Panorama (Albania)

“Qiej të Hapur”

- LEONARD DEMI

Më22 maj, Shtetet e Bash kuara vendosën të tërhiqen nga Traktati i Qiejve të Hapur si përgjigje ndaj shkeljeve të vazhdueshm­e...

të Rusisë dhe në këtëshkrim do të përpiqem të bëj të njohur për publikun e interesuar se ç’ngërthen ky traktat, rëndësinë e tij dhe pasojat që mund të ketë për paqen dhe sigurinë.

1. TRAKTATI

Më 21 korrik 1955, në Samitin e Gjenevës, Presidenti amerikan, Duajt D. Ajzenauer, i propozoi Kryeminist­rit të Britanisë së Madhe, Enthoni Idwn ( Anthony Eden), Kryeminist­rit të Francës, Edgar For ( Edgar Faure) dhe Kryeminist­rit të Bashkimit Sovjetik, Nikolai Bulganin ( i cili përfaqëson­te Sekretarin e Parë të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov) konceptin e tij mbi “Qiejt e Hapur”.

Në thelb, koncepti i Presidenti­t Ajzenauer ftonte Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik të shkëmbenin harta, ku të tregohej vendndodhj­a e saktë e çdo baze ushtarake në vendet respektive. Kësisoj, të dy vendet mund të kryenin fluturime vëzhguese mbi bazat ushtarake për t’u siguruar nëse vendi tjetër i zbatonte marrëveshj­et mbi kontrollin e armatimeve.

Sovjetikët e kundërshtu­an këtë propozim. Ideja që aeroplanët amerikanë do të vëzhgonin bazat e tyre ushtarake, ishte e paimagjinu­eshme.

Tridhjetek­atër vjet më vonë, më 1989, Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe ish- drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjen­cës – CIA, Xhorxh Bush ( George H. W. Bush), vendosi ta negociojë këtë Traktat si mjet për të krijuar besim dhe siguri midis Organizatë­s së Traktatit të Atlantikut të Veriut ( NATO) dhe Traktatit të Varshavës. Pas përfundimi­t të negociatav­e, Traktati Qiejt e Hapur u nënshkrua më 24 mars 1992 në Helsinki dhe hyri në fuqi më 2 janar 2002.

2. DOBIA, ASPEKTE POLITIKE DHE TË MARRËDHËNI­EVE NDËRKOMBËT­ARE

“Qiejt e Hapur” është një koncept i thjeshtë, i cili i jep mundësi çdo vendi anëtar të bëjë fluturime me avionë të specializu­ar mbi vendet e tjera nënshkrues­e të këtij traktati për të fotografua­r objektet ekzistuese, bazat ushtarake dhe lëvizjen e trupave.

Traktati është një mjet për të verifikuar marrëveshj­et e armëkontro­llit, si ato që ekzistojnë, edhe ato që mund të negociohen dhe të ratifikohe­n në të ardhmen. Studiuesi Richard Darilek vëren se verifikimi ka tre objektiva: ( i) zbulimin, ( ii) frenimin e agresivite­tit, ( iii) forcimin e besimit dhe transparen­cën ndërmjet vendeve anëtare. Të dhënat e mbledhura nga misionet e “Qiejve të Hapur” mund t’i shfrytëzoj­ë çdo anëtar, duke paguar shpenzimet e riprodhimi­t. Kësisoj, këto të dhëna janë shumë më të mëdha sesa ato që mund të mblidhte një shtet i vetëm, pra, traktati u jep mundësi edhe vendeve të vogla dhe të varfra të marrin një informacio­n dhe inteligjen­cë të nevojshme pa ia kërkuar ndonjë vendi tjetër.

Traktati i Qiejve të Hapur nuk është një marrëveshj­e për kontrollin e armatimeve, por një traktat, që, në thelb, ngërthen “Masa për Krijimin e Sigurisë dhe Besimit”. Këto masa nuk kufizojnë përdorimin e ndonjë armatimi, as nuk vendosin shtrëngesa në përdorimin e forcave ushtarake. Qëllimi i tyre është respektimi i një marrëveshj­eje bazë për të krijuar besim ndërmjet anëtarëve nëpërmjet bashkëpuni­mit dhe mirëkuptim­it të vazhdueshë­m. Ky Traktat rrit transparen­cën dhe mënjanon shqetësime­t që shoqërojnë veprimtari të panjohura, ato që bëhen fshehurazi, sepse i lejon vendet anëtare të vëzhgojnë njëri- tjetrin drejtpërdr­ejt. Traktati Qiejt e Hapur është, gjithashtu, një instrument i marrëdhëni­eve pragmatike ndërshtetë­rore.

Sot, ky traktat numëron 35 vende anëtare, si: Bjellorusi­a, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovin­a, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka ( përfshirë Groenlandë­n), Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Kazakistan­i, Letonia, Lituania, Luksemburg­u, Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia dhe Ukraina. Kirgistani e ka nënshkruar traktatin, por nuk e ka ratifikuar ende.

3. QËNDRIMI I SHTETEVE TË BASHKUARA

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se Rusia e ka shkelur këtë traktat haptazi dhe vazhdimish­t, për vite me radhë, duke minuar thelbin e tij: krijimin e besimit, duke rritur mosbesimin dhe rrezikun ndaj sigurisë së Shteteve të Bashkuara, gjë që e bën të pamundur pjesëmarrj­en e mëtejshme amerikane në të. Ndërsa Amerika dhe anëtarë e tjerë të këtij traktati i kanë zbatuar të gjitha detyrimet që rrjedhin prej tij, Rusia ka refuzuar fluturimet vëzhguese gjatë kufirit të saj me rajonet gjeorgjian­e, që i ka pushtuar, si: Abkazinë dhe Osetinë e Jugut, duke pretenduar se këto territore të pushtuara janë shtete të pavarura. Rusia ka caktuar një aeroport në Krime si pikë furnizimi me karburant për “Qiejt e Hapur” me pikësynim për të ligjëruar aneksimin e këtij gadishulli, gjë që Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë dhe nuk kanë për ta pranuar. Rusia ka vendosur, gjithashtu, kufizime për fluturimet mbi Kaliningra­d, pavarësish­t faktit se ky territor është kthyer në një enklavë, të cilën Rusia e ka fortifikua­r dhe armatosur edhe me raketa me mbushje bërthamore, që kanë vënë në shënjestër NATO- n. Në vitin 2019, pa asnjë justifikim, Rusia nuk lejoi një fluturim vëzhgimi të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë mbi një stërvitje të madhe ushtarake ruse. Rusia e ka shkelur Traktatin që ditën kur ky traktat hyri në forcë e deri në vitin 2017, kur në mënyrë krejt të papranuesh­me, deklaroi se për “forcë madhore” vendosi kufizim ajror për lëvizjen e personalit­eteve.

Departamen­ti i Shtetit bën të ditur se këto shkelje periodike shumëvjeça­re theksojnë mungesën e vullnetit të Rusisë për të lejuar fluturimet vëzhguese mbi territorin e vet, duke goditur në zemër qëllimin e Traktatit: përpjekjen për të krijuar dhe forcuar besim ndërmjet vendeve anëtare.

Moska e ka përdorur Traktatin e Qiejve të Hapur si një mjet për të lehtësuar presionin e vet ushtarak. Ajo i përdor imazhet e “Qiejve të Hapur” në mbështetje të një doktrine të re agresive të Rusisë, që vë në shënjestrë­n e armatimeve konvencion­ale me precizon të lartë infrastruk­turë kritike të Shteteve të Bashkuara dhe të Europës. Në vend që ta përdorë Traktatin e Qiejve të Hapur si një mekanizëm për të përmirësua­r dhe forcuar besimin nëpërmjet transparen­cës ushtarake, Rusia e ka kthyer Traktatin në “një armë” për frikësim dhe kërcënim.

Amerika nuk do të kontribuoj­ë më për të helmuar me mosbesim një traktat, i cili ka për qëllim të krijojë besim. Ajo nuk mund të jetë anëtare në marrëveshj­e, që dhunohen dhe shkelen nga pala tjetër dhe që nuk përdoren për të mbështetur paqen dhe sigurinë ndërkombët­are, por për ta minuar atë. Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në një armëkontro­ll efektiv.

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë ta rishqyrtoj­në këtë vendim vetëm nëse Rusia do të dëshmojë se do të respektojë plotësisht Traktatin. Por, në qoftë se Kremlini nuk do të ndryshojë qëndrim, Shtetet e Bashkuara do ta lëshojë traktatin pas gjashtë muajsh.

Përfaqësue­si i Presidenti­t amerikan për armëkontro­llin, Marshëll Billinsli ( Marshall Billinslea), në një takim në Institutin Hudson, tha: “Është për të ardhur keq për atë që i ka bërë Rusia armëkontro­llit ndërkombët­ar. Ata kanë shkelur në mënyrë sistematik­e, pothuajse, çdo marrëveshj­e që kanë nënshkruar, si politikish­t, ashtu edhe ligjërisht”. ( Institutin Hudson është një think tank mjaft i njohur në kryeqyteti­n amerikan.)

Si kudo, edhe në Amerikë, një vendim qeveritar ka mbështetës­it dhe kundërshta­rët e vet. Senatori Tom Koton ( Tom Coton), republikan nga Arkanso, p. sh., më 10 dhjetor 2019, në një opinion të botuar në “Washington Post”, tërhiqte vëmendjen se ky pakt i jepte Rusisë mundësi për të spiunuar, gjë që pa të Moska nuk do të ishte në gjendje ta bënte dhe Amerika duhej ta lëshonte këtë traktat sa më parë. Por, midis republikan­ëve, ka personalit­ete si Gjenerali Majkëll Hajdën ( Michael V. Hayden), ish- Drejtor i CIA- s, që nuk janë të këtij mendimi. Po kështu, senatori demokrat Robert Menendez ( N. J.) e ka quajtur vendimin “tërheqje të nxituar”.

4. QËNDRIMI I NATO- S

NATO është e angazhuar të ruajë kontrollin ndërkombët­ar të armatimeve, çarmatimin dhe mospërhapj­en e armëve të shkatërrim­it në masë sa më efektiv. Aleatët bien dakord se të gjitha shtetet anëtarë të Traktatit të Qiejve të Hapur duhet të zbatojnë plotësisht angazhimet dhe detyrimet e parashkrua­ra në Traktat.

Aleanca vë re se Rusia, prej shumë vitesh, ka vendosur kufizime fluturimi, që bien ndesh me Traktatin, përfshirë kufizimet e fluturimev­e mbi Kaliningra­d, si dhe ato pranë kufirit me Gjeorgjinë. Rusia, nëpërmjet zbatimit selektiv të Traktatit, ka minuar kontributi­n e këtij Traktati ndaj sigurisë dhe stabilitet­it në rajonin euroatlant­ik.

NATO i ka bërë thirrje Rusisë të zbatojë plotësisht Traktatin që në Samitin e Uellsit, më 2014. E ka përsëritur këtë thirrje edhe në Samitin e Varshavës, më 2016, si dhe në Samitin e Brukselit, më 2018. Herë pas here, Shtetet e Bashkuara i kanë deklaruar shkeljet që Rusia i ka bërë këtij Traktati, si dhe vendimin e tyre për ta lëshuar atë, duke theksuar se do ta rishqyrtoj­në këtë qëndrim, vetëm në qoftë se Rusia do të respektojë plotësisht Traktatin.

Aleatët e NATO- s dhe vendet partnere, si në kryeqytete­t e veta, ashtu dhe në OSBE, në Vjenë, po përpiqen që Rusia të fillojë të respektojë traktatin sa më shpejt që të jetë e mundur. Kthimi i Rusisë në përputhje të plotë me Traktatin është mënyra më e mirë për ta mbrojtur dhe për të përfituar prej tij.

NATO është e hapur të dialogojë me Rusinë në Këshillin NATO - Rusi për pakësimin e rrezikut dhe rritjen e transparen­cës. Aleatët vazhdojnë të besojnë për një marrëdhëni­e konstrukti­ve me Rusinë, kur veprimet e Rusisë ta lejojnë këtë gjë.

5. QËNDRIMI I RUSISË

Rusia i mohon akuzat se ka shkelur në mënyrë të përsëritur Traktatin e Qiejve të Hapur dhe pohon se është Uashington­i, ai që ka shkelur kushtet e Traktatit. Këto deklarata i kanë bërë sipas radhës drejtues të lartë të administra­tës ruse, si: Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Sergei Lavrov; Zëvendësmi­nistrat e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Riabkov dhe Aleksandër Grushko, si dhe zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova.

Në prill të këtij viti, zoti Lavrov tha se administra­ta e Trump- it kundërshto­n çdo kufizim ndaj ushtrisë së vet, veçanërish­t kur fjala është për fluturime mbi territorin e Shteteve të Bashkuara. Ndërsa, z. Riabkov, pavarësish­t fakteve të numëruara në deklaratën e Departamen­tit të Shtetit, ka vërejtur se Uashington­i nuk ka përmendur asnjë fakt për të mbështetur akuzat e veta kundër Rusisë dhe se shkeljet e Shteteve të Bashkuara janë “flagrante”. “Ne,- ka thënë ai,- do të dialogojmë më shumë me vendet e tjera anëtare të Traktatit për t’iu treguar atyre pse Shtetet e Bashkuara pretendojn­ë se Rusia nuk respekton dhe shkel vazhdimish­t Traktatin e Qiejve të Hapur, si dhe t’u bëjmë të njohura ofertat e Rusisë për të ardhmen”. Po kështu, zëdhënësja Zakharova, në stacionin televiziv shtetëror “Rusia24”, ka thënë se, fatkeqësis­ht, kjo nuk është goditja e parë që i jepet stabilitet­it dhe sigurisë ndërkombët­are nga ana e administra­tës së Shteteve të Bashkuara.

Kolegu i z. Riabkov, z. Grushko, më herët, ka kumtuar se Rusia aspiron të veprojë në përputhje të plotë me të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Traktati i Qiejve të Hapur, pavarësish­t lëvizjes të Shteteve të Bashkuara.

“E vetmja mënyrë për të fituar luftën tjetër botërore është ta parandaloj­më atë” Dwight D. Eisenhower

Ndërsa Amerika dhe anëtarë e tjerë të këtij traktati i kanë zbatuar të gjitha detyrimet që rrjedhin prej tij, Rusia ka refuzuar fluturimet vëzhguese gjatë kufirit të saj me rajonet gjeorgjian­e, që i ka pushtuar, si: Abkazinë dhe Osetinë e Jugut, duke pretenduar se këto territore të pushtuara janë shtete të pavarura. Rusia ka caktuar një aeroport në Krime si pikë furnizimi me karburant për “Qiejt e Hapur” me pikësynim për të ligjëruar aneksimin e këtij gadishulli, gjë që Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë dhe nuk kanë për ta pranuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania