhënë udhëzim edhe për t’u ndjekur e për të kaluar në çështje penale

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania