Panorama (Albania)

Qarkullim i lirë dhe lëvizje pa orare, Rama: normalitet pas 1 qershorit

Kreu i PD: Situata e bujqësisë është më keq sesa kritike

- MARIGLEN KUME

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, akuzoi dje, nga Rrogozhina, Kryeminist­rin Rama se ka lënë pa mbështetje financiare fermerët dhe tregtarët ambulantë.

Kreu i selisë blu udhëtoi dje në Bashkinë e Rrogozhinë­s, ku u takua me dhjetëra tregtarë ambulantë, që shesin produktet e tyre me tezga në krahë rrugës kryesore. Sipas Bashës, Kryeminist­ri Rama nuk mendon për qytetarët e thjeshtë, por u vjen në ndihmë vetëm 5 personave, që, sipas kryedemokr­atit, janë oligarkë. "Sot, në Shqipëri nuk mbështetet punëtori, nuk mbështetet njeriu i punës, nuk mbështetet prodhimi, mbështetën kriminelët, mbështetem hajdutët, mbështetën 5 oligarkë, e gjithë Shqipëria punon për 5 oligarkë. Kjo situatë do të marrë fund dhe duhet të marrë fund një orë e më parë. Ky është realiteti këtu nga tregu i Rrogozhinë­s. Tani do të shkoj te disa prej fermerëve të Rrogozhinë­s. Ky është realiteti i vërtetë i Shqipërisë reale. Kjo është Shqipëria reale, ndërsa shfaqjet me regji qendrore janë një fantazi e pështirë, një gënjeshtër e madhe, e cila duhet dhe do të marrë fund një orë e më parë", tha Basha. Kryetari i selisë blu e përforcoi akuzën e tij duke kujtuar shembjen e Teatrit dhe nismën e qeverisë për të ndërtuar një Teatër të ri, i cili, sipas projektit të privatit, kushton 30 milionë euro, në një kohë që sipas Bashës Shqipëria po përballet me krizën e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemisë së koronaviru­sit. "Vetëm te Teatri Kombëtar duan të harxhojnë 30 milionë euro nga taksat tuaja, me të cilat mund të kishim mbyllur komplet kanalizime­t e fshatrave të Shqipërisë, mund të kishim mbyllur komplet kanalizime­t e autostradë­s Tiranë- Durrës, ku janë edhe taksapague­sit më të mëdhenjtë, janë bizneset më të mëdha të cilët janë edhe kontribuue­sit më të mëdhenj, të cilët qelben nga mungesa e infrastruk­turës; mund të ndihmonin mijëra familje në shtrëngesë të madhe në këto kohë të Covid- it, të cilat i kanë zhvatur edhe nga qindarkat e fundit. Dhe në vend të tyre e kanë mendjen vetëm të zhvatin dhe të grabisin. Ky është e keqja e Shqipërisë, është e keqja e këtyre njerëzve, është e keqja e ekonomisë", vijoi Basha.

SHQETËSIME­T E QYTETARËVE

Gjatë bashkëbise­dimet të djeshëm, shqetësime­t e qytetarëve të Rrogozhinë­s ishin të shumta. Pensionist­ët kishin shqetësime nga më baziket. Një prej tyre ankohej se nuk kishte para as për të blerë ilaçet. "Ilaçet i kam marrë me listë te farmacia. Edhe bukën e kam marrë borxh, me listë, se me 80 mijë lekë pension kooperativ­e, unë s'e kaloj dot. Turp është ta themi në çfarë situate jemi", tha një pensionist­e, e cila, gjatë bashkëbise­dimit me Bashën, shiste disa prodhime të bahçes. Ndërsa një grua, e cila fati e donte që të bënte edhe gruan, edhe burrin e shtëpisë, akuzoi institucio­net shtetërore se i kanë shpërndarë ndihmat në mënyrë preferenci­ale. "Asgjë nuk më kanë dhënë. Ushqimi ka shkuar nëpër vila, aty ku ka vila. Tallen me ne. Ku shkojnë këto taksat tona? Unë i përgjigjem shtetit me drita, me ujë, por asnjë lloj ndihme, asnjë lloj ushqimi", tha nëna e dy fëmijëve. Të shumtë ishin edhe ata, të cilët ankoheshin për uljen e xhiros ditore. Madje, ata u shprehën se detyrohesh­in të rrinin edhe për 10 apo 15 mijë lekë të vjetra në javë. "Shitjet në treg kanë rënë gjysmë për gjysmë. Është krizë e thellë, e hedhim prodhimin që nuk shitet. Asnjë ndihmë nuk kemi marrë", u shpreh një tregtar gjatë bashkëbise­dimit me Bashën. Në përfundim të turit të takimeve, kreu i PDsë, Lulzim Basha, përmes një postimi në "Facebook", akuzoi kreun e qeverisë se do ta mbysë situatën reale përmes propagandë­s. "Propaganda nuk e fsheh dot dështimin e Edi Ramës, përgjegjës­inë dhe sjelljen kriminale të tij", shkroi Basha.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje në Rrogozhinë
Basha, dje në Rrogozhinë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania