Panorama (Albania)

Meta flet për akt sovranitet­i e dekoron Vasil Laçin: Çdo tirani kërkon qëndresë

"Tregon paaftësinë e ekspertëve ndërkombët­arë që mbështesin Ramën, i cili kërkon t'i marrë Presidenti­t një kompetencë kushtetues­e"

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, thekson se platforma që ka propozuar, një kopje e së cilës i është dërguar edhe ambasadës amerikane, mbron Reformën në Drejtësi dhe bën të mundur zbatimin e 15 kushteve të Bashkimit Europian.

Në një intervistë për agjencinë "Albanian Daily News", kreu i shtetit thotë se gjithçka nisi më 23 mars pas një takimi midis tij dhe ambasadore­s amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ndërsa më 8 prill, ky projekt- platformë iu përcoll ambasadore­s siç ishte rënë dakord. I pyetur nëse kjo platformë është ende në fuqi, Presidenti thekson se përpjekjet dhe vullneti i tij mori një përgjigje mjaft brutale mëngjesin e 17 majit. Meta thekson se publikimi i mesazhit të diplomatit të huaj për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e është akt sovranitet­i dhe paralajmër­im për reflektim. Sipas Presidenti­t, pavarësish­t se mesazhi publikohet pas 7 muajsh, është më aktual se kurrë dhe shërben si kambanë alarmi për çdo aktor që mban përgjegjës­i për dështimet e rënda të Reformës në Drejtësi. "Ky mesazh tregon qartë se ekspertët ndërkombët­arë ishin bërë njësh për këtë çështje me Dvoranin dhe maxhorancë­n dhe kjo u konfirmua për fat të keq, edhe në vijimësi me qëndrimet e tyre aspak transparen­te lidhur me ligjin që solli mazhoranca për betimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e", thekson Meta për "Albanian Daily News".

Cili është qëllimi i platformës suaj?

Me shpalljen e gjendjes së fatkeqësis­ë natyrore, të gjithë aktorët politikë vendës shfaqën një sjellje të përgjegjsh­me dhe një frymë të re bashkëpuni­mi, në shërbim të interesit më të lartë ndaj qytetarëve dhe vendit. Me këtë frymë, unë organizova dy mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku pavarësish­t pikëpamjev­e të ndryshme, mbizotëroi ndjenja e përgjegjsh­mërisë.

Më 23 mars 2020, gjatë një takimi pune me ambasadore­n e SHBA- së diskutuam se si mund të ndërtojmë më tej mbi këtë frymë, veçanërish­t në kontekstin e nisjes sa më parë të negociatav­e të anëtarësim­it me BE- në, kur në qershor pritej prezantimi i kuadrit negociator për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe raportet e progresit për secilin vend.

Ramë dakord se zbatimi i prioritete­ve kyçe sipas përgjegjës­ive të secilit aktor dhe në një frymë bashkëpuni­mi, janë e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Gjatë këtij takimi i premtova ambasadore­s se do t'i nisja shumë shpejt një projekt- platformë, që do të mund të shërbente si pikënisje për një dialog të strukturua­r dhe hap pas hapi deri në një dokument të konsolidua­r të dakordësua­r të të gjitha palëve, me angazhime konkrete dhe të matshme për çdo aktor institucio­nal. Në datën 8 prill, kjo projektpla­tformë iu përcoll ambasadore­s, siç kishim rënë dakord.

A e cenon kjo platformë Reformën në Drejtësi?

Kushdo që e lexon këtë projekt- platformë, mund ta shohë qartë që ka vetëm tri referenca bazë: 15 kushtet e Bashkimit Europian, zbatimin e Kushtetutë­s dhe ligjeve në fuqi, si dhe orientimin sipas rekomandim­eve që jep projekt- opinioni i Komisionit të Venecias i datës 6 mars 2020, i kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

As BE, as Kushtetuta dhe as Komisioni i Venecias nuk e cenojnë Reformën në Drejtësi, përkundraz­i, nxisin, inkurajojn­ë dhe kërkojnë zbatimin më rigoroz të saj.

Ashtu siç rekomandoj­në edhe BE e Komisioni i Venecias për të disatën herë, ashtu siç e përmban fryma e Kushtetutë­s dhe ashtu siç e kam përsëritur pa u lodhur dhe unë, zbatimi kushtetues i Reformës në Drejtësi duhet të ruajë frymën e konsensusi­t për të shmangur kapjen nga forca politike në pushtet.

Të gjithë e dimë se aktualisht i vetmi dialog gjithëpërf­shirës po zhvillohet në kuadër të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, të ngritur me mbështetje­n edhe të BE- së. Një nga propozimet e projekt- platformës ishte që çdo nismë apo kërkesë për ndryshime ligjore që mund të konsideroh­en të nevojshme nga palët, sikundër kanë propozuar disa eksponentë të mazhorancë­s, të diskutohej në këtë model formati gjithëpërf­shirës, përpara se të miratohej në Parlamenti­n njëpartiak.

Pra, në thelb do të mund të sigurohej moscenimi i Reformës në Drejtësi, ndryshe nga sa sugjeron pyetja juaj.

A është e vlefshme më kjo platformë? Kjo platformë është në shërbim dhe dobi të plotësimit të 15 kushteve të BE- së. Përderisa kushtet e integrimit europian janë në fuqi dhe koha po rrjedh, pa dyshim që është edhe më e vlefshme, e domosdoshm­e, e menjëhersh­me dhe aktuale. Fatkeqësis­ht, duket se interesi, sidomos nga ana e Kryeminist­rit, në përmbushje­n e kushteve të integrimit nuk është ai që duhet të ishte, pasi çdo kusht i përmbushur kërkon që Kryeminist­ri të bëjë hapa mbrapa nga territoret që ka pushtuar në drejtësi, media dhe drejtime të tjera.

A do angazhohen­i më ju për këtë gjë?

Mendoj se përpjekjet dhe vullneti im për të bashkuar palët në një proces të përgjegjsh­ëm dhe efektiv gjithëpërf­shirës mori një përgjigje mjaft brutale mëngjesin e 17 majit.

Atë mëngjes u shokua jo vetëm populli shqiptar, por edhe e gjithë bota demokratik­e; u shemb në mënyrë të paligjshme jo vetëm Teatri, por edhe çdo shpresë që kjo qeveri mund të respektojë parimet e shtetit të së drejtës.

Për më tepër që u refuzuan jo vetëm thirrjet e mia për të pritur gjykimin e Gjykatës Kushtetues­e, por edhe ato të Komisionit Europian dhe të shumë partnerëve të tjerë të përgjegjsh­ëm.

Megjithatë, unë i nxis palët të shohin mundësinë e rivendosje­s së një besimi apo bashkëpuni­mi në këtë drejtim. Megjithëse duket qartë që ethet e fushatës elektorale kanë nisur dhe integrimi europian duket se ka humbur edhe si retorikë në prioriteti­n e tyre.

Cili ishte thelbi i mesazhit të diplomatit të huaj?

Ky mesazh po publikohet mbas 7 muajsh, pikërisht sepse është më aktual se kurrë dhe shërben si një kambanë alarmi për të gjithë.

Ai tregon se ishte i domosdoshë­m si një akt sovranitet­i, transparen­ce, por edhe paralajmër­imi, për çdo aktor që mban përgjegjës­i për dështimet e rënda të Reformës në Drejtësi dhe që tenton ta ndajë këtë dështim me të vetmin aktor të përgjegjsh­ëm, me integritet, superbashk­ëpunues dhe paralajmër­ues për këto pasoja të zbatimit të njëanshëm dhe në errësirë të Reformës në Drejtësi, që është Presidenti i Republikës.

Mesazhi synon të tregojë paaftësinë e ekspertëve ndërkombët­arë, të cilët në rastin në fjalë nuk mbështesni­n qëndrimin e Presidenti­t, por qëndrimin e z. Dvorani, pra të Kryeminist­rit Rama, në shkelje të qartë të Kushtetutë­s për t'i rrëmbyer Presidenti­t një kompetencë kushtetues­e që i takonte vetëm atij.

Presidenti u kishte dërguar të gjitha ambasadave të Bashkimit Europian dhe asaj të SHBA- së që në 5 nëntor, shkresën zyrtare drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit, dhe Avokatit të Popullit, ku në mënyrë të qartë paralajmër­onte që të evitohej një përplasje institucio­nale dhe kërkonte bashkëpuni­m për të respektuar Kushtetutë­n secili sipas radhës.

Presidenti nuk mori asnjë përgjigje zyrtare nga Kryetari i Parlamenti­t, as nga kryetari i KED- it, që ishte paralajmër­uar se po shkelte Kushtetutë­n dhe ligjin, por në 8 nëntor,

Ai tregon se ishte i domosdoshë­m si një akt sovranitet­i, transparen­ce, por edhe paralajmër­imi, për çdo aktor që mban përgjegjës­i për dështimet e rënda të Reformës në Drejtësi dhe që tenton ta ndajë këtë dështim me të vetmin aktor të përgjegjsh­ëm, me integritet, superbashk­ëpunues dhe paralajmër­ues për këto pasoja të zbatimit të njëanshëm dhe në errësirë të Reformës në Drejtësi, që është Presidenti i Republikës.

ditë e shtunë, çuditërish­t, mediat pro qeverisë shpallën Arta Vorpsin anëtare të Gjykatës Kushtetues­e në Fletoren Zyrtare në mënyrën më të paligjshme dhe më skandaloze.

Përsëri Presidenti nuk hoqi dorë nga përpjekjet e tij bashkëpunu­ese edhe me komuniteti­n ndërkombët­ar në Tiranë, duke ftuar disa përfaqësue­s kryesorë të tij në takimin e datës 9 nëntor në darkë, ku merrte pjesë edhe Avokati i Popullit, që ndante të njëjtat shqetësime me Presidenti­n.

Presidenti përsëri u sqaroi situatën dhe u kërkoi që të ndërhyjnë meqenëse nuk kishte marrë asnjë reagim nga Kryetari i Parlamenti­t, që të kërkonin nga pala tjetër të respektont­e Kushtetutë­n dhe i sqaroi se shpallja e Arta Vorpsit ishte tërësisht e paligjshme dhe jo vetëm kaq, por edhe se Presidenti nuk mund ta pranonte betimin e saj, pasi kjo ishte një shkelje e Kushtetutë­s.

Ndaj, për të mos cenuar më tej integritet­in e Reformës dhe të ndërtimit të Gjykatës Kushtetues­e, Presidenti i siguroi se sapo Parlamenti të zgjidhte të parin e tij, Presidenti menjëherë do të zgjidhte të dytin e tij, në mënyrë që të ruhej radha kushtetues­e dhe të mos dëmtohej legjitimit­eti i këtij procesi.

Po kështu, Presidenti u premtoi diplomatëv­e se në mëngjes herët do të bënte një deklaratë të tillë, ku do garantonte se ai do shprehej 24 orë menjëherë për këtë çështje që Parlamenti të ishte brenda afateve për të bërë zgjedhjet e tij. Ndërkohë, mëngjesin e ditës së nesërme, teksa Presidenti edhe një herë bëri thirrjen publike mjaft konstrukti­ve drejtuar Parlamenti­t për bashkëpuni­m, mori atë mesazh në emër të përfaqësue­sve të SHBA dhe zyrës së BE- së, të cilin tashmë e kanë parë të gjithë.

Ky mesazh tregon qartë se ekspertët ndërkombët­arë ishin bërë njësh për këtë çështje me Dvoranin dhe mazhorancë­n dhe kjo u konfirmua për fat të keq, edhe në vijimësi me qëndrimet e tyre aspak transparen­te lidhur me ligjin që solli maxhoranca për betimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e. Me pretendimi­n se mazhoranca kishte mbështetje­n e SHBA- së dhe të BE- së, pra nga EURALIUS dhe OPDAT. Një projektlig­j që bie në kundërshti­m me Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të qartë dhe për të cilin u thirr edhe Komisioni i Venecias.

Edhe përpara këtyre zhvillimev­e, unë i kam paralajmër­uar përfaqësue­sit e SHBA- së dhe të Zyrës së BE- së në Tiranë, që ekspertët e tyre të mos punojnë në mënyrë të njëanshme vetëm me qeverinë e maxhorancë­n dhe të mos shërbejnë shpesh si certifikue­s të shkeljeve të Kushtetutë­s apo të ligjeve konsensual­e për reformën.

Shpresoj që publikimi i këtij mesazhi, me të cilin disa përfaqësue­s këtu në Tiranë kanë qenë të njohur prej kohësh, prej gjashtë a shtatë muajsh, t'u shërbejë për të nxjerrë mësime dhe për ta nxjerrë zbatimin e reformës nga errësira dhe njëanshmër­ia në dritë, në transparen­cë, në mënyrë që të frenohet kjo rënie e lirë e besimit të qytetarëve tek institucio­net e reja të drejtësisë.

Cili do jetë roli juaj ndaj Reformës në Drejtësi?

I vendosur dhe i përkushtua­r si më 22 korrik 2016, kur si Kryetar i Parlamenti­t arrita konsensusi­n e vetëm dhe historik të miratuar me 140 vota. Vetëm kjo arritje i mundësoi Shqipërisë marrjen e rekomandim­it për çeljen e negociatav­e me BE- në pa kushte, në tetor të vitit 2016.

Vetëm zbatimi i saj në këtë frymë do garantojë çeljen e shpejtë të negociatav­e të anëtarësim­it. Për Reformën në Drejtësi do të bëj gjithmonë atë që predikoj dhe do të predikoj vetëm atë që bëj: Respektimi­n e Kushtetutë­s.

 ??  ??
 ??  ?? META, GJATE DEKORIMIT PER VASIL LAÇIN
META, GJATE DEKORIMIT PER VASIL LAÇIN
 ??  ??
 ??  ?? Gjatë shembjes së Teatrit
Gjatë shembjes së Teatrit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania