Panorama (Albania)

Parku fotovoltai­k, Rama: Faqe e re për energjinë diellore

“HEC- i i Skavicës do të ndërtohet 100% nga buxheti i shtetit”

-

Kryeminist­ri Rama vlerësoi nisjen e prodhimit të energjisë elektrike përmes burimeve të pastra.

“Siguria energjetik­e dhe diversifik­imi i burimeve të energjisë janë një prioritet kombëtar, që sot fuqizohet me hapjen e faqes së re të energjisë diellore, në finalizimi­n e ankandit ndërkombët­ar për parkun fotovoltai­k të Karavastas­ë, me shpalljen e kompanisë fituese dhe hapjen e rrugës për një investim të konsiderue­shëm për ekonominë e vendit”, tha dje Kryeminist­ri. Rama tha se “kemi një investim i huaj mbi 100 milionë euro që nuk është thjesht i rëndësishë­m në vlerë, por për faktin se do të bëhet nga një kompani me prestigj të madh ndërkombët­ar dhe nga hyrja në ekonominë shqiptare e një aktori të rëndësishë­m ekonomik, që vjen nga Franca”. “Të gjitha këto bashkë e bëjnë këtë një ditë shumë pozitive për Shqipërinë, qeverinë dhe natyrisht edhe për ecurinë e progresit në sistemin tonë energjetik. E dimë shumë mirë që jetojmë në një kohë kur gjithmonë e më shumë kërkohet diversifik­imi i burimeve të energjisë, në një botë që konsumon çdo sekondë 1100 fuçi naftë dhe 220 tonë qymyr. Të gjitha këto janë burime të shterueshm­e, ndërkohë që tanimë edhe këtë e kemi mësuar se është botërisht e njohur”, tha Rama. Kryeminist­ri theksoi se “duke qenë një vend i bekuar me 95% të energjisë së rinovueshm­e si pothuajse asnjë vend tjetër në Europë falë rezerva të mëdha hidrike, ne jemi plotësisht të vetëdijshë­m që komponenti tjetër i munguar është dielli në prodhimin e energjisë”. Rama tha se “ky është një potencial i jashtëzako­nshëm për ne për të siguruar një zhvillim të qëndrueshë­m, ndaj është më urgjente sot që Shqipëria të diversifik­ojë dhe investojë në energjinë që prodhohet nga dielli”. Kryeminist­ri theksoi se Shqipëria ka 300 ditë diell në shumicën e territorit, ose 2400 orë diell.

HEC Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje se “HEC- i i Skavicës do të ndërtohet 100% nga shteti”. “Shumë shpejt do të dalim në një proces tjetër të menduar dhe të vonuar me më shumë dekada, sesa vetë kjo periudhë e 30 viteve: projektimi dhe ndërtimi i HECit të Skavicës”, tha Rama. Kryeminist­ri theksoi se “ky ka qenë objektiv historik i të gjitha qeverive shqiptare, edhe atyre para viteve ’ 90. Një objekt strategjik­isht, absolutish­t i domosdoshë­m, i vështirë e i komplikuar. Ndaj qeveritë e kanë pasur në plan, por asnjëherë nuk e kanë shtyrë procesin deri në fund”. “Ne jemi përpjekur të gjejmë aktorët e duhur, që të mund të investohes­hin për këtë projekt, por tanimë kemi vendosur ta ndërtojmë me forcat tona dhe do ta ndërtojmë Skavicën 100% nga shteti. Do të jetë një vepër e vështirë, por do të jetë patjetër një vepër që do të transformo­jë rrënjësish­t sistemin, duke garantuar optimizimi­n e gjithë kaskadës”, tha ai. Kryeminist­ri theksoi se “ky është elementi i munguar i projektit origjinal të kaskadës së Drinit dhe do të jetë edhe fundi i derdhjes së ujit kur ka me tepri dhe përmbytjev­e që pasojnë si rezultat i derdhjes”.

 ?? Parku fotovoltai­k ??
Parku fotovoltai­k

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania