Panorama (Albania)

Favre: Bajerni vlen vetëm tri pikë

-

Trajneri i Borusias së Dortmundit ka vetëm një shqetësim në prag të përballjes me Bajernin e Mynhiut: mungesat. Kujtojmë se për verdhezinj­të do të mungojë kapiteni Marko Rojs, i cili me shumë mundësi do të rikthehet në fushë sezonin e ardhshëm. Aksel Vitsel është një tjetër lojtar që pritet të mungojë, edhe pse Favre shpreson që ai të jetë i gatshëm për sot. "Do të isha më i qetë nëse skuadra do të ishte e plotë. Në sfida të tilla, lojtarë me eksperienc­ë janë ata që duhen në skuadër. Shpresoj që Aksel të stërvitet sot ( dje) dhe të jetë i gatshëm ndaj kampionëve të Gjermanisë", tha Favre. I pyetur se si e parashikon sfidën me bavarezët, zvicerani u përgjigj: "Është e vështirë të parashikos­h se si do të përfundojë ndeshja. Ne duam të fitojmë me çdo kusht për të shpresuar deri në fund. Bajerni është më i avantazhua­r, pasi vjen në Dortmund me një diferencë prej katër pikësh, presioni është vetëm mbi ne. Jam i sigurt se lojtarët do të japin gjithçka për të dalë nga fusha me tri pikë. Tifozët? Në ndeshje të tilla do të ishin një plus për ne. Na mungon shumë lojtari i 12- të. Shpresoj që të fitojmë edhe për ta, ata më shumë se kushdo tjetër e ndiejnë këtë ndeshje". Trajneri i Borusias është i bindur se ky nuk do të jetë treni i fundit për titullin kampion, edhe nëse skuadra e tij nuk do të arrijë të fitojë sot. "Janë edhe shumë ndeshje për t'u luajtur, duhet të besojmë deri në fund. T'i marrim ndeshjet një nga një dhe të mos i shohim rivalët. Ndeshja me Bajernin nesër ( sot) vlen njësoj sa të tjerat, 3 pikë. Le të mendojmë vetëm për këtë për momentin". PA KAPITENIN Marko Rojs është duke u stërvitur veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës. Shanset që ai të jetë në fushë ndaj Bajernit janë zero. "Marko ka qenë i pafat për sa u përket dëmtimeve gjatë këtij sezoni. Ai është shumë i rëndësishë­m për skuadrën tonë. Nëse fitojmë, një meritë të veçantë ka edhe ai", përfundoi Lysien Favre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania