Panorama (Albania)

Spahia- Ramës: Në vend që të mburresh, sqaro qytetarët

-

Anëtari i grupit teknik në Partinë Demokratik­e për pandeminë e Covid- 19, Bardh Spahia, akuzoi dje Kryeminist­rin, Edi Rama, se, në atë që e ai quajti dalje të fundit, në vend që të sqaronte qytetarët, u mburr dhe u ankua për komentet në rrjete sociale.

BARDH SPAHIA

Mbi 10 javë izolim dhe në atë që e quan daljen e fundit publike, në vend të një bilanci, del e vetëmburre­t dhe qurravitet se nuk e paskan kuptuar sesa shumë paska bërë për shqiptarët në kohën e Covid- it!

- Sa ishte fondi që u përdor në këto 10 javë për të përballuar epideminë?

- Çfarë shkoi mirë e çfarë keq në drejtim të mbrojtjes së personelit shëndetëso­r, që ishte në vijën e parë të përballjes me virusin?

- Sa ishte fondi ( përfshi pajisjet mjekësore) i dhuruar nga institucio­ne ndërkombët­are?

- Çfarë u ble konkretish­t për nevoja të përballimi­t të epidemisë e me çfarë çmimi?

- Si rezultoi kostoja e heqjes së shërbimit të mjekëve të familjes dhe e specialist­ëve në javët e izolimit total?

- Sa qytetarë humbën vendet e punës dhe a ka një projeksion se sa do ta humbin në javët në vazhdim? - Cila është strategjia e qeverisë për të rikuperuar këto vende pune? - Sa është numri i bizneseve, në fshat e qytet, që patën rrënim të aktiviteti­t për shkak të ndërprerje­s së tij? - Sa është numri i bizneseve që do ndihmohen konkretish­t? - Ku është paketa e tretë e ndihmës, që vendet e tjera e kanë dhënë prej ditësh?

- Sa është projeksion­i i qeverisë për rënien ekonomike dhe a ka një strategji për ta tejkaluar në planin afatmesëm apo afatgjatë?

- Pra, çfarë bilanci tjetër ka përveç tenderave sekretë me çmime stratosfer­ikem, për të cilët refuzon të bëjë transparen­cë edhe pse ka përdorur taksat e shqiptarëv­e?

- Çfarë bilanci tjetër ka përveç shkatërrim­it natën të Teatrit Kombëtar, fiks siç Enver Hoxha shkatërroi me dinamit, po natën, godinën e bashkisë së Tiranës, aty ku sot ndodhet Muzeu Kombëtar?

Asnjë përgjigje për këto, se janë hallet e shqiptarëv­e, por jo të Edi Ramës. Por ka të drejtë që ndihet si viktimë. Ua dha shembullin konkret në ditët më të vështira shqiptarëv­e se nuk u bëhet vonë për ta. Dhe nuk kanë për ta harruar! Kjo është pak, por e sigurt!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania