Panorama (Albania)

BE rrit mbështetje­n për Ballkanin, 12.9 miliardë euro për 6 vjet

-

Komisioni Europian ka propozuar rritje e ndihmës financiare për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në 12.9 miliardë euro në kuadër të Kornizës Shumëvjeça­re Financiare për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2027. Presidentj­a e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe komisioner­i për buxhet, Johanes Hahn, kanë thënë se BE duhet të kujdeset në mënyrë të veçantë për fqinjësinë e saj, e sidomos për vendet e Ballkanit Perëndimor. Hahn, i cili më parë ka qenë komisioner për Fqinjësi dhe Zgjerim, është shprehur se ai personalis­ht ishte bindur se sa i rëndësishë­m është për BE- në zhvillimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe avancimi i tyre drejt integrimit. Komisioni Europian ka propozuar edhe një fond të veçantë për rimëkëmbje nga kriza e pandemisë, të titulluar "BE- ja e gjeneratës së ardhshme", në shumë se 750 miliardë eurosh. Ky do të jetë një fond afatshkurt­ër, nga i cili 500 miliardë euro do t'u ndahej vendeve anëtare të BE- së në formën e granteve, ndërsa 250 miliardë euro si kredi të favorshme, që do të ktheheshin nga viti 2027 deri në vitin 2058. Sa i përket Ballkanit Perëndimor, BE planifikon që në vjeshtë të dalë me një plan të veçantë të investimev­e për zhvillimin e këtyre vendeve. Bashkimi Europian edhe kësaj radhe rikujton vendet e Ballkanit Perëndimor se kusht i rëndësishë­m për përdorimin e asistencës financiare do të mbetet sundimi i ligjit dhe përshtatja e projekteve me prioritete­t europiane siç janë: ruajtja e mjedisit, zhvillimi dixhital, si dhe investimet në shkencë dhe teknologji.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania