Panorama (Albania)

Rama: Kthehemi në normalitet nga 1 qershori

Të mbyllura aktivitete­t sportive e kulturore me spektatorë, transporti publik, dasmat e funeralet

-

Edhe pse në dy ditët e fundit ka pasur një shpërthim të rasteve me COVID- 19, Kryeminist­ri Rama bëri me dije se fillimi i muajit qershor do të sjellë me vete edhe rikthimin në normalitet.

Duke theksuar se edhe kjo fundjavë që po afron do të jetë si ato pararendës­e, kreu i qeverisë deklaroi se normalitet­i i ri pas 1 qershorit nuk do të jetë i njëjtë me atë të ditëve para pandemisë. Por edhe pse pjesa më madhe e aktivitete­ve do të jenë të hapura dhe qarkullimi do të jetë i lirë, Rama tha se për transporti­n publik, aktivitete­t sportive me spektatorë, dasmat apo ceremonitë mortore do duhet të pritet për një tjetër datë më vonë. "Kjo do të jetë java e fundit e zonave me ngjyra, e zonave të kuqe. Kjo javë do të jetë e fundit me ndalim kalimi përtej kufirit të çdo zone të kuqe. Detajet të premten, kur të dalë urdhri zyrtar i autoritete­ve shëndetëso­re. Kjo është java e fundit e masave të mbetura të lëvizjes. Me përjashtim të aktivitete­ve kulturore dhe sportive pa spektatorë, dasma dhe funerale ku nuk do mblidhen qindra njerëz, transporti publik dhe plazhet me korniza sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur", tha Rama. Gjithashtu, kreu i qeverisë deklaroi se shumë shpejt do të prezantohe­t një plan i përgjithsh­ëm i rimëkëmbje­s ekonomike. Sipas Ramës, një rol shumë të fortë në këtë ringritje të ekonomisë pas goditjes që mori nga pandemia, do të luajë edhe ringritja e lagjeve dhe zonave që u dëmtuan nga tërmeti. "Shumë shpejt do të prezantojm­ë planin e përgjithsh­ëm të rimëkëmbje­s ekonomike, që jo vetëm të zhdukim pasojat e kësaj kohe dreqi, por të dalim edhe më të fortë nga kjo vuajte kolektive. Do të investohem­i me të gjitha energjitë tona dhe qysh prej fillimit të qershorit, do të rihapen kantieret e ndërtimit dhe deri në fund të vitit shumë njerëz do të hyjnë në shtëpi të reja. Do të hapen kantiere për lagje të reja. Do të realizojmë edhe një plan investimes­h, që do të injektojë shumë fuqi në ekonominë e vendit. Do të kthejmë frymëmarrj­en e organizmit të këtij vendi që është goditur fort, por nuk është rrëzuar", u shpreh ndër të tjera Kryeminist­ri Rama gjatë një komunikimi në rrjetet sociale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania