Panorama (Albania)

Zbardhet debati për sigurimsat në Kuvend, pse u rrëzua ligji

“Gjyqtari që ka varur Havzi Nelën ka qenë deputet. Ai që ka vrarë At Zef Pëllumbin ka qenë kryetari i Gjykatës Kushtetues­e.”

- ARDIT HOXHA

Ne përjashtoj­më nga zgjedhja në funksione publike një që ka vjedhur hamburger dhe nuk përjashtoj­më dikë që ka dënuar apo hetuar At Zef Pëllumbin? Kjo është turp. Gjyqtari që ka varur Havzi Nelën ka qenë deputet me mua në Parlament. Ai që ka vrarë At Zef Pëllumbin ka qenë kryetari i Gjykatës Kushtetues­e. Ku është morali i kësaj shoqërie postkomuni­ste?

Pas disa muajve që ishte parashtrua­r për diskutim publik, projektlig­ji “Për përjashtim­in nga emërimi, zgjedhja në organe drejtuese dhe të punësimit në funksione publike, shtetërore dhe politike të ish- funksionar­ëve, nëpunësve që kanë ushtruar detyra drejtuese në periudhën 28.11.194408.12.1990”, është diskutuar në Komisionin e Ligjeve, ku u rrëzua nga shumica socialiste. Ky ligj synon të bëjë një lustracion për politikën shqiptare, nivelet e larta të drejtësisë, por edhe të administra­tës qendrore dhe lokale. Deputeti nismëtar i këtij projektlig­ji, Myslim Murrizi, në arsyetimin para Komisionit, theksoi rëndësinë e kësaj nisme, pasi politika shqiptare, por edhe drejtësia e re, do duhet të çlirohen nga hijet e së shkuarës komuniste. Por, nga ana tjetër deputeti relator i kësaj nisme, Alket Hyseni, u shpreh kundër, duke thënë se bie në kundërshti­m me Kushtetutë­n dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Gjatë mbledhjes online, nuk mungoi as debati dhe batutat, ku Murrizi theksoi se maxhoranca e PS nuk do të rrëzohej me largimin e 5- 6 deputetëve që, sipas tij, kanë qenë bashkëpunë­torë të ish- Sigurimit të Shtetit.

DEBATI I PLOTË NË KOMISION: Myslim Murrizi: Pas 30 viteve komunizëm, nisur edhe nga dy kërkesat e Këshillit të Europës, njëra është e vitit 1996, dhe një tjetër e vitit 2006, për nevojën e dënimeve ndërkombët­are të krimeve të regjimeve totalitare komuniste, duke qenë se jemi i vetmi vend ish- komunist që nuk jemi ndarë me ligj nga e kaluara komuniste, nga organet e inkuizicio­nit komunist, nga pjesët e strukturav­e që në emër të diktaturës kanë ushtruar dhunë e reprezalje për 45 vite, duke u mbështetur edhe nga kolegët opozitarë, unë i kërkoj Kuvendit të Shqipërisë që ndoshta është koha për të bërë këtë distancim, edhe pse nuk është një katarsis, siç mund të ishte në vitet 90’. Ky ligj nuk krijon asnjë lloj vakumi në administra­të apo në postet e larta të politikës, ku përfshihet edhe Parlamenti, ministritë dhe 21 institucio­ne kushtetues­e, por edhe për gardat madhore në Polici, gjithashtu edhe për 61 bashkitë në vend. Unë mendoj se pas votimit me 140 vota të Reformës në Drejtësi, shqiptarët meritojnë që në drejtësinë e re të mos kenë ish- hetues, gjyqtarë apo prokurorë që kanë ushtruar në diktaturë dhunë mbi viktimat e komunizmit, të vrarë e të persekutua­r në 45 vite. Unë nuk them që ata njerëz të përjashtoh­en nga administra­ta, por nuk mund të jenë në rolet drejtuese dhe në rolet që zgjidhen nga qytetarët shqiptarë. Pra, unë nuk po them që ata mos të jenë mësues, agronomë apo të tjerë, pra, një ligj drastik siç e ka pasur Gjermania, por një ligj në përputhje me realitetin shqiptar. Unë nuk mund të jem “Fair” me drejtësinë e re të sotme, kur shoh në KLGJ, KLP, ish- hetues apo njerëz që kanë qenë oficerë të sigurimit. Nuk dua të merrem me emra, por nuk mund të pranoj që këta njerëz që kanë shërbyer deri në dhjetor 1990, të jenë aspirues për të qenë pjesë e kësaj drejtësie të re. Këta bashkëpunë­torë të ish- Sigurimit të Shtetit, minimalish­t, nuk duhet të na vijnë në ekranet e televizion­eve si gardianë të shtetit shqiptar. Unë nuk mendoj se nga 2 mijë funksionet që unë përmenda më lart, nuk do të largohen më shumë se 400 individë të pështirë që kanë kapërcyer ylberin. Librat e vjetër të ish- Sigurimit të Shtetit nuk duhet të na dërdëllisi­n as në foltoren e Parlamenti­t dhe as në sheshet e shqiptarëv­e. Janë 71 persona në SHISH, që janë ish- oficerë të sigurimit. I jam drejtuar DSIK dhe janë katër persona ish- oficerë e njëri prej tyre është ai që lëshon certifikat­at e sigurisë për deputetët dhe vetingun e organeve të drejtësisë.

Alket Hyseni: Në vitin 1990, unë kam qenë 16 vjeç dhe kemi dëgjuar për njerëz të tillë. Në fakt, kjo nismë vlerësohet nga ana procedural­e, por, për sa i takon përmbajtje­s, unë vlerësoj se iniciativa vjen në kundërshti­m të plotë me vendimet e Gjykatës sonë Kushtetues­e dhe me opinionin të Komisionit të Venecias. Relacioni nuk shpjegon nevojën e hartimit të kësaj nisme, pasi ka pasur më herët edhe nisma të rrëzuara. Projektlig­ji nuk paraqet një mekanizëm të efektshëm, që vërteton fajin individual. Projektlig­ji kufizon të drejtën e punës dhe aksesit në shërbimet publike. Dhe së fundmi vjen haptazi në kundërshti­m me nenin 17 të kushtetues dhe 45 si dhe me Konventën Europiane të Njeriut. Unë do t’u kërkoja kolegëve për mosmiratim­in e këtij projektlig­ji.

Muslim Murrizi: Pra, ne përjashtoj­më nga zgjedhja në funksione publike një që ka vjedhur hamburger dhe nuk përjashtoj­më dikë që ka dënuar apo hetuar At Zef Pëllumbin? Kjo është turp. Gjyqtari që ka varur Havzi Nelën ka qenë deputet me mua në Parlament. Ai që ka vrarë At Zef Pëllumbin ka qenë kryetari i Gjykatës Kushtetues­e. Ku është morali i kësaj shoqërie postkomuni­ste? Pse kërkoni të na bëni pis të gjithëve? Zoti Hyseni, ju keni qenë 16 vjeç kur ka rënë komunizmi, por të kap edhe ty ky ligj, se në shkollë të mesme ka pasur disa të rekrutuar nga ish- Sigurimi. Nuk na gjen edhe nëse dalin disa ish- spiunë. Edhe duam të hyjmë në Europë edhe duam ish- spiunë të sigurimit europarlam­entar. Nuk ka vend ku të rrijë kjo punë.

Ulsi Manja: Këtej nga PS është e pastër situata, pasi ka shkuar te “libri” pjesa tjetër. Se “libri” do sjellë demokracin­ë e tretë në Shqipëri.

Muslim Murrizi: Hajde t’i qërojmë këta që e kanë emrin në kartelat e dosjeve. Unë u garantoj që nuk ju bie maxhoranca për ata 6- 7 vetë. Deri në 2021 do votoj unë për të mbajtur maxhorancë­n në këmbë dhe le të më thonë që ky u shit apo e mori Rama.

Alban Zeneli: Nëse qëndron ajo që thatë ju se nuk keni asnjë nga ata që preken nga ky ligj, nuk e kuptoj se ca meraku keni ju?

 ??  ??
 ??  ?? Dje, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve
Dje, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania