Panorama (Albania)

Trajneri Flik: Titulli kalon nga Borusia

-

Bajerni i Mynihut po përgatitet për një duel të rëndësishë­m me Borusian e Dortmundit. Sfida që do të luhet sot në orën 18: 30 në "Signal Iduna Park" ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave në mbarë botën. Trajneri bavarez, Hansi Flik, u shpreh se skuadra e tij është gati për të bërë hapin e madh drejt titullit, edhe pse më parë duhet të mundë një skuadër të fortë si verdhezinj­të. Është kjo ndeshja për titull? Jo, pas kësaj ndeshjeje do të luajmë edhe disa takime të tjera. Është e rëndësishm­e të tregojmë se duam të fitojmë titullin. Do të jetë një luftë deri në fund.

Ndryshe nga sfida me Unionin, ndaj Frankfurti­t u pa një Bajern tjetër, çfarë ndryshoi?

Në Berlin na mungoi shpejtësia në lëvizje, në ndeshjen e fundit këtë arritëm ta korrigjoni­m duke bërë një ndeshje të mirë. Por nuk mund të them se jam plotësisht i kënaqur me atë çfarë u dha në fushën e lojës. Mund të kishim bërë më mirë, edhe pse rezultati i mbylli të gjitha.

Të rikthehemi te ndeshja me Borusian, sa u druheni verdhezinj­ve?

Ata kanë blerë dy lojtarë të rëndësishë­m në merkaton e janarit duke u forcuar shumë. Ecuria pozitive po tregon se sa seriozisht e kanë për të fituar titullin. Xhan dhe Haland janë dy nga lojtarët më të mirë në botë. Këtë e kanë treguar dhe në skuadrat e mëparshme. Duhet të bëjmë kujdes, pasi ata mund të na vënë në vështirësi. Do të jetë një ndeshje e madhe, për këtë nuk kam asnjë dyshim. Haland apo Leva? Është ende herët për të bërë krahasime të tilla. Robert ka vite që luan në nivele të mëdha dhe cilësitë e tij tashmë njihen nga të gjithë. Erling në krahun tjetër ka ende shumë për të dhënë dhe për të na treguar se sa vlen. Edhe pse për mendimin tim, është ai një nga lojtarët më të talentuar në botë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania