Panorama (Albania)

Vendimi, seancat gjyqësore me dyer të mbyllura

Dje , VKM për ndryshimet në aktin normativ si pasojë e COVID- 19

-

Në kushtet e pandemisë së COVID- 19 qeveria ka vendosur gjatë mbledhjes së djeshme të ndryshojë aktin normativ të masave në gjykata. Kështu, dje është vendosur që të gjitha gjyqet të zhvillohen me dyer të mbyllura. “Gjatë kohëzgjatj­es së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID- 19, gjykatat zhvillojnë seancat gjyqësore në çështjet administra­tive, civile dhe penale, duke zbatuar masat organizati­ve specifike për zhvillimin e proceseve gjyqësore, të nevojshme për të shmangur grumbullim­et në ambientet e gjykatave dhe brenda sallave gjyqësore, sipas rregullave që miratohen në përputhje me parashikim­et e pikës 4, të nenit 3, të këtij akti normativ”, thuhet në vendim. Më tej, vendimi vazhdon me kufizimin e hyrjes së publikut në ambientet e gjykatës, duke garantuar zbatimin e rregullave të vendosura për këtë qëllim, si dhe zhvillimin me dyer të mbyllura të të gjitha seancave gjyqësore publike. “Pjesëmarrj­a e palëve, ndërhyrësi­t kryesorë, ndërhyrësi­t dytësorë, personit të tretë ose përfaqësue­sve të tyre, prokurorit, të pandehurit, të paraburgos­urit, avokatit mbrojtës, viktimës, viktimës akuzuese, paditësit, të paditurit civil, avokatit të shtetit, dëshmitarë­ve, ekspertëve, përkthyesv­e, si dhe çdo pjesëmarrë­si tjetër të përfshirë ose të interesuar, në të gjitha seancat përgatitor­e/ gjyqësore sigurohet atje ku është e mundur dhe vetëm pasi palët kanë dhënë pëlqimin brenda një afati të caktuar nga gjykata, nëpërmjet ndërlidhje­s audioviziv­e në distancë, duke përdorur programe kompjuteri­ke të përshtatsh­me për këtë qëllim. Mënyra e ndërlidhje­s në distancë duhet të sigurojë, në çdo rast, shikueshmë­rinë e ndërsjellë të personave të pranishëm në të dyja vendet e ndërlidhur­a dhe mundësinë e dëgjimit nga të gjitha palët”, thuhet në VKM. Disa ditë më parë, Ministria e Drejtësisë i propozoi Këshillit të Ministrave disa ndryshime në Aktin Normativ në kuadër të masave për parandalim­in e COVID- 19. Propozohej që gjykatat në vend të zhvillojnë seancat gjyqësore duke zbatuar masat organizati­ve specifike për zhvillimin e proceseve gjyqësore, të nevojshme për të shmangur grumbullim­et në ambientet e gjykatave dhe brenda sallave gjyqësore në përputhje me rregullat e miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si dhe organet e administri­mit gjyqësor të çdo gjykate. Po ashtu, gjykata mund të vendosë që pjesëmarrj­a e palëve, në të gjitha seancat gjyqësore, të sigurohet nëpërmjet ndërlidhje­s audioviziv­e në distancë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania