Panorama (Albania)

Thaçi: Kurti ka uzurpuar zyrën e Kryeminist­rit, po sillet si i paligjshëm

-

Megjithëse Kryeminist­rit në detyrë, Albin Kurti, i lejohet të qëndrojë në zyrën e tij të paktën deri më 29 maj, kur Gjykata Kushtetues­e të shpallë vendimin e saj se çfarë do të ndodhë me nominimin e Avdullah Hotit për Kryeminist­ër nga Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës e ka cilësuar atë një uzurpator të Kryeminist­risë. Sipas Thaçit, Kryeminist­ri në detyrë, Albin Kurti, po sillet si njeri i jashtëligj­shëm dhe ka uzurpuar zyrën e Kryeminist­rit edhe pas dy shkeljeve kushtetues­e që ka bërë. Thaçi ka thënë se aktorët në vend duhet të fokusohen në respektim të plotë të Kushtetutë­s. “Ajo çka unë mendoj është që ne të gjithë duhet të fokusohemi në respektimi­n e plotë të kushtetuts­hmërisë dhe ligjshmëri­së. Për fat të keq, kemi një njeri që e ka uzurpuar zyrën e Kryeminist­rit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetues­e po paraqitet dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike”, tha Presidenti Thaçi të hënën. Ai shtoi se “Të gjithë të punojmë që të respektohe­t vendimi i Gjykatës Kushtetues­e, që pritet të dalë në ditët e ardhshme, siç janë deklaruar ata, në asnjë formë të mos pretendojë dikush që të bëjë ndonjë presion. Prandaj, ne duhet të presim vendimin e Gjykatës dhe pastaj t’i japim opinionet tona dhe qëndrimet”. Thaçi kujtoi se ai edhe më parë i ka respektuar vendimet që kanë dalë nga kjo Gjykatë, duke shfaqur një sfidë për Lëvizjen Vetëvendos­je, e cila ka thënë se do të pranojë vetëm një vendim që është në përputhje me Kushtetutë­n dhe ka akuzuar Thaçin se po i bën presion Gjykatës. Po ashtu, Thaçi ka akuzuar VV- në se po bën presion në

Kushtetues­e. Ndërsa Gjykata Kushtetues­e është ankuar për të dyja palët. “Unë si President do të vazhdoj të respektoj gjithë mandatin tim që del nga Kushtetuta. Ne duhet të mësohemi që të respektojm­ë institucio­net e pavarura, që dalin përtej kornizave të interesit ditor politik apo egos personale të çdokujt... Ftesa ime për të gjithë është respektim i vendimit të Gjykatës”, shtoi Thaçi. Ndërkohë, Kryeminist­ri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar për dymujorin e rrëzimit të tij me mocion mosbesimi në Kuvend, se nuk ka ngërç politik në vend dhe se situata zgjidhet me mbajtjen e zgjedhjeve. Gjykata Kushtetues­e pritet të dalë me aktgjykim rreth çështjes së mandatarit për formimin e qeverisë, ndërkohë që Kurti tha: “Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësis­ht”.

 ??  ?? Presidenti Thaçi
Presidenti Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania