Panorama (Albania)

ONM tregon pse i “kaloi” Daci filtrat e hetimit dhe mbron vendimet e tij të vetingut si “kolegjiale”

PSE KA NGECUR REFORMA TEK ANETARI I GJYKATES SE LARTE DHE KUSHTETUES­JA

-

Në një reagim pas pezullimit të anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t ( ONM) ka theksuar se në dokumentac­ionin dhe jetëshkrim­in e dorëzuar nga aplikanti në vitin 2017 dhe që u është vënë në dispozicio­n vëzhguesve në atë kohë, kishte vetëm referenca për përvojën e tij profesiona­le si avokat. OMN theksoi se në dokumentet e dorëzuara nga Daci nuk kishte të dhëna për mandatin e tij të mëparshëm si gjyqtar. Në reagimin e shpërndarë për mediat, OMN thotë se vendimet e marra nga organet e vetingut janë pjesë e një trupe kolegjiale, duke lënë të nënkuptuar se edhe vendimet që ka marrë KPA, pjesë e së cilës është edhe Luan Daci, qëndrojnë. “Kundër z. Daci janë ngritur akuza në vëmendjen e vëzhguesve ndërkombët­arë. Ndërsa faktet i paraprinë fillimit të procesit të vetingut, vëzhguesit, sipas parashikim­eve të ligjit të vetingut, nuk ishin kompetentë për të ndërmarrë veprime nga pikëpamja disiplinor­e. Mekanizmi disiplinor i parashikua­r në ligjin e vetingut zbatohet për sjelljen e anëtarëve të institucio­neve të vetingut që nga momenti i emërimit të tyre në detyrë e tutje. Sidoqoftë, ONM- ja sinjalizoi se për të vlerësuar lidhjen kriminale, personat që i paraqesin këto akuza duhet t’u drejtohesh­in autoritete­ve gjyqësore kompetente në Shqipëri, ashtu siç edhe ndodhi. Ne konstatojm­ë se puna e Dhomës së Apelit ka qenë tërësore në thelb. Vendimet e marra nga Dhoma e Apelit janë miratuar në bazë të një mekanizmi kolegjial të vendimmarr­jes, nga një kolegj apeli i përbërë nga pesë anëtarë dhe për këtë arsye, jo i varur nga një individ i vetëm”, theksohet në reagimin e ONM- së. Ndërsa sa i përket çështjes se si nuk u vërejtën këto çështje për të cilat akuzohet zoti Daci, ONM nënvizon se në dokumentet e shqyrtuara prej tyre mungonte kjo periudhë kohore, kur ai kishte qenë gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. “Ligji i vetingut dhe Kushtetuta shqiptare i atribuojnë një rol specifik monitorimi ONM- së në procesin përpara formimit të institucio­neve të vetingut. Vëzhguesit e ONMsë kishin një periudhë prej katërmbëdh­jetë ditësh për të shqyrtuar të gjithë dokumentac­ionin e paraqitur nga kandidatët dhe më pas nxorën vlerësimin dhe rekomandim­et e tyre të arsyetuara ( sipas nenit 7, paragrafi 7 i ligjit 84/ 2016). Siç thuhet në secilin parashtrim para Parlamenti­t shqiptar si autoriteti emërues, vlerësimi dhe rekomandim­et e arsyetuara të nxjerra për aplikantët u hartuan në bazë të njohurive më të mira të vëzhguesve, si dhe mbi bazën e informacio­nit të vënë në dispozicio­n brenda afatit të rreptë të parashikua­r me ligj. Për çështjen specifike që lidhet me mosveprimi­n e pretenduar të z. Daci për t’iu nënshtruar një veprimi disiplinor gjatë kohës që shërbente si gjyqtar, ONM- ja vëren se në dokumentac­ionin dhe jetëshkrim­in e dorëzuar nga aplikanti në vitin 2017 dhe që u është vënë në dispozicio­n vëzhguesve në atë kohë, kishte vetëm referencë për përvojën e tij profesiona­le si avokat dhe nuk kishte të dhëna për mandatin e tij të mëparshëm si gjyqtar”, thuhet më tej në reagimin e ONM- së.

Vendimet e marra nga Dhoma e Apelit janë miratuar në bazë të një mekanizmi kolegjial të vendimmarr­jes, nga një kolegj apeli i përbërë nga pesë anëtarë dhe për këtë arsye, jo i varur nga një individ i vetëm

 ??  ?? Luan Daci
Luan Daci
 ??  ?? Përfaqësue­sit e ONM
Përfaqësue­sit e ONM
 ??  ?? Vëzhguesit e ONM
Vëzhguesit e ONM

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania