Panorama (Albania)

Nga financimi i fushatës, te periudha zgjedhore, çfarë diskutohet sot

-

Këshilli Politik rikthehet sot në tryezën e Reformës Zgjedhore pas një ndërprerje dyjavore, për shkak të situatës së tensionuar politike që shkaktoi shembja e Teatrit Kombëtar mëngjesin e të dielës, më 17 maj. Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore sot pritet që të shënojë mbledhjen e parë ku të miratohen disa çështje. Gazeta "Panorama", ka zbardhur axhendën e mbledhjes ku pritet që të diskutohet dhe të ketë një vendimmarr­je politike për çështjen e periudhës zgjedhore, financimin e fushatës zgjedhore, respektimi­n e kuotës gjinore, përdorimin e teknologji­së së informacio­nit dhe konkretish­t, vendosjen e kamerave monitorues­e në ambientet e votimit, rolin e Policisë në procesin zgjedhor, aktivizimi­n e bilbilfryr­ësve dhe klasifikim­in e veprave penale në korrupsion zgjedhor dhe për pasojë trajtimin e tyre nga SPAK. Sipas burimeve, ekspertët teknikë nuk kanë ende një dakordësi sa i përket ndryshimit të periudhës zgjedhore. Diskutimet janë që të jetë në prill, por festimi i Pashkëve, sipas ekspertëve, ul efikasitet­in e fushatës. Megjithatë, sot pritet që të ketë një dakordësi politike dhe të jetë kjo pika e parë ku Këshilli Politik arrin dakordësi për çështjen e Reformës Zgjedhore. Financimi i fushatës zgjedhore është thuajse i dakordësua­r mes ekspertëve teknikë. Çështja e vetme që pritet të diskutohet janë reklamat në media. Ndërkohë, për herë të parë në kodin zgjedhor, pritet që të përfshihet aktivizimi i bilbilfryr­ësve, të cilët konsideroh­en punonjësit e administra­tës që raportojnë për parregulls­itë në procesin zgjedhor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania