Panorama (Albania)

Nga komisioner­ët zgjedhorë te roli i Policisë e SPAK- ut, sot debati në Këshillin Politik

S’ka dakordësi për zëvendësim­in e drejtorit të Policisë para zgjedhjeve, pranë konsensusi­t për Kolegjin Zgjedhor

- MARIGLEN KUME

Teksa data 31 maj po afron dhe bashkë me të po afron edhe afati për përfundimi­n e Reformës Zgjedhore, Këshilli Politik ka ndezur të gjithë “motorët” për ta përfunduar në kohë.

Në rendin e ditës së diskutimit të katërshes politike për Reformën Zgjedhore është trajtimi i çështjeve më të nxehta, si roli i Policisë në zgjedhje, angazhimi i Prokuroris­ë së Posaçme, risia e angazhimit të bilbilfryr­ësve. Nuk përjashtoh­et as mundësia e diskutimit të administra­tës zgjedhore. Sa i përket rolit të Policisë në zgjedhje, debati më i madh mes maxhorancë­s dhe opozitës së bashkuar, sipas burimeve nga Këshilli Politik, është për ndryshimin e drejtorit të përgjithsh­ëm të Policisë para zgjedhjeve, propozim ky i bërë nga opozita e bashkuar.

ROLI I POLICISË Partia Demokratik­e, LSI- ja dhe aleatët e vegjël i kanë vënë në tryezën e Reformës Zgjedhore maxhorancë­s propozimin e ndryshimit të nenit 5 të Kodit Zgjedhor, ku parashikoh­et që ministri i Brendshëm i qeverisë kujdestare, 100 ditë para zgjedhjeve të ndryshojë drejtorin e përgjithsh­ëm të Policisë. “1. Policia e Shtetit, në zbatim të rregullave të posaçme të parashikua­ra nga ky ligj, funksionon në mënyrë të paanshme gjatë periudhës zgjedhore, ditës së zgjedhjeve dhe nxjerrjes së rezultatit zgjedhor, duke garantuar paanshmëri­në politike. 2. Për të siguruar besimin e subjekteve zgjedhore në funksionim­in e paanshëm të Policisë së Shtetit, përjashtim­isht nga rregullat e parashikua­ra në nenin 13 të ligjit nr. 108/ 2014 ‘ Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar, 100 ditë ( njëqind) ditë përpara datës së zgjedhjeve, ministri i Brendshëm në qeverinë kujdestare të zgjedhjeve, i caktuar sipas përcaktime­ve të bëra në ligjin për organizimi­n dhe funksionim­in e Këshillit të Ministrave, emëron drejtorin e përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit. 3. Marrëdhëni­a e ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit gjatë periudhës 100 ditë përpara datës së zgjedhjeve, përcaktohe­t nga rregullat kalimtare të parashikua­ra në ligjin për organizimi­n dhe funksionim­in e Këshillit të Ministrave”, shkruhet në draftpropo­zimin e opozitës së bashkuar në tryezën e Këshillit Politik. Ndërkohë, përgjatë periudhës zgjedhore, Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë do të krijojë një regjistër të posaçëm për çdo njoftim dhe referim të veprave penale në fushën zgjedhore. Gjatë periudhës zgjedhore, ky regjistër është i aksesueshë­m në çdo moment nga KQZ- ja dhe nga subjektet zgjedhore.

SPAK Një tjetër propozim që opozita e bashkuar ka paraqitur në tryezën e Reformës Zgjedhore është që krimet zgjedhore të hetohen nga Prokuroria Speciale Antikorrup­sion. Kodi i Pro

Kryedemokr­ati Lulzim Basha zhvilloi dje një takim kokë më kokë me ambasadori­n e Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf. Kryediplom­ati gjerman mbërriti dje në selinë blu rreth orës 16: 00 dhe mësohet se pjesë e diskutimit ka qenë edhe tryeza e Reformës Zgjedhore, e cila mblidhet sot në orën 17: 00 për të diskutuar disa nga pikat e nxehta, siç janë roli i Policisë, Prokuroris­ë së Posaçme dhe sinjalizue­sve. Menjëherë pas takimit me ambasadori­n gjerman, kreu i PDsë pati një takim edhe me ekspertët e PD- së për Reformën Zgjedhore. Gjatë bashkëbise­dimit, mbledhjes iu bashkua edhe kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, bashkë me nënkryetar­in Petrit Vasili. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe vjen një ditë para tryezës së Reformës Zgjedhore. Puna e Këshillit Politik po vjen drejt fundit, ndaj edhe palët janë angazhuar në maksimum. Po ashtu, një ditë më parë Lulzim Basha u takua në selinë blu me ambasadore­n e SHBA- së, Yuri Kim. Në përfundim, kjo e fundit tha se biseduan për të ardhmen e jo të shkuarën dhe pret nga liderët politikë të mbajnë zotimin për mbylljen e Reformës cedurës Penale nuk e parashikon aktualisht që hetimi i kundravajt­jeve zgjedhore të bëhet nga SPAK. “Procedimet penale në hetim apo në gjykim për veprat penale të parashikua­ra nga nenet 328 dhe 328/ b kalojnë menjëherë në kompetencë të Prokuroris­ë dhe Gjykatës së posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar”, propozon opozita e bashkuar. Burime nga grupi i ekspertëve të Reformës Zgjedhore bënë me dije gazetën “Panorama” se kanë gjetur një formulë të përkohshme për Kolegjin Zgjedhor, që do të zgjasë deri në

Zgjedhore në afat. “Veçanërish­t folëm për rëndësinë se si udhëheqësi­t shqiptarë duhet të përmbushin pritshmëri­të e popullit shqiptar, sikurse e kanë premtuar, për të përfunduar Reformën Zgjedhore deri më 31 maj. Ky nuk është një afat kohor që e ka vendosur ambasada e Shteteve të

Bashkuara ose ndonjë faktor tjetër i jashtëm. Ky është një afat kohor që e kanë caktuar mbi veten e tyre vetë udhëheqësi­t”, tha ambasadorj­a Kim. Ndërsa nga ana e tij, kreu i selisë blu u shpreh se opozita do të angazhohet maksimalis­ht për ta arritur këtë afat, të cilin e kanë propozuar vetë ata. “Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’u garantuar shqiptarëv­e mundësinë që t’u drejtohen një orë e më parë kutive të votimit dhe të zgjedhin qeverinë e tyre me votën e tyre të lirë, të pandikuar nga bandat kriminale, të pandikuar nga shitblerja e votës, të pandikuar nga paratë e korrupsion­it. Jemi të vendosur për këtë betejë dhe do të bëjmë gjithçka që brenda 31 majit, një afat që ne ia kemi kërkuar dhe ia kemi vendosur kësaj maxhorance”, tha Basha dy ditë më parë funksionim­in e plotë të Gjykatës Administra­tive të Apelit. Sa i përket depolitizi­mit, ekspertët kanë në tryezë dy drafte: atë të ekspertëve të komisionit parlamenta­r dhe atë të opozitës së bashkuar. Propozimi i opozitës së bashkuar nuk prek Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë, përfaqësue­si politik i PS- së, Damian Gjiknuri, ka kërkuar nga opozita e bashkuar propozim edhe për KQZ- në. Ndërkohë ka debate mes palëve sa i përket propozimit të PD- së për ndryshimin e drejtorit të përgjithsh­ëm të Policisë para zgjedhjeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania