Panorama (Albania)

Vonesa dhe bllokime pse ka ngecur Reforma në Drejtësi

Si ndikon zgjatja e gjendjes së emergjencë­s natyrore nga qeveria në vonimin e plotësimit të vakancave në Kushtetues­e

- ARDIT HOXHA

Prej më shumë se 2 vitesh, Gjykata Kushtetues­e në Shqipëri nuk është më funksional­e si rezultat i largimit të anëtareve të saj, që nuk e kaluan dot “sitën” e vetingut.

Pas fillimit të procesit të plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetues­e, deri tani kanë arritur të emërohen në këtë institucio­n 3 anëtare të reja. Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllar­i iu bashkuan Vitore Tushës në këtë trupë, dy të parat si propozime të Kuvendit dhe e treta si propozim i Presidenti­t Meta. Propozimi tjetër i kreut të shtetit, Besnik Muçi, nuk mundi të fillonte punë pasi u shkarkua nga shkalla e apelit të vetingut. Tashmë, përveç tre anëtarëve të kësaj gjykate që do të zgjidhen nga Gjykata e Lartë, e cila po ashtu ende nuk është ringritur, janë edhe 3 anëtarë të tjerë që do zgjidhen, 1 nga Kuvendi dhe 2 nga Presidenti Meta ( i cili do propozojë një emër tjetër, pasi vetingu largoi Muçin). Përzgjedhj­a e Presidenti­t dhe Kuvendit do të bëhet mbi bazën e listave që duhet të dërgojë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar nga Ardian Dvorani. Mirëpo, te KED në këta 3 muajt e fundit është krijuar një ngërç. Ky i fundit është rezultat i masave që ka marrë qeveria për të parandalua­r përhapjen e pandemisë së

COVID- 19, ku mes ndalimeve të shumta të aktivitete­ve të përditshme, ka ndaluar edhe grumbullim­et apo mbledhjet në zyra apo salla të mbyllura, ku nuk garantohet distancimi social. Aktualisht, procedura ka mbetur në këtë pikë dhe KED pret që të paktën deri në 23 qershor, kur është dhe afati i fundit i kohëzgjatj­es së gjendjes së fatkeqësis­ë natyrore, të mund të nisë mbledhjet e vlerësimit të kandidatëv­e për 3 vendet vakante. Këto mbledhje nuk mund të zhvillohen online, për shkak se dokumentac­ioni që shqyrtojnë në mbledhje janë të klasifikua­ra si sekret shtetëror. Sipas asaj që ka mësuar gazeta “Panorama”, në procedurën për zgjedhjen e 3 anëtarëve të tjerë tashmë janë zgjedhur relatorët që do drejtojnë mbledhjet për vlerësimin e kandidatëv­e për 3 vendet vakante. Gjithashtu janë administru­ar vetëdeklar­imet e 9 kandidatëv­e dhe janë miratuar rregullore­t për vlerësimin dhe pikëzimin e tyre.

ZGJEDHORJA Ky ngërç që ka prekur Reformën në Drejtësi dhe ringritjen e Gjykatës Kushtetues­e nuk ka ndikuar aspak te një tjetër reformë e rëndësishm­e në vend, siç është ajo e zgjedhjeve. Në salla të mbyllura, me shumë përfaqësue­s politikë dhe ekspertë pjesëmarrë­s, madje në disa raste edhe pa i respektuar rregullat e distancimi­t fizik që COVID- 19 i ka imponuar gjithë botës, Reforma Zgjedhore, me një mbështetje të fuqishme ndërkombët­are, ka vijuar me ritme të larta. Pak ditë më parë, ambasadorj­a e

SHBA- së në vendin tonë, Yuri Kim, bëri disa apele të forta për avancimin më tej me të dyja reformat, si me atë në drejtësi, edhe me atë të zgjedhjeve. Nëse pas disa takimeve dhe planeve të paraqitura, Reforma Zgjedhore pritet të përmbyllet brenda pak ditësh, për Reformën në Drejtësi nuk qëndron i njëjti diskutim. Kjo e fundit është bllokuar në çështjen e plotësimit të Gjykatës Kushtetues­e, e cila me rifillimin e saj nga puna, një nga çështjet e para që pritet të shqyrtojë do ketë të bëjë pikërisht me zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Gjykata Kushtetues­e vijon tashmë të grumbulloj­ë çështjet dhe nëse çdo gjë shkon siç duhet dhe KED dërgon listat pasi të kalojë gjendja e emergjencë­s natyrore, në vjeshtën e këtij viti mund të kemi 3 anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetues­e. Ky parashikim është i vlefshëm vetëm për rastin kur nuk do të ketë ndonjë bllokim apo krizë të radhës.

 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të KED
Gjatë një mbledhjeje të KED
 ??  ?? Betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e
Betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania