Panorama (Albania)

“Shembja e Teatrit, porosi e lobit serb”, Meta tregon SMS e diplomatit për Ramën: Nga sot do jem si President danez

PRESIDENTI NXJERR LETRAT E AKUZON FORT SHBA DHE BE: E VERTETA E PLANIT ME 14 PIKA DHE TERHEQJA NGA “NEGOCIMI” MES PALEVE POLITIKE

-

Një ditë pasi Gjykata vendosi të lërë në fuqi pezullimin e anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, është zbardhur edhe dosja hetimore që hedh dritë për gjithë procesin, nga shprehja e interesit për t’u bërë pjesë e kësaj trupe, tek intervista para Komisionit Ad Hoc në Kuvend, e deri te nisja e hetimeve të SPAK.

Në dokumentet zyrtare të siguruara nga “News 24” zbardhet hap pas hapi çdo detaj nga hetimet e SPAK, ku hidhet dritë mbi faktin penal që rëndon ndaj Dacit, pezullimi i të cilit tashmë e ka ulur ndjeshëm besueshmër­inë tek institucio­ni i vetingut, i cili vendos për fatin e njerëzve të drejtësisë. Në bazë të hetimeve të kryera nga SPAK rezulton që Daci të ketë gënjyer edhe në CV e dërguar tek Avokati i Popullit, edhe në intervistë­n para Komisionit Parlamenta­r AD Hoc.

APLIKIMI PËR NË KPA

Me vendimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nr. 82/ 2017, datë 10 qershor 2017, botuar në Fletoren Zyrtare, shtetasi Luan Daci është zgjedhur gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Më datë 3 shkurt 2017, Luan Daci ka paraqitur kërkesë drejtuar institucio­nit të Avokatit të Popullit dhe ka aplikuar për t’u emëruar në vendin vakant: gjyqtar i Kolegjit të Apelimit; anëtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it; Komisioner Publik. Kjo kërkesë për aplikim është paraqitur në dy kopje, një kopje në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën angleze të nënshkruar­a prej tij. Në dokumentac­ionin bashkëlidh­ur kërkesës për aplikim, aplikuesi ka paraqitur edhe një CV, në të cilën, midis së tjerave, është përshkruar se ka ushtruar kurse në Shkollën e Magjistrat­urës në periudhën 1995- 1996 dhe më pas është titulluar avokat. Në CV- në e paraqitur, Luan Daci nuk ka përshkruar faktin se ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Tiranës. Në seancën dëgjimore të datës 2 qershor 2017, të zhvilluar nga Komisioni Ad Hoc i Kuvendit me gjashtë anëtarë, për përzgjedhj­en e kandidatëv­e për krijimin e institucio­neve të rivlerësim­it, Luan Daci është pyetur nëse ka punuar para vitit 2000 dhe ai është përgjigjur se ka punuar gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Pyetjes së komisionit se sa vjet ka punuar si gjyqtar dhe pse është larguar nga funksioni, Luan Daci është përgjigjur : “Kam filluar në shtator të 1993. Fillimisht si ndihmësgjy­qtar, kur kemi dhënë diplomën përpara komisionit shtetëror, dy ditë pas dhënies së diplomës, jam emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, madje jam emëruar dhe zëvendëskr­yetar… Deri në 24 dhjetor 1997, unë kam qenë gjyqtar në Gjykatën e Tiranës”. Ndërsa pyetjes tjetër nga anëtari i Komisionit nëse në vitin 1997 është larguar, ka ikur apo e kanë hequr, Daci i është përgjigjur: “Unë kam ikur me dorëheqje, sepse nuk na lejuan të regjistroh­eshim”.

KALLËZIMI PENAL DHE HETIMI NGA SPAK

Më datë 17 janar 2020, në Prokurorin­ë e Posaçme është paraqitur një kallëzim penal ndaj Luan Dacit. Sipas kallëzuesi­t, në dokumentac­ionin zyrtar të marrë nga Kuvendi, rezulton se Luan Daci ka bërë një kërkesë drejtuar institucio­nit të Avokatit të Popullit me objekt: “Aplikimin, emërimin e kërkuesit në vende vakante të shpallura në bazë të ligjit 84/ 2016, në faqen e dytë të së cilës ka deklaruar se ‘ ndaj meje nuk është marrë masa disiplinor­e e largimit nga puna, ose ndonjë masë tjetër disiplinor­e që është ende në fuqi, sipas legjislaci­onit në momentin e aplikimit’. Ky deklarim që është bërë nga Luan Daci, në një dokument zyrtar drejtuar Avokatit të Popullit, sipas kallëzuesi­t, provohet të jetë i pavërtetë, pasi me vendimin nr. 6 datë 24.12.1997 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ai është shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e kallëzimit penal nr. 36, datë 27 janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprën penale të ‘ falsifikim­it të dokumentev­e’. Kallëzimi penal i depozituar kundër Luan Dacit ka pasur të bashkëlidh­ur dokumentac­ionin e marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, ku përfshihej dosja personale e këtij shtetasi, paraqitur prej tij pranë zyrës së Avokatit të Popullit, kopje e procesverb­alit të seancës dëgjimore të Luan Dacit në Komisionin Ad Hoc; shkresë marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ku përfshihej edhe vendimi nr. 6, datë 24 dhjetor 1997, i Këshillit të Lartë të Drejtësisë; procesverb­al i mbledhjes së

Këshillit të Lartë të Drejtësisë, datë 18 nëntor 2016, kopje e kërkesës së Luan Daci, datë 14 nëntor 2016. Më 28 janar 2020, SPAK kërkoi nga Kuvendi të dhëna në lidhje me shtetasin Luan Daci. Dokumentac­ioni iu vu në dispozicio­n me shkresën nr. 359, datë 30 janar 2020. Nga ky dokumentac­ion rezultoi: Dosja personale e Luan Dacit, paraqitur pranë Avokatit të Popullit, në të cilën gjendej ndër të tjera edhe kërkesa e tij për t’u emëruar në vendet vakante të institucio­neve të rivlerësim­it, ku ai paraqet përvojën e tij si jurist, por edhe mohon lidhjet me partitë politike në 10 vitet e fundit si dhe ish- Sigurimin e Shtetit gjatë komunizmit.

REAGIMI I GJYQTARIT

Në përgjigjen për SPAK, Daci ka ndryshuar qëndrim, duke mohuar që të ketë falsifikim në dokumentet që ai ka dorëzuar në momentin kur ka aplikuar për pozicionin e gjyqtarit të KPA. “Unë, si aplikues për emërim, nuk kam paraqitur dhe nuk kam bërë asnjë formular të falsifikua­r, qoftë nga ana ime, qoftë nga institucio­net nga ku unë kam dokumentet. Kallëzuesi konteston CV, kjo CV që unë kam dorëzuar tek Avokati i Popullit me procesverb­al nuk ka asnjë rrethanë apo fakt të rremë dhe asnjë dokument të falsifikua­r. Lidhur me pretendimi­n e kallëzuesi­t për masën disiplinor­e të shkarkimit nga detyra, dua të sqaroj se nuk është e vërtetë që unë kam pasur detyrim ligjor, e formalizua­r me ndonjë formular për të dhënë përgjigje për shkaqet e largimit të personit tim në 1997”, ka thënë Daci.

 ??  ?? PRESIDENTI META
PRESIDENTI META
 ??  ?? GJATE SHEMBJES SE TEATRIT KOMBETAR
GJATE SHEMBJES SE TEATRIT KOMBETAR
 ??  ?? Luan Daci, gjyqtar i KPA
Luan Daci, gjyqtar i KPA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania