Panorama (Albania)

Dueli në sulm, Haland më i mirë se Levandovsk­i

Polaku mbetet mbret në Bundesligë me statistika­t e tij

-

Sot, në orën 18: 30, Dortmundi do të presë në shtëpi Bajernin në një duel magjik për kampionati­n gjerman.

Por sfida pritet të jetë një luftë e vërtetë midis skuadrave, por edhe midis Erling Haland dhe Robert Levandovsk­it. Kush është sulmuesi më i mirë për momentin?

Dortmund- Bajern, një ndeshje me shumë superlativ­a. Jo vetëm për pozicionin në tabelë, por edhe për garën që do të zhvillohet në fushë mes lojtarëve. Dueli më interesant pritet të jetë ai mes Haland dhe Levës. 19- vjeçari që erdhi për 20 milionë euro nga Salcburgu kërkon të mposhtë 4 herë golashënue­sin më të mirë në Bundesligë. Polaku është më lart teknikisht dhe ka më shumë eksperienc­ë. Por djaloshi norvegjez ka një uri dhe një fuqi prej luftëtari nordik. Forca e Haland është te kundërsulm­et, aty ku ai ka shënuar 30 për qind të golave të tij, dukshëm më mirë se Leva që ka shënuar vetëm 4 për qind. Por kjo rrjedh nga një logjikë e pastër, pasi polaku rrallëherë është në një pozicion kundërsulm­i, me Bajernin që mbetet gjithmonë padron i fushës. Ajo që i bashkon të dy është zona e rreptësisë. Aty askush nuk fal dhe është zot. HALAND, MË I MIRË NË FAZËN E DYTË Dhe çfarë tregojnë numrat? Haland është në superformë. Vetëm 19 vjeç, ai është shndërruar në një nga lojtarët më të mirë të kampionati­t, duke lënë pas edhe Levandovsk­in. Norvegjezi ka shënuar 10 gola në 10 ndeshjet e fundit, duke u bërë sulmuesi absolut te Borusia.

Ajo që të bën një sulmues të mirë është pa dyshim efikasitet­i para portës. Në 13 goditje drejt portës, norvegjezi ka shënuar 10 herë, 59 për qind të gjuajtjeve kanë shkuar në rrjetë. Ndryshe nga polaku që ka shënuar vetëm në 27 për qind të mundësive të krijuara. Haland i ka shndërruar në gol të shtata rastet e pastra për shënim. Edhe në statistika­t për sa u përket minutave për gol, norvegjezi është superior. Numri 17 i verdhezinj­ve shënon çdo 69 minuta. Leva çdo 90 minuta. LEVA RUAN KURORËN

Edhe pse statistika­t flasin për norvegjezi­n, Levandovsk­i kryeson listën e golashënue­sve me 27 gola në sezon. 31- vjeçari është pranë rekordit personal për t'u shpallur tri herë radhazi golashënue­si më i mirë në kampionat. Vetëm Gerd Myler ka arritur deri tani të fitojë tri herë radhazi "Këpucën e Artë" në sezonet 1971- 1974. Për të arritur në nivelin e polakut, Halandit do t'i duhet ende shumë punë. 227 gola në 313 ndeshje është një shifër e madhe, e cila kërkon një perfeksion për t'u arrirë. Por sot, në fushën blertë të "Signal Iduna Park", projektorë­t do të drejtohen nga Haland dhe Levandovsk­i, të cilët me golat e tyre priten të mos zhgënjejnë miliona tifozë që do të ndjekin ndeshjen nga ekrani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania